Provimi në grup me shkrim (190 minuta)
- Do të lexoni tekste specifike, komente, redaktime dhe/ose raporte. Me detyrat përkatëse duhet të tregoni që jeni në gjendje të përballoni sasi të mëdha tekstesh, duke përsëritur fragmente prej tyre.
- Do të dëgjoni biseda, telefonata, intervista apo lajmë në radio dhe do të rendisni informacionet në lidhje me to.
- Do të shpreheni me hollësi në një tekst të strukturuar mirë për një temë të caktuar. Për këtë qëllim do t’ju jepen informacione në formën e një grafiku.
Provimi me gojë individual ose me dy persona (10 ose 15 minuta)
Në pjesën e parë të provimit do të mbani qëndrim për një tekst të shkurtër. Pas kësaj do të gjeni një zgjidhje së bashku me pashkëbiseduesin për një projekt të caktuar.
Vlerësimi
Goethe-Zertifikat C1 zhvillohet dhe vlerësohet në të gjithë botën në mënyrë të njësuar. Puna me shkrim dhe rezultatet me gojë vlerësohen në qendrat përkatëse të provimeve nga dy vlerësues veç e veç në bazë të kritereve të njësuara.