
Ky provim dëshmon një përdorim të pavarur të gjuhës gjermane dhe përkon me nivelin e tretë (B1) në shkallën kompetente prej gjashtë etapash të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët.
Pasi marrin provimin, kandidatët janë në gjendje
- të kuptojnë informacionet kryesore, në rastet kur përdoret në mënyrë të qartë gjuha standarde dhe nëse bëhet fjalë për gjëra të njohura nga puna, shkolla, koha e lirë, etj.
- të përballojnë shumicën e situatave, që hasen gjatë udhëtimeve nëpër vendet gjermanishtfolëse.
- të shprehen në mënyrë të thjeshtë dhe në kontekst rreth temave të njohura dhe fushave të interesit personal.
- të raportojnë mbi eksperiencat dhe ngjarjet dhe të përshkruajnë ëndrrat, shpresat dhe qëllimet, si dhe të japin arsye dhe sqarime.
Njohja
Certifikatat e Goethe-Intitut gëzojnë në të gjithë botën një shkallë të lartë njohjeje dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe insitucionet arsimore në shumë vende si dëshmi kualifikimi.Vendet, çmimet, datat dhe regjistrimi
Këtu do të gjeni Insitutin Gëte apo partnerët tanë që ndodhen pranë jush si edhe informacione për vendet, çmimet, datat dhe regjistrimin.Te rubrika “Pyetjet të shpeshta” do të gjeni përgjigjet e përgjithshme mbi provimet e Goethe-Institut.




