Freiraum

Projekti Freiraum dëshiron të zbulojë, se si është e rregulluar çështja e lirisë në qytetet e Europës. Çfarë pyetjesh lindin, kur qytetarët, shkencëtarët dhe krijuesit kulturor mendojnë për nocionin „Liri“ në një vend të veçantë? Çfarë problemesh mund të identifikohen në një qytet?
më shumë...




FREIRAUM #SHKUP – FILMI YNË

Liria është Një rrezik. Por është rreziku i domosdoshëm, të cilin duhet ta pranojmë pa ndonjë kundërshtim, ose nuk do të mësojmë domethënien e lirisë. Liria është horizonti i dëshirës së zjarrtë, pa të cilën njeriu humb funksionin e tij themelor të një qenieje që mendon e cila është e përkushtuar ndaj drejtësisë, solidaritetit, unitetit dhe barazisë.