Salla stërvitore për kritikë

Übungsraum für Kritik @Goethe-Institut

Ekspozita Salla stërvitore për kritikë është një ndërmarrje eksperimentale për të provuar kritikën në mënyrë aktive. Ajo i dedikohet çështjeve: si mund të mësojmë praktikimin e kritikës, cilat mjete na duhen për këtë dhe si mund të përgatitemi për situata në të cilat duhet të shprehim dhe pranojmë kritika (pozitive/negative)?

Aftësia për të kritikuar është një kompetencë shoqërore, e cila është esenciale për një bashkëjetesë demokratike, pasi që është e rëndësishme që me të tjerët të hyjmë në një shkëmbim mendimesh dhe të negociojmë për këndvështrime të ndryshme. Për të promovuar këtë kompetencë shoqërore, duhet të kemi guxim, të jemi në gjendje të dëgjojmë të tjerët dhe të njohim këndvështrimin tonë. Arti më i madh gjatë praktikimit të kritikës është t'i thuash një personi tjetër se si e shohim atë dhe cili është qëndrimi ynë ndaj një teme të caktuar, pa e lënduar atë, dhe në mënyrë të ndërsjellë të pranosh mendimet dhe perceptimet e të tjerëve, pa e ndier veten të lënduar. Salla stërvitore na e mundëson që në formë të një trajnimi qarkor të trajnojmë aftësitë tona kritike. Çdo stacion koncentrohet në një fushë të praktikimit të kritikës, për të fituar kompetenca specifike dhe për t'i përdorur ato në situatat e përditshme.

  • Salla stërvitore për kritikë @Edward Greiner