Kurse integrimi

Nëse doni të jetoni në Gjermani, duhet të mësoni gjermanisht. Kjo është e rëndësishme nëse jeni duke kërkuar punë, nëse keni nevojë të plotësoni formularët e aplikimit, nëse doni të mbështesni fëmijët tuaj në shkollë ose nëse doni të takoni njerëz të rinj. Për më tepër, ka disa gjëra që duhet të dini për Gjermaninë, për shembull, historinë, kulturën dhe sistemin ligjor të saj.

Kursi i integrimit ndahet në të përgjithshme, pra gjuhë dhe orientim. Kursi i gjuhës mbulon një total prej 600 orësh, dhe kursi i orientimit 100 orë.

Kursi i gjuhës mbulon aspekte të rëndësishme të jetës së përditshme, të tilla si puna dhe karriera, rritja e fëmijëve, shpenzimet, koha e lirë dhe ndërveprimi social, shëndeti dhe higjiena, përdorimi i mediave dhe strehimi.

Faza e fundit e kursit, pjesa e gjuhës, përbëhet nga “Deutsch-Test für Zuwanderer (DTZ)”.
Kursi i orientimit mbulon tema të tilla si sistemi juridik gjerman, historia dhe kultura, të drejtat dhe detyrimet në Gjermani, format e jetës në komunitet, si dhe tema kushtuar vlerave të përfaqësuara në shoqërinë gjermane, të tilla si liria e fesë, toleranca dhe barazia gjinore.
Në fund, jepet provimi i testit “Leben in Deutschland”.

Lidhjen: https://www.bamf.de/DE/Themen/Integration/ZugewanderteTeilnehmende/
Integrationskurse/integrationskurse-node.html
 

Një mësim kushton zakonisht 2.2 euro, ndërsa një kurs i përgjithshëm integrimi me 700 orë mësimore kushton 1.540 euro. Në kushte të caktuara, kandidati mund të lirohet nga disa shpenzime.
Sigurisht, ka edhe kurse të Institut Goethe dhe Goethe-qendrat në rajon, kështu që ju mund të filloni ta mësoni gjuhën, derisa jeni akoma në atdheun tuaj.

Lidhjet:
https://www.bamf.de/SharedDocs/FAQ/DE/Integrationskurse/006-was-kostet-ein-integrationskurs.html?nn=282388 
 
https://www.goethe.de/ins/mk/mk/spr/kur/gia/all.html
https://goethe-ks.org/ 
https://www.goethe.al/sq/ 
https://www.goethe.de/de/spr/kup/kur.html