Përparësitë e certifikatave Gëte

Sie benötigen den Flashplayer , um dieses Video zu sehen

Njohuritë e mira të gjuhës gjermane janë shumë të vlefshme, në të gjithë botën. Por akoma më të vlefshme bëhen me një certifikatë gjuhe, pasi vetëm pas një provimi jeni në gjendje të vlerësosh si duhet njohuritë tuaja gjuhësore. Dhe vetëm me një dëshmi të njohur mund t’ua vërtetoni këto njohuri edhe të tjerëve, p.sh. gjatë aplikimit për një vend pune.

Certifikatat e Institutit Gëte

  • mundësojnë një përcaktim transparent të aftësisë gjuhësore dhe të standardit të të mësuarit. Kjo do të thotë që nxënësve u bëhet e ditur se në ç’nivel flasin, kuptojnë, lexojnë dhe shkruajnë, si edhe çfarë përparimesh bëjnë;
  • janë pavarësisht nga kurrikula dhe notat e shkollës një dëshmi për njohuritë e gjuhës së huaj;
  • mbulojnë të gjitha nivelet dhe shprehitë e Referencës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët;
  • garantojnë cilësi: ne kemi një përvojë shumëvjeçare në fushën e zhvillimit të provimeve, përvojë në të gjithë botën, në zhvillimin e provimeve dhe garantimin e cilësisë si edhe në kualifikimin e vlerësuesve.

Njohje ndërkombëtare

Certifikatat e Institutit Gëte vlerësohen kudo. Zertifikat Deutsch njihet p.sh. si kusht për marrjen e nënshtetësisë gjermane.

Certifikatat Zentrale Oberstufenprüfung, Kleines Deutsches Sprachdiplom dhe Großes Deutsches Sprachdiplom janë kriter për aplikimin në shkollat e larta dhe universitetet gjermane, por edhe në shkollat e larta jashtë vendit certifikatat e Institut Gëte ju ndihmojnë shumë.

Goethe-Zertifikat B2 dhe Goethe-Zertifikat C1të çlirojnë në disa lande nga pjesëmarrja në provimin e pjekurisë në gjermanisht. Përveç kësaj, në shumë universitete të BE-së dëshmia e një certifikate të Insitutit Gëte ju jep kredite të vlefshme në lëndën përkatëse.

Goethe-Institut blerje online:
Përgatitje për provim

Porositni teza ushtrimore për provimin tuaj të gjermanishtes për t’u përgatitur enkas për të

Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri – të vendoset standardi

© Goethe-Zertifikat C2: GDS
Që prej 01.01.2012 ekziston Goethe-Zertifikat C2: GDS i ri. Hapi i fundit i projektit gjatë zhvillimit të provimit ishte i ashtuquajturi Standard Setting.

Provimi i ri Deutsch-Test für Zuwanderer

u drejtohet të gjithë migrantet dhe migrantët, të cilët duan të jetojnë në Gjermani.

Tërheqja e bashkëshortit / bashkëshortes

Pyetje të shpeshta dhe një provim model për dëshminë e gjuhës për bashkëshortët, të cilët duan të bashkohen me familjen e tyre në Gjermani.

Të mësosh gjermanisht në Gjermani

Oferta e kurseve në Gjermani