Kamp veror në Ohër

Instituti Goethe Shkup  organizon një kamp veror në Ohër nga 22 deri më 29 qershor 2019 ku do të marrin pjesë 60 nxënës nga shkollat PASCH të menaxhuara nga Instituti Goethe në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Teatri dhe gjermanishtja janë dy komponentët kryesorë të kampit të verës.

Gjatë javës së përbashkët të projektit në qershor, do të mbahet një seminar i teatrit, gjatë të cilit nxënësit, të ndihmuar nga referent  me përvojë (pedagog teatri) do të punojnë në skena nga "Momo" nga autori Michael Ende dhe do të përgatisin një shfaqje. Seminari do të trajnojë pjesët dhe duke i vënë së bashku në skena në mënyrë që pjesa e tërë të mund të paraqitet në publik në fund të kampit.

Kështu që në kuadër te kamit verorë do të nxiten  aftësitë gjuhësore dhe krijuese të pjesëmarrësve. Përveç seminarit, pjesëmarrësit mund të shijojnë një program për kohë të lirë  dhe kulturor. Kështu që të rinjtë dë të munen më mirë të kontaktojnë përmes rrjeteve sociale, të shkëmbejnë si dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën gjermane.
 
Pika kulmore e kampit veror do të jetë prezantimi final publik, ku nxënësit  në amfiteatrin antik do të jenë në gjendje të paraqesin lojën dhe kështu të tërheqin vëmendjen e audiencës në gjuhën dhe kulturën gjermane.

Qëllimi i kampit të verës  është, përveç  thjesht punës së teatrit   edhe  të përmirësojë  aftësitë e gjuhës gjermane të pjesëmarrësve dhe të promovojë shkëmbimet ndërkulturore.