Logo Goethe-Institut

Maqedonia e Veriut

Kurs gjermanisht me pjesë online

Mësoni gjermanishten së bashku – mësim javor në grup i plotësuar me mësim individual

Zjidhni kursin
  • 50% në klasë, me prezencë fizike
  • 50% në platformën e të nxënit
  • mbështetje nga mësuesja në çdo kohë

Ilustrimi: Klasa mësimore, një djalë i ri ulur pranë tavolinës, mbi tavolinë gjendet një laptop dhe filxhan.

Efektiv sikur kursi me prezencë fizike

Një kurs gjermanishtje me pjesë online është oferta ideale nëse dëshironi të mësoni gjermanisht shpejt. Ju nuk dëshironi të merrni pjesë shpesh në kursin me prezencë fizike, por gjithashtu nuk dëshironi të mësoni vetëm online. Përveç kësaj, ju pëlqen të punoni në kompjuter dhe keni qasje në internet.

Kursët tona të gjermanishtes me pjesë online kombinojnë “më të mirën nga të dyja botët”: ligjërata intensive me prezencë dhe mësim fleksibël online plotësojnë njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ju arrini përparimin më të madh në mësim brenda një kohe shumë të shkurtër. Meqenëse ju pëlqen të mësoni në mënyrë të pavarur dhe i kryeni detyrat tuaja me përgjegjësi, ju përfitoni veçanërisht nga kjo kombinim. Ne ofrojmë kurse gjermanishtje me pjesë online që nga niveli A1.

Oferta jonë e kursit

Blended Learning Standard

  • Kombinim i takimeve online dhe njësive mësimore në platformën mësimore
  • 2 termine fikse në javë
  • 50% vetëmësim
  • Niveli
    A1.1–C1.3

  • Fillim
    Fundi i janarit/ fundi i marsit/ fundi i majit/ fillimi i shtatorit/fillimi i nëntorit

  • Kohëzgjatja
    7-8 javë

  • Orë mësimore në javë
    4 nga 45 minuta në mënyrë virtuale me mësues dhe me bashkëpjesëmarrës të kursit, 4 nga 45 minuta mësim i pavarur në platformën mësimore

  • Pjesëmarrës
    maks.16

  • Qasje në platformën e të mësuarit
    Në kohëzgjatjen e kursit dhe tre javë pas mbarimit të kursit

  • Çmimi
    14.000 MKD (A1.1-B1.3); 15.000 MKD (B2.1-C1.3)

Blended Learning Intensiv

  • 5 herë në javë në Gete-Institut
  • 5 termine fikse në javë
  • 50% vetëmësim
  • Niveli
    A1.1–A2.1

  • Fillim
    Fundi i janarit/fillimi i shkurtit: fundi i marsit/fillimi i prillit; fundi i majit/fillimi i qershorit; fillimi i shtatorit; fundi i tetorit/fillimi i nëntorit

  • Kohëzgjatja
    3 javë

  • Orë mësimore në javë
    10 nga 45 minuta me prezencë fizike me mësues dhe bashkëpjesëmarrës, 10 nga 45 minuta mësim i pavarur në platformën mësimore

  • Pjesëmarrës
    maks. 16

  • Qasje në platformën e të mësuarit
    Në kohëzgjatjen e kursit dhe tre javë pas mbarimit të kursit

  • Çmimi
    14.000 MKD (A1.1-B1.3); 15.000 MKD (B2.1-C1.3)

Efektiv sikur kursi me prezencë fizike

Një kurs gjermanishtje me pjesë online është oferta ideale nëse dëshironi të mësoni gjermanisht shpejt. Ju nuk dëshironi të merrni pjesë shpesh në kursin me prezencë fizike, por gjithashtu nuk dëshironi të mësoni vetëm online. Përveç kësaj, ju pëlqen të punoni në kompjuter dhe keni qasje në internet.

Kursët tona të gjermanishtes me pjesë online kombinojnë “më të mirën nga të dyja botët”: ligjërata intensive me prezencë dhe mësim fleksibël online plotësojnë njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ju arrini përparimin më të madh në mësim brenda një kohe shumë të shkurtër. Meqenëse ju pëlqen të mësoni në mënyrë të pavarur dhe i kryeni detyrat tuaja me përgjegjësi, ju përfitoni veçanërisht nga kjo kombinim. Ne ofrojmë kurse gjermanishtje me pjesë online që nga niveli A1.

Kështu funksionon

Platforma e të nxënit

Kursi juaj i gjermanishtes online është i ndarë në kapituj të ndryshëm, të cilët trajtojnë tema të përditshme dhe aktuale, si dhe ofrojnë fjalor dhe gramatikë të përshtatshme. Ju mësoni me shumë ushtrime online të larmishme, p.sh. . me video, figura, audio, tekste për lexim dhe tekste me boshllëqe, si vetëm ashtu edhe në grup. Përmbledhje të rëndësishme mbi tema të ndryshme të kursit online të gjermanishtes ju i ofrojmë për shkarkim.

Mbështetje nga mësuesja/mësuesi

Detyrat e gjata me shkrim i dërgoni me e-mail tek mësuesja/mësuesi juaj dhe i merrni të korrigjuara me komente të hollësishme. Nëse lindin pyetje, mund të shkëmbeni mendime përmes forumit me anëtarët e grupit tuaj të gjermanishtes online ose të kontaktoni mësuesen/mësuesin tuaj me e-mail.

Mësim me prezencë në institut

Ju do të keni takime me profesorin/profesoren tuaj dhe me pjesëmarrësit e tjerë në institut. Aty do të ushtroni aftësinë e shprehjes me gojë në gjuhën gjermane.

Një grup dhe pjesëmarrës të kursit pranë laptopit

Goethe-Institut Skopje

Parakushtet

  • Dëshironi të punoni në kompjuter dhe keni qasje në internet.
  • Keni kohë, të paktën dy orë në javë për mësim online.
  • Dëshironi të mësoni në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi i kryeni detyrat.

Ende pyetje? Me kënaqësi do t’ju këshillojmë.

Me kënaqësi do t’ju këshillojmë:

Na ndiqni