Logo Goethe-Institut

Maqedonia e Veriut

Deutsch: lehren. teilen. inspirieren.

A studioni gjermanistikë ose gjuhën gjermane si gjuhë të huaj? Jeni përpara zgjedhjes së studimeve dhe kërkoni frymëzim dhe informacione? Jeni tashmë mësues/e i/e ri/e i gjuhës gjermane, por dëshironi të mësoni më shumë për hapat e ardhshëm në karrierë? Apo studioni në një fushë të ngjashme, por dëshironi të zgjeroni horizontin tuaj dhe të bëheni mësues/e? Këtu do t’ju tregojmë çfarë ju pret dhe si mund t’ju mbështesim në këtë rrugëtim.

Deutsch: lehren. teilen. inspirieren. © Panagiotis Stamatelopoulos / kegfire

Perspektiva profesionale si mësuese/mësues i gjuhës gjermane

Sot, rreth 130 milionë njerëz në mbarë botën flasin gjermanisht si gjuhë amtare ose si gjuhë të dytë, dhe rreth 15,4 milionë e mësojnë atë si gjuhë të huaj. Si mësues i gjuhës gjermane, ju bëheni pjesë e një rrjeti global dhe kontribuoni që të rinjtë dhe të rriturit ta mësojnë gjermanishten me sukses dhe kënaqësi.
Ne ju informojmë për ofertat tona të këshillimit, rrugët drejt arsimimit profesional, si dhe për programet ekzistuese dhe ato të reja të kualifikimit.
Ka shumë për të zbuluar – le të fillojmë!

© Gevi Dimitrakopoulou/Goethe-Institut Athen

10 arsye

Pse mësimdhënia e gjuhës gjermane jo vetëm që është shumë argëtuese, por gjithashtu ofron shumë mundësi që sot priten nga një fushë profesionale moderne dhe ndërkombëtare. 

Deutsch: lehren.teilen.inspirieren. © Gevi Dimitrakopoulou/Goethe-Institut Athen © Gevi Dimitrakopoulou/Goethe-Institut Athen

Informiere dich hier über unsere Qualifizierungsangebote

Unsere Aus- und Weiterbildungsangebote können dich auf verschiedenen Stufen deines Berufswegs begleiten. Oder auch schon vor Berufs- und Studienwahl Orientierung geben.

Për nxënësit

Mëso Gjermanisht!

Je ende në kërkim të fushave interesante profesionale? Mëson tashmë gjermanisht? Nëse jo, atëherë është koha e duhur! Sepse njohja e gjuhës gjermane të jep një përparësi të madhe sot. A e dije që në Evropë mbi 100 milionë njerëz flasin gjermanisht si gjuhë amtare? Atëherë, Goethe- Instituti është vendi i duhur për ty. Njihu me programet tona të kurseve të gjuhës dhe ejani të na vizitoni për të mësuar më shumë për ne.

Për studentët

Kualifikohu!

Studion gjermanishten si gjuhë të huaj apo në një fushë të ngjashme dhe je në kërkim të mundësive të reja për kualifikim? Dëshiron të zhvillosh më tej aftësitë e tua gjuhësore dhe metodologjike? Ke dëshirë të krijosh lidhje të reja dhe të zgjerosh rrjetin tënd profesional? Goethe-Instituti, në bashkëpunim me institucione të tjera arsimore, të ofron këto mundësi:

Për fillestarët në profesion

Inspiruhu!

Sapo ke filluar të japësh mësim gjermanisht dhe po fiton përvojë të vlefshme profesionale? Dëshiron të bashkëpunosh më ngushtë me kolegët dhe ndoshta të marrësh pjesë në krijimin e projekteve të reja mësimore? Atëherë lejo që ofertat e mëposhtme të të motivojnë:

Na ndiqni