Mëson gjermanisht në shkollë dhe ke arritur tashmë nivelin B1? Je i interesuar për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM)? Dëshiron të punosh në fushën e STEM më vonë?
Atëherë apliko deri më 31.03.2024 për kursin për të rinjtë “Gjuha gjermane dhe praktika profesionale”! Të pret një kurs dyjavor i gjuhës në Goethe-Institut Schwebisch-Hall, ndërsa mëpas vijon një praktikë një javore në një kompani gjermane në Heilbronn-Frankoni.
Goethe-Instituti është një institucion kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë. Ne afirmojmë mësimin e gjuhës gjermane jashtë vendit dhe nxitim bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar. Fondacioni Dieter Schwarz Stiftung GmbH u themelua në vitin 1999 dhe promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës në sferën e arsimit dhe shkencës.
Goethe-Institut së bashku me Dieter Schwarz Stiftung GmbH jep një bursë për një kurs gjuhësor dy-javor pranë Goethe-Institut Schwebisch-Hall (12.-23.08.2024) i ndjekur nga një praktikë njëjavore (26.-30.08.2024) në rajonin Heilbronn-Frankoni.
Çfarë përfshin bursa?
Bëhet fjalë për bursë të plotë nga Dieter Schwarz Stiftung, e cila mbulon koston e kurseve të gjuhës, akomodimit, ushqimin, shpenzime të udhëtimit, duke përfshirë transportin publik lokal dhe para xhept.
Kush mund të aplikojë?