Standardet e cilësisë

Qualitätsstandards Foto: Goethe-Institut/ Sonja Tobias

Cilësia. Fjalë, të cilën ne e marrim seriozisht

Kërkesat profesionale në provimet e gjuhëve të huaja, janë të larta. Goethe-Institut me emrin e tij, me menaxhimin e tij të cilësisë dhe me pervojën e tij shumëvjeçare garanton përmbushjen e këtyre kërkesave. 
 

Ekspertë dhe eksperte, me përvojë në mësimdhënie dhe testim, përpilojnë detyrat e testeve. Redaktimi përfundimtar kryhet në Mynih. Para vënies në përdorim, detyrat e provimit testohen në kushte provimi dhe në fund bëhet vlerësimi cilësor dhe sasior i rezultateve. Testuesit trajnohen dhe kualifikohen në seminare qendrore dhe lokale.

Si mund ta njihni cilësinë e mirë:

Paanësia

Provimet duhet të jenë të paanshme dhe të drejta – pavarësisht nga seksi, prejardhja etnike apo kufizimi i aftësive të ndryshme.

Vlefshmëria

Në një provim gjuhe, duhet të merren parasysh vetëm aftësitë gjuhësore, dhe jo aftësia e përqendrimit, inteligjenca apo njohuritë e përgjithshme.

Korrektësia

Me vendosjen e dy testuesve për vlerësimin e provimit, arrijmë një shkallë të lartë të korrektësisë në vlerësim.

Prakticiteti

Ne punojmë vazhdimisht në përmirësimin e provimeve tona: në kohëzgjatjen e testit, në përdorimin e teknikës moderne si edhe në kushtet e përgjithshme.

Kritere të njësuara të cilësisë:

Si bashkëthemelues i Association of Language Testers in Europe (ALTE) jemi të angazhuar në zhvillimin dhe vënien në zbatim të standardeve të cilësisë.
 
ALTE i ka vënë vetes qëllimet e mëposhtme:
  • njësimin e të gjitha niveleve gjuhësore për të mbështetur njohjen ndërkombëtare të certifikatave të gjuhës në Evropë.
  • njësimin e kritereve të cilësisë për të gjitha fazat e hartimit dhe të zhvillimit të provimeve, dmth. ndërtimin e testit, zhvillimin e provimit, vlerësimin, certifikimin, analizën dhe ruajtjen e të dhënave.
  • bashkëpunimin në projektet e përbashkëta si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe të njohurive.
Në vitin 2003 ALTE u pranua si organizatë joqeveritare (OJQ) në Këshillin e Evropës dhe e këshillon këtë të fundit vazhdimisht, mbi tema si vlerësimi i rezultateve gjuhësore dhe certifikimi i tyre. Në vitin 2006 ALTE mori gjithashtu statusin e institucionit këshillues pranë Kombeve të Bashkuara.