Koha e lirë
Në Gjermani keni mundësi të ndryshme për kohën e lirë. Në qytete ka më shumë mundësi. Aty do të gjeni pjesë të kulturës, si teatro, muze dhe koncerte. Ka gjithashtu më shumë restorante dhe dyqane. Dhe transporti publik është shumë i zhvilluar. Por jeta në qytet është më e shtrenjtë. Është më e zhurmshme dhe nuk ka aq shumë natyrë.