Kërkimi i punës
Dëshmitë dhe njohjet zyrtare
Në vendin tuaj, ju keni përfunduar një kualifikim profesional, zotëroni një diplomë të shkollës së lartë apo keni një diplomë shkolle? Atëherë ju duhet t‘i përktheni dhe legalizoni këto dëshmi/ certifikata/diploma. Legalizim do të thotë, një autoritet zyrtar shqyrton vërtetësinë e dokumenteve tuaja. Këtë, është më mirë ta kryej një institucion zyrtar në vendin tuaj. Ndonjëherë diploma juaj nuk është e vlefshme në Gjermani. Këtë mund ta verifikoni që nga vendi juaj i origjinës (njohja e diplomave të huaja). Në faqen e internetit "Anerkennung in Deutschland" do të merrni më shumë informacione. Shikoni gjithashtu infografitë tona.
Kërkimi i një vendi pune
Shumica e shpalljeve të vendeve të punës janë në internet. Këtu i keni disa nga portalet e njohura të punës, për shembull:
Kontaktoni drejtpërdrejt një kompani. Ndonjëherë mund të gjeni vende të lira pune në faqen e internetit të një kompanie. Kërkoni "Karriere" ose "Stellenangebote". Nuk shihni vende të lira pune aty? Mund të dërgoni edhe një aplikim spontan në një kompani. Nuk janë gjithmonë të shpallura të gjitha vendet e lira të punës.
Për kërkimin e punës pyetni në vendin tuaj të origjinës, mund të kontaktoni Zyrën Qendrore për Rekrutimin dhe Punësimin Ndërkombëtar (ZAV). Zyra ZAV kërkon punëtorë të kualifikuar për Gjermaninë në vendet e huaja.
Nëse jeni tashmë në Gjermani, informohuni në Qendrën e informimit profesional (BiZ) të agjencisë për punësim: Këtu do të gjeni lajmërime pune dhe shumë informacione mbi profesionet dhe punësimin. Mund të vendosni profilin tuaj në internet. Edhe praktika në një kompani mund të jetë gjithashtu e dobishme: Ju njiheni me punën dhe fitoni kontakte.
Ka edhe mundësi të tjera. Mund të gjeni shpallje pune në gazetë ose përmes Agjencisë për Punësim. Në gazetë zakonisht gjeni vetëm vende pune nga rajoni.
Këshillimi profesional
Në vendin tuaj të origjinës, drejtohuni te Zyra Qendrore për Rekrutimin dhe Punësimin Ndërkombëtar (ZAV).
Në Gjermani ka shumë qendra këshillimi për migrantë. Në ato këshillime ju ndihmojnë gjithashtu për kërkimin e punës dhe për aplikimin (shih shërbimet e këshillimit në Gjermani). Për të rinjtë deri në moshën 27 vjeç ka një shërbim të veçantë këshillimi në Shërbimet për Migrimin e të Rinjve. Në shumë qytete dhe rajone ka gjithashtu „Welcome Center”. Ato japin këshilla për specialistët gjermanë dhe ndërkombëtarë, si dhe për ndërmarrjet. Do të merrni informacione rajonale, mbështetje për kërkimin e punës dhe gjithashtu ndihmë për njohjen e diplomave.
Nuk e dini ende se çfarë mund të punoni ose çfarë dëshironi të bëni? Qendra e informimit profesional (BiZ) të agjencisë për punësim ofron këshillime profesionale. Në disa qytete dhe rajone ka gjithashtu agjenci të karrierës për të rinjtë. Ato i ndihmojnë të rinjtë në zgjedhjen e profesionit. Shumë qendra këshillimi të rëndësishme në të gjitha rajonet mund t’i gjeni në portalin "Make it in Germany" ose në faqen "Adresa të rëndësishme".
Aplikimi
Aplikimi është hapi i parë në tregun e punës. Një rëndësi të veçantë luajnë dokumentet për aplikim. Ju duhet një letër motivimi (një letër drejtuar firmës), një CV (një foto është opsionale) dhe dëshmitë tuaja (në gjermanisht). Qendra e BiZ ofron punëtori mbi temën "Aplikimi për punë në Gjermani". Këtu ju mësoni se çfarë duhet të përmbaj një aplikim dhe se si duhet të përgatiteni për intervistën e punës. Gjithnjë e më shumë punëdhënës dëshirojnë të marrin aplikimet në formë digjitale, për shembull me e-mail ose përmes një portali pune.
Informohuni më parë për kërkesat