Jemand arbeitet an einer Werkbank. Man sieht ein Lineal, einen Messschieber und Klebeband. © Goethe-Institut

Diplomë dhe dëshmi

Më një shkollim të lartë ose me një formim profesional, ju normalisht mund të gjeni një punë më të mirë në Gjermani. Formimi profesional duhet të jetë i përfunduar. Dhe për këtë nevojitet një dëshmi. Ju keni dëshmi nga vendi juaj? Përkthejini dhe legalizojini ato. 

In einer Küche eines Restaurants arbeiten verschiedene Menschen. © Goethe-Institut

Përfundimi i një kualifikimi

Për të vazhduar një kualifikim, nevojitet të paktën një diplomë e përfundimit të Hauptschule (diplomë e ciklit të ulët të arsimit të mesëm 9 vjeçar). Pa një diplomë, është shumë e vështirë të gjendet një vend kualifikimi. Për kualifikimet profesionale në Gjermani, aplikohet kryesisht sistemi dual (sistemi i ndërthurur). Profesioni mësohet direkt në një firmë dhe paralel shkohet në një shkollë profesionale. Këtu mësohen bazat teorike të profesionit. Përveç këtyre, ka edhe disa lëndë të përgjithshme, si gjermanisht, politikë dhe sport. Ushtrojeni gjermanishten tuaj për vendin e punës në faqen e internetit të Goethe-Institut.

Në firmë bëhet trajnimi i anës praktike. Gjatë javës, 3 deri në 4 ditë janë punohet në firmë dhe 8 deri në 12 orë në javë në javë, janë mësim në shkollën profesionale. Ose edhe mund të shkohet për disa javë rresht të punohet në firmë dhe disa javë përsëri në shkollën profesionale. Një kualifikim profesional mund të bëhet në shumë firma dhe thuajse në çdo fushë. Për një vend kualifikimi, aplikohet po njësoj si për një vend pune. Ju duhet të shkruani gjithashtu një aplikim (shih: «Kërkimi i punës»). Gjatë kualifikimit në një firmë, ju mund të merrni një pagë modeste.

Kohëzgjatja e një kualifikimi

Një formim profesional zgjat zakonisht 2 ose 3 vjet. Po ka edhe kualifikime të shkurtra, si për shembull për profesione në fushat e shitjes, kujdesit për të moshuarit ose të kozmetikës. Informohuni mbi këtë pikë te agjencia për punësim e qytetit tuaj. 

Auf dem Bild ist eine Bibliothek mit Tischen, an denen man sitzen und arbeiten kann, zu sehen. © Goethe-Institut

Studimet

Me një diplomë të shkollës së mesme ose një kualifikim tjetër mund të studioni në ndonjë universitet. Me diplomën e shkollës së mesme profesionale (Fachabitur), ju mund te vazhdoni studimet e larta në Universitet të Shkencave të Aplikuara. Studimet në një universitet të shkencave të aplikuara, përkundrejt një universiteti, kanë kryesisht orientim praktikë. Si student i një shkolle të lartë në Gjermani, ju duhet të keni njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane. Nëse gjermanishtja nuk është gjuha juaj amtare, atëherë ju nevojitet një dëshmi e njohurive tuaja në gjermanisht. Zakonisht nevojitet «Testi i gjuhës gjermane për pranimin në një shkollë të lartë» (DSH) ose TestDaF. Mund të ketë edhe kërkesa të tjera,  si mesatarja e caktuar e notave (numerus clausus). Mësoni për këtë në universitetin përkatës.

Tarifat e shkollimit varen nga shteti. Programet normale të bachelor dhe master janë falas në kolegjet e shtetit. Mund të keni pagesa për shërbime administrative,  shërbime studentore dhe fletëregjsitrimin e semestrit. Informacionin mund ta merrni në www.studieren.de ose www.studis-online.de.

Për diplomën Bachelor nevojiten 6 deri në 8 semestra. Pas 2 ose 4 semestrave të mëtejshëm mund të merrni diplomën Master.

Në çdo qytet mund të gjeni një Qendër për informim profesional (BIZ). Ju mund ta gjeni BIZ nëpërmjet agjencisë për punësim në qytetin tuaj. Këtu do të konsultoheni nga punonjësit mbi çështjet: formimi profesional, studimet dhe arsimimi i mëtejshëm.

Video International Sign

Pyetje të shpeshta

Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.

Për të shkuar te formulari i kontaktit