Seitliche Ansicht auf einen jungen Mann der vor einem Schild an einem Gebäude mit der Auschrift © Goethe-Institut

Si funksionon këshillimi?

Ju keni një pyetje ose një problem? Ju keni nevojë për përgjigje apo këshilla të praktike? Në një konsultë apo qendër këshillimi, ju do të gjeni njerëz, të cilën mund t’ ju ndihmojnë. Këta këshillues, mund t’ ju përgjigjen pyetjeve tuaja ose dinë, ku ju mund të gjeni ndihmë.

Ju nuk dëshironi të shkoni vetëm për këshillim? Atëherë ju mund të shkoni me burrin apo gruan tuaj, një mik apo një mike apo edhe me person tjetër. Shumë qendra këshillimi, ju mund edhe t’ i merrni në telefon. Konsultuesit u përgjigjen pyetjeve tuaja në telefon. Ka edhe këshillim online: Ju mund të drejtoni pyetjet tuaja me e-mail ose në chat.

Këshillimi është anonim: Konsultuesit flasin me ju vetëm mbi pyetjet dhe problemet tuaja. Atyre nuk u lejohet të flasin mbi pyetjet dhe problemet tuaja me të tjerë. Këshillimi është asnjanës: Konsultuesit dëshirojnë t’ ju ndihmojnë. Ju mund t’ i besoni konsulentëve dhe nuk duhet të keni frikë. Këshillimi është kryesisht falas: Ju nuk duhet të paguani për marrjen e ndihmës. Ndonjëherë, ju mund të menjëherë ndihmë, por herë të tjera ju duhet të lini takim. 

A ka një shërbim këshillimi të posaçëm për mua?

Ka shërbime këshillimi të posaçme për migrantët: Migrationsberatung für erwachsene Zuwanderer (Zyra e Këshillimit mbi Migracionin për Migrantët e Rritur; MBE) dhe Jugendmigrationsdienste (Shërbimi për Migracionin e të Rinjve; JMD). Këshillimi në këto qendra është anonim, i paanshëm dhe falas. MBE është në ndihmë të migrantëve të rritur. JMD është në ndihmë të të rinjve ndërmjet 12 dhe 27 vjeçar dhe të prindërve të tyre. Konsulentët flasin normalisht shumë gjuhë. Konsulenti nuk e flet gjuhën tuaj? Gjermanishtja juaj nuk është akoma shumë e mirë? Atëherë mund të vij në ndihmë një përkthyes: Ai i flet të dyja gjuhët. 

Çfarë mund të pyes konsulentët?

JMD dhe MBE, munden t’ ju ndihmojnë me të gjitha pyetjet dhe problemet mbi jetën në Gjermani, për shembull: Sa gjatë mund të rri në Gjermani me vizën time? Ku mund të kërkoj ndihmë, kur kam probleme me familjen? Ku mund të mësoj gjermanisht? Ku mund gjej banesë/apartament? A mundem të punoj në Gjermani? Ku mund gjej punë? Çfarë duhet të bëj, nëse kam probleme financiare? Çfarë duhet të bëj, nëse jam sëmur? Kush mund të më ndihmojë, kur jam duke u bërë me fëmijë? Ku mund të marr patentën e shoferit? Cila biletë më nevojitet për trenin? Si mund të bëj njohjen zyrtare të dëshmive të mia? Para së gjithash JMD ndihmon edhe në orientimin me sistemin shkollor dhe atë të kualifikimit. 

Unë jam në Gjermani. Si mund të gjej një shërbim këshillimi?

Ju jeni tashmë në Gjermani dhe kërkoni kontakt me një shërbim këshillimi? Nën rubrikën Adresa të rëndësishme ju do të gjeni qendrat për këshillim (MBE ose JMD) afër jush. Rezultatet me informacione, si p. sh. adresa ose numër telefoni, do të shfaqen në një hartë.

Ju gjithashtu mund të përdorni shërbimin e këshillimit online të MBE ose JMD.

Unë jetoj akoma në vendin tim. A ka edhe për mua shërbim këshillimi?

Ende nuk ndodheni në Gjermani dhe kërkoni një kontakt këshillimi? Në 61 pika të ndryshme, kolegët tanë të Institutit Goethe do t'ju ndihmojnë me projektin e para-integrimit "Të jetosh dhe të punosh në Gjermani". Kolegët tanë do t'ju këshillojnë ose do t'ju japin informacione mbi një qendër këshillimore të përshtatshme. Këtu mund të shihni të gjitha shtetet: Harta e Pikave për Para-integrim