Përfshirja: Jeta me aftësi të kufizuara
Në Gjermani jetojnë pothuajse tetë milionë njerëz me një aftësi të rëndë të kufizuar. Ka shumë lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara. Ka njerëz me kufizime fizike, për shembull njerëz të verbër ose persona në karrocë. Këto aftësi të kufizuara janë zakonisht të dukshme. Gjithashtu, ka aftësi të kufizuara që nuk mund të shihen. Për shembull, vështirësi në të nxënë, sëmundje kronike si kanceri ose sëmundje psikologjike. Ka njerëz që e kanë aftësinë e kufizuar që nga lindja. Ndonjëherë, aftësia e kufizuar vjen si pasoj nga një aksident ose një sëmundje.