Kursi për integrim
Ju jeni i ri në Gjermani dhe dëshironi të mësoni gjuhën gjermane? Atëherë mund të ndiqni kursin e integrimit. Nëse ju dini pak ose aspak gjermanisht, atëherë pjesëmarrja mund të jetë e detyruar, kjo domethënë, ju jeni i detyruar ta bëni kursin e integrimit. Zyra për të huaj do t’ju japë këto informacione.