Fjalorth

A

Afati i aplikimit

Kur aplikoni për një vend pune, një vend për kualifikimi ose studime, zakonisht ka një afat të caktuar. Ky quhet afati i aplikimit. Datën përfundimtare e gjeni në përshkrimin e vendit të punës ose në faqen e internetit të universitetit.

Afati i ndërprerjes së kontratës, afati i ndërprerjes së kontratave

Ju nuk dëshironi të vazhdoni të punoni më në kompanin ku jeni? Atëherë ju duhet të shkruani ndërprerjen e kontratës. Zakonisht, ju duhet ta bëni këtë 3 muaj më parë. Nëse punëdhënësi juaj dëshiron të ndërpres kontratën, atëherë duhet, që edhe ai ta bëj këtë 3 muaj më parë. Por ka edhe ndërprerje të kontratës pa afat apo ndërprerje të menjëhershme. Atëherë punonjësi ose punonjësja duhet të largohet menjëherë, për shembull nëse nuk dëshiron të kryejë punën.

Agjencia për Punësim, Agjencionet për Punësim

Është një agjenci që ju ndihmon të gjeni një punë të përshtatshme. Ju mund të merrni këshilla dhe oferta pune nga të gjitha fushat. Ndonjëherë ju ofrohet edhe ndihmë financiare. Një agjenci e tillë gjendet në çdo qytet. Adresën e agjencisë suaj mund ta gjeni në: www.arbeitsagentur.de.

Agjenti i pasurive të paluajtshme, agjentja e pasurive të paluajtshme

Kërkoni një banesë të re dhe keni nevojë për ndihmë? Agjenti ose agjentja e pasurive të paluajtshme ju ndihmon. Ky person merr pagesë për shërbimin që ofron.

Aksesueshmëria

“Barrierefrei” do të thotë që diçka është lehtësisht e aksesueshme. Një ndërtesë është e aksesueshme nëse, për shembull, ka një rampë për njerëzit në karrocë invalida.

Ambasada

Një ambasadë është e ngjashme me një konsullatë. Ajo përfaqëson një shtet në një vend tjetër. Informacione rreth Ambasadës Gjermane mund të gjeni në: www.diplo.de.

Aplikimi, aplikimet

Nëse dëshironi të aplikoni për një vend pune, një vend për kualifikim ose studime, ju duhet të përgatisni një aplikim. Aplikimi zakonisht përbëhet nga një letër motivimi, një CV me fotografi dhe certifikatat. Pasi aplikimi juaj të pranohet, mund të ftoheni në një intervistë pune.

Aplikimi për studime

Nëse dëshironi të studioni në një universitet gjerman, duhet të aplikoni. Një aplikim për studime përfshin dokumente si certifikata shkollore dhe dëshmitë e njohjes së gjuhës. Disa dokumente duhet të jenë të noterizuara. Në disa raste, universitetet kërkojnë edhe një letër motivimi.

Aplikimi spontan, aplikimet spontane

E dini se ku dëshironi të punoni, por kompania nuk ka shpallur një pozicion të lirë? Ju gjithsesi mund të dërgoni një aplikim. Kjo quhet aplikim spontan. Shumë kompani shkruajnë në faqet e tyre të internetit në rubrikën “Karriera” ose “Pozicione të lira” se pranohen aplikime spontane.

Autoriteti për të huajt

Nëse jeni i ri në Gjermani ose nëse viza juaj është afër skadimit dhe keni nevojë për një zgjatje, duhet të drejtoheni te autoriteti për të huajt. Në bashkinë e qytetit tuaj mund t’ju tregojnë vendndodhjen e saktë.

Avansi, avanset

Avansi është një shumë parash që paguhet paraprakisht.

B

Banesa kolektive, banesat kolektive

Në një banesë kolektive, jetoni me persona të tjerë në një apartament. Zakonisht ndani banjën dhe kuzhinën. Çdo person ka dhomën e vet, që quhet dhomë WG.

Banesa sociale, banesat sociale

Banesat sociale janë për njerëz me të ardhura të ulëta. Këto banesa mbështeten nga shteti dhe zakonisht janë më të lira. Me një certifikatë të të drejtës për banim, mund të merrni një banesë sociale me qira.

Banka e kursimeve, bankat e kursimeve

Kjo është si një bankë, por nuk është private, por pjesë e një komune ose qyteti.

Bashkimi Evropian

BE (Bashkimi Europian) është një partneritet ekonomik dhe politik midis shteteve në Evropë. Aktualisht, janë 27 shtete anëtare. Këto shtete ndajnë parime të përbashkëta, si liria, barazia dhe demokracia. Ato kanë edhe një treg të përbashkët për mallrat dhe fuqinë punëtore. Një qytetar i një shteti anëtar të BE-së mund të jetojë dhe të punojë në çdo shtet tjetër të BE-së. Gjithashtu, 17 shtete të BE-së kanë një monedhë të përbashkët, Euron (€).

C

Certifikata e aftësisë martesore

Nëse dëshironi të martoheni dhe nuk keni shtetësi gjermane, ju nevojitet kjo certifikatë. Ajo konfirmon që nuk ka pengesa ligjore për martesën tuaj, për shembull, nëse jeni tashmë të martuar.

Certifikata e kualifikimit

Në fund të kualifikimit profesional dual në një kompani, praktikantët marrin një certifikatë kualifikimi, të cilën e përdorin për të aplikuar për vende pune.

Certifikata e lindjes, certifikatat e lindjes

Një dokument me informacion mbi lindjen e një fëmije: emri i fëmijës, gjinia (djalë ose vajzë), data dhe vendi i lindjes, emrat e prindërve. Zyra e gjendjes civile (Standesamt) lëshon një certifikatë lindje.

Certifikata e martesës, certifikatat e martesës

Nëse jeni martuar, atëherë merrni një dokument nga zyra e regjistrit civil. Kjo është certifikata e martesës. Një fjalë tjetër në gjermanisht për certifikatë martese është "Eheurkunde".

Certifikata e martesës

Nëse keni lidhur martesë, do të merrni një dokument nga zyra e gjendjes civile. Ky dokument quhet certifikata e martesës.

Certifikata e të drejtës së banimit, certifikatat e të drejtës së banimit

Me një certifikatë të të drejtës së banimit (WBS), mund të merrni me qira një apartament më të lirë nëse keni të ardhura të ulëta, pra nëse fitoni pak para. Certifikatën e të drejtës së banimit (WBS) mund ta merrni në zyrën e banimit në qytetin ose komunën tuaj.

Certifikata e vendbanimit, certifikatat e vendbanimit

Një dokument që përmban adresën tuaj. Ju e merrni certifikatën e vendbanimit në zyrën e regjistrimit të banorëve ose në bashkinë e qytetit tuaj. Për këtë ju duhet vetëm pasaporta juaj. Një certifikatë vendbanimi zakonisht kushton 5 deri në 10 euro.

Curriculum vitae, CV-ja

CV-ja është pjesë e dokumenteve të aplikimit kur kërkoni një vend pune. Në një CV përfshihen për shembull emri, profesioni, arsimi dhe përvoja e mëparshme ose aftësitë specifike (kompjuter? gjuhë të huaja?...). Një shembull për CV mund të gjeni te Agjencia për Punë.

Ç

Çerdhja, çerdhet

Një çerdhe është si një kopsht për fëmijët e vegjël nga disa muaj deri në moshën 3 vjeç.

D

Dadoja

Një dado kujdeset për fëmijë në shtëpinë e saj. Zakonisht disa fëmijë janë nën kujdesin e saj. Shpesh dadoja kujdeset për shumë fëmijë. Dadoja duhet të ketë e kualifikim të veçantë dhe shërbimi i tyre është me pagesë.

Depozita e qirasë, depozitat e qirasë

Dëshironi të merrni me qira një banesë të re? Zakonisht duhet të paguani një depozitë qiraje tek pronari ose pronarja. Ndonjëherë kjo quhet edhe "siguria e qirasë". Pronarët mund ta përdorin këtë depozitë në rast të ndonjë emergjence, për shembull nëse qiraja nuk paguhet. Pas daljes nga banesa, normalisht e merrni depozitën përsëri. Depozita është zakonisht sa tre qira pa shpenzime shtesë.

Detyrimi për arsimim

Në Gjermani fëmijët duhet të shkojnë në shkollë kur janë 6 ose 7 vjeç. Në landet federale ka rregulla të ndryshme se kur fillon detyrimi për arsimim.

Dëshmia

Dëshmia është një pjesë e dokumenteve të aplikimit, kur ju jeni duke kërkuar një vend pune. Ka dëshmi pune: aty thuhet diçka mbi punën tuaj të fundit. Dhe ka dëshmi shkolle dhe universiteti: dokumente zyrtare të lëshuara nga shkolla apo universiteti juaj. Dëshmitë nga vendi juaj, duhet të përkthehen dhe legalizohen.

Dëshmia e gjendjes penale

Ky është një dokument i lëshuar nga një autoritet zyrtar. Ku thuhet, nëse ju keni marrë ndonjëherë dënim nga policia. Shumë prej punëdhënësve kërkojnë ta shohin dëshminë e gjendjes penale.

Dëshmia e makinës

Një fjalë tjetër për "Fahrzeugschein" është "dokumenti i regjistrimit të automjetit" (Zulassungsbescheinigung). Ky është një dokument që përmban të gjitha informacionet mbi një makinë. Për shembull: marka (Fiat, VW, etj.), targat e automjetit dhe personi që e përdor automjetin (pronar i automjetit).

Dëshmia e të ardhurave

Ky është një dokument që tregon sa para fitoni në muaj. Zakonisht kërkohet kur kërkoni një apartament me qira.

Diploma Bachelor

Diploma Bachelor është një diplomë universitare që mund të arrihet me një certifikatë pranimi për studime të larta. Zakonisht zgjat 3 deri në 4 vite. Pas kësaj mund të vazhdoni me një Master.

Diploma e shkollës së mesme reale

Në përfundim të shkollës së mesme reale fitohet diploma përkatëse. Kjo ndodh zakonisht në klasën e 10-të. Diploma e shkollës së mesme reale quhet gjithashtu "mesatarja e pjekurisë".

Diploma e shkollës së mesme të ulët, diplomat e shkollës së mesme të ulët

Me përfundimin e shkollës së mesme të ulët (Hauptschule) ju merrni këtë diplomë, zakonisht në klasën e 9-të. Në disa lande gjermane ka gjithashtu një provim të veçantë që quhet "Qualifizierender Hauptschulabschluss" (Quali), një provim që bëhet në fund të klasës së 9-të. Ky provim nuk është i detyrueshëm, por ndihmon në gjetjen më të lehtë të një vendi për praktikë profesionale.

Diploma e studimit, diplomat e studimit

Ju merrni një diplomë studimi kur përfundoni një program studimi (Bachelor, Master, Provim Shtetëror) dhe kaloni të gjitha provimet. Zakonisht, në fund të programit shkruani një punim diplome.

Diploma për përfundimin e shkollës së mesme profesionale

Kjo është një diplomë shkollore që merret në një shkollë për kualifikim profesional, në një akademie profesionale (Fachakademie) apo në një shkollë për kualifikim të lartë profesional (Berufsoberschule). Ka dy lloje të Fachabitur: diploma për shkollat e larta dhe diploma për shkolla të caktuara. Me Fachabitur mund të studioni në disa universitete.

Doktorata, të doktorosh

Me një doktoratë fitoni titullin doktor. Ky është niveli më i lartë i studimeve universitare. Me këtë titull mund të punoni në shkencë dhe hulumtim ose të jepni mësim në universitete.

Doktorati Ph.D.

Ekziston titulli gjerman i doktoratës dhe titulli Ph.D. Të dyja janë gradat më të larta akademike në universitet. Grada Ph.D. është më ndërkombëtare dhe vjen kryesisht nga vendet anglishtfolëse. Megjithatë, gjithnjë e më shumë universitete gjermane ofrojnë mundësinë për të fituar një titull Ph.D.

Dokumentet e aplikimit

Dokumentet e aplikimit përfshijnë: Letër motivimi, ku shpjegoni pse dëshironi këtë punë dhe pse jeni i përshtatshëm për të. CV-në tuaj, ku përshkruani arsimimin dhe përvojën tuaj. Certifikata dhe dhe ne disa raste një fotografi.

Dokumenti i financimit

Ky është një dokument që tregon që keni mjaftueshëm para për të financuar jetesën tuaj gjatë studimeve në Gjermani.

Dokumenti i identifikimit

Ky dokument vërteton identitetin tuaj. Shembuj për dokumente identifikimi janë letërnjoftimi (der Personalausweis) apo pasaporta (der Pass). Por edhe patenta e shoferit/leja e vozitjes (der Führerschein) mund të përdoret si dokument identifikimi.

E

E drejta për pjesëmarrje në kursin e integrimit

Kjo është një dokument për regjistrim në një kurs integrimi. Ju zakonisht e merrni këtë nga zyra e të huajve në qytetin tuaj.

E drejta për qasje në arsimin e lartë, të drejtat për qasje në arsimin e lartë

Këto janë diploma ose certifikata që ju lejojnë të studioni në një institucion të arsimit të lartë në Gjermani. Për një program Bachelor-i, zakonisht nevojitet diploma e shkollës së mesme. Për një program Master-i, duhet diploma e studimeve Bachelor. Institucionet e arsimit të lartë vendosin për vlefshmërinë e diplomave të huaja.

Edukatoret e fëmijëve

Ky është një profesion. Për të cilin kryhet kualifikimi në një shkollë profesionale apo në një shkollë për kualifikim profesional. Kualifikimi përfshin lëndë si psikologji, pedagogji, shëndetësi, sport dhe shumë të tjera. Edukatorët punojnë, për shembull, në kopshtet e fëmijëve, në shtëpitë e fëmijëve (vende për fëmijët që nuk kanë prindër) ose në shërbimet e rinisë. Ato kujdesen për fëmijët.

Edukimi fetar

Është një lëndë shkollore. Zakonisht ofrohet mësim në fenë protestante ose katolike-romake. Në disa lande federale ka gjithashtu mësime të fesë ortodokse, hebraike, islame ose budiste. Një fëmijë nuk është i detyruar të marrë pjesë në mësimin e fesë; në vend të tij, në shumë raste duhet të ndjekë lëndën e etikës. Në këtë lëndë mësohet filozofi dhe tematika të tjera etike.

F

Fatura, faturat

Keni blerë diçka dhe nuk e keni paguar menjëherë? Atëherë mund të merrni një faturë, për shembull pas një blerjeje në internet. Paratë mund t’i transferoni nga llogaria juaj në llogarinë e kompanisë. Zakonisht kjo nuk ka tarifa shtesë.

Filialet/Dega

Këto janë degët e bankave dhe institucioneve financiare në vende të ndryshme. Shumica e bankave kanë një degë kryesore dhe shumë filiale në qytete të tjera.

Fillimi i shkollës

Fillimi i shkollës është dita e parë e shkollës për një fëmijë. Në këtë ditë, fillon arsimi i detyrueshëm dhe fëmija fillon shkollën fillore. Dita e parë e shkollës zakonisht është më e shkurtër. Shpeshherë ka një festë të vogël në shkollë dhe fëmijët marrin një çantë të veçantë të mbushur me ëmbëlsira dhe sende shkollore.

G

Garancia, garancitë

Keni blerë një pajisje (p.sh. një televizor) dhe tani është prishur? Shumicën e rasteve keni garanci dhe mund ta ktheni pajisjen në dyqan. Dyqani ose prodhuesi duhet t'ju japë një pajisje të re ose të paguajë për riparimin. Një garanci zakonisht vlen për një periudhë të caktuar (zakonisht për 1 vit, ndonjëherë edhe për disa vite).

Garancia ligjore

Kjo është e drejta për të kthyer mallrat me defekt te shitësi (p.sh. në një dyqan). Ju mund të merrni mallra të reja ose paratë tuaja mbrapsht. Ju gjithashtu mund të flisni me shitësin për të paguar më pak. Është mirë ta keni ende faturën, por nuk është e domosdoshme.

Garazhi publik, garazhe publike

Në shumë qytete ka garazhe publike sepse nuk ka mjaftueshëm vende parkimi në rrugë. Ju mund të parkoni makinën tuaj në kate të ndryshme. Përdorimi i parkimit publik ka një kosto. Zakonisht vozitni në garazh dhe paguani gjatë daljes. Nëse makina qëndron shkurt, paguani pak. Nëse qëndron gjatë, paguani më shumë.

Gjoba administrative

Nëse kaloni kaloni rrugën kur semafori është i kuq në këmbë, e ngisni biçikletën në rrugën e këmbësorëve ose ngisni makinën pas konsumimit të alkoolit, policia mund t’ju vendosë një gjobë administrative. Ndonjëherë kjo është vetëm 5 deri në 10 euro, por mund të jetë edhe shumë më e lartë. Madje ndonjëherë duhet të dorëzoni patentën e shoferit (Führerschein). Kjo do të thotë, për një kohë të caktuar ju nuk keni të drejtë të ngisni makinën.

Gjuha amtare

Gjuha e parë që një fëmijë kupton dhe flet. Fëmija e mëson atë pa mësim formal. E mëson sepse prindërit dhe të rriturit e tjerë flasin me të. Kush lind dhe jeton në Gjermani, e ka gjuhën gjermane si gjuhë amtare. Kush vjen nga një vend tjetër, ka gjuhën e atij vendi si gjuhë amtare. Një term më i ri për "gjuhën amtare" është "gjuha e parë" ose "gjuha e origjinës".

Gjuha amtare

Personat që vijnë nga një vend tjetër në Gjermani kanë një gjuhë tjetër amtare përveç gjermanishtes. Kjo është gjuha që ata kanë folur që nga fëmijëria. Një fjalë tjetër për "Herkunftssprache" është "Erstsprache" ose "Muttersprache".

Grupi i lojërave, grupet e lojërave

Këtu takohen fëmijët për të luajtur. Zakonisht janë edhe nënat ose baballarët të pranishëm. Ndonjëherë një person i rritur drejton grupin dhe luan me fëmijët.

I

I vetëpunësuari, e vetëpunësuara

Ju keni një kompani tuajën dhe punoni aty? Atëherë ju nuk keni punëdhënës. Ju keni një punë të pavarur. Ju jeni atëherë të vetëpunësuar.

I vetëpunësuari/e vetëpunësuara

Personat e vetëpunësuar punojnë në mënyrë të pavarur në një profesion të lirë, për shembull si: artistë, shkrimtarë ose mjekë. Personat e vetëpunësuar nuk kanë nevojë të regjistrojnë një biznes.

Indeksi i qirasë, indekset e qirasë

Indeksi i qirasë përmban çmimet mesatare për apartamentet e një qyteti.

Informacioni/informacionet SCHUFA

Pronarët nganjëherë kërkojnë një dokument të informacionit SCHUFA. Ky dokument tregon nëse keni borxhe në Gjermani. Dokumentin mund ta kërkoni në internet në www.schufa.de . Ka informacione që janë falas dhe disa që duhet t’i paguani. Dokumenti nuk duhet të jetë më i vjetër se tre muaj.

Iniciativa prindërore

Ky është një lloj kopshti fëmijësh i themeluar nga grupi i prindërve për shkak të mungesës së vendeve në kopshtet publike. Prindërit ndonjëherë ndihmojnë në organizimin e aktiviteteve ose kujdesin ndaj fëmijëve.

Inkluzioni

Të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe askush nuk duhet të diskriminohet. Inkluzioni do të thotë që të gjithë të përfshihen. Të gjithë njerëzit duhet të jenë pjesë e shoqërisë, në vendin e punës apo në shkollë. Inkluzioni është e kundërta e përjashtimit. Edhe personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë një jetë sa më normale. Në shkollat inkluzive, për shembull, fëmijët me dhe pa aftësi të kufizuara mësojnë së bashku. Edhe personat me aftësi të kufizuara duhet të gjejnë lehtësisht një vend pune.

Institucioni i arsimit të lartë, institucionet e arsimit të lartë

Institucionet e arsimit të lartë janë universitetet dhe shkollat e larta profesionale. Me diplomën e maturës (Abitur) ose një tjetër dokument që ju jep të drejtën për të studiuar, ju mund të studioni në një institucion të arsimit të lartë në Gjermani.

Interesat

Ju keni para në llogarinë tuaj? Për këtë, ju përfitoni çdo muaj, një shumë të caktuar parash nga banka. Këto janë interesat. Ju keni marr një kredi te banka juaj? Për këtë, ju duhet t’i paguani bankës çdo muaj, një shumë të caktuar parash. Edhe këto janë interesa.

Intervista e punës, intervistat e punës

Ju keni aplikuar për një vend pune? Punëdhënësit i duket aplikimi juaj interesant? Atëherë ai dëshiron t ’ju njoh dhe të mësoj më shumë rreth jush. Ai ju fton për një bisedë personale. Kjo është intervista. Informacione të përgjithshme mbi intervistën do të gjeni në Agjencinë për Punësim ose në Qendrën e Punës.

K

Karta bankare

Me një kartë bankare mund të paguani pa para të gatshme, nëse keni një llogari rrjedhëse në bankë. Ka karta debiti, karta Giro dhe karta krediti.

Karta debiti

Me një kartë debiti mund të tërhiqni para nga bankomati ose të paguani pa para të gatshme. Gjithashtu, mund ta përdorni edhe për blerje në internet. Një kartë debiti e merrni kur keni një llogari në një bankë ose institucion kursimor. Megjithatë, karta e debitit nuk është kartë krediti, pasi shuma tërhiqet menjëherë nga llogaria juaj bankare. Kartën e debitit mund ta përdorni zakonisht në Evropë dhe në mbarë botën. Disa dyqane, hotele ose kompani makinash me qira nuk pranojnë kartë debiti. Prandaj, bankat shpesh ofrojnë një kartë debiti, një kartë Giro dhe një kartë krediti.

Karta e llogarisë rrjedhëse, kartat e llogarisë rrjedhëse

Me një kartë giro (karta EC) mund të tërhiqni para nga bankomati ose të paguani mallra pa para të gatshme. Shitësi merr paratë nga llogaria juaj brenda disa ditëve. Karta giro ekziston vetëm në Gjermani. Dyqanet e vogla në Gjermani shpesh pranojnë vetëm kartën giro. Shpesh duhet të paguani një tarifë mujore për një kartë giro në bankën tuaj.

Karta tatimore elektronike

Me kartën elektronike të tatimit mbi pagën (ElStAM), punëdhënësi merr nga zyra e tatimeve të gjitha informacionet për llogaritjen e pagës (për shembull, klasën e tatimit). Në këtë mënyrë, punëdhënësi llogarit tatimet tuaja. Ai e zbrit këtë shumë nga paga juaj dhe e transferon te zyra e tatimeve. Më parë, karta e tatimit mbi pagën ishte një kartë prej letre, por tani gjithçka është elektronike, pra përmes kompjuterit.

Kartë krediti, karta krediti

Me një kartë krediti mund të paguani pa para të gatshme. Paratë nuk hiqen menjëherë nga llogaria juaj rrjedhëse. Zakonisht ka një tërheqje mujore. Kjo është zakonisht si një kredi e vogël. Jo të gjitha dyqanet pranojnë kartën e kreditit. Kur blini në internet, zakonisht mund të paguani me kreditë kartë, gjithashtu në tren dhe në linjat ajrore. Shpesh duhet të paguani një tarifë mujore për një kreditë kartë në bankën tuaj.

Kërkimi për banesë, kërkimet për banesë

Kërkimi për banesë është një njoftim kërkimi për një apartament. Aty shkruhet se kërkoni një banesë dhe informacione të rëndësishme, si për shembull madhësia e banesës dhe qiraja. Pastaj, pronarët mund t'ju kontaktojnë nëse kanë një banesë të përshtatshme. Ju mund të vendosni një kërkim për banesë në gazetë ose në tabela njoftimesh publike, për shembull në dyqane.

Këshilli i integrimit, këshilltaret e integrimit

Në Gjermani, njerëzit që nuk janë nga BE-ja nuk kanë të drejtë vote. Por ata mund të angazhohen politikisht. Në shumë qytete ekzistojnë këshilltarë dhe këshilltare për integrim. Ata përfaqësojnë njerëzit me prejardhje migrante dhe këshillojnë qytetet dhe komunat. Qëllimi i tyre është të përmirësojnë bashkëjetesën mes migrantëve dhe gjermanëve.

Këshillimi/këshillimet për shtatzëninë

Kjo është një qendër këshillimi për të gjitha pyetjet rreth shtatzënisë. Qendrat e tilla gjenden në shumë vende. Shpesh mjeku juaj mund t’ju sugjerojë një qendër të tillë ose t’ju ofrojë këshilla vetë.

Këshillimi

Në një proces këshillimi, merrni ndihmë nga ekspertët për pyetjet tuaja. Informacione më të hollësishme mund të gjeni në seksionin “Gjeni ndihmë”

Këshillimi për martesë

Keni probleme në martesë? Keni konflikte të shpeshta? Nëse nuk mund të gjeni zgjidhje vetë, një këshillim martesor mund t’ju ndihmojë. Konsultuesi flet me ju dhe partnerin tuaj. Një emër tjetër për këtë është “terapi për çifte” ose “këshillim për çifte”.

Kolegji përgatitor, kolegjet përgatitor

Nëse diploma e shkollës nuk është e mjaftueshme për të studiuar në Gjermani, duhet të ndiqni një kolegj përgatitor. Për këtë duhet të bëni një provim pranimi. Ju nevojiten njohuri të mira të gjermanishtes në nivelin B1. Në fund të kolegjit përgatitor, duhet të kaloni një "provim kualifikues". Pastaj mund të studioni. Kolegjët përgatitorë zakonisht zgjasin 2 semestra, ndonjëherë edhe më shkurt. Mësimi është falas. Ju vetëm duhet të paguani tarifën e semestrit.

Komisioni, komisionet

Ju merrni me qira ose blini një banesë përmes një agjenti të pasurive të patundshme? Nëse e punësoni këtë person, duhet ta paguani për punën e tij. Kjo shumë quhet komision.

Kompensimi për mobiliet

Kur ju transferoheni në një banesë të re dhe aty ka ende mobilie nga qiramarrësi i mëparshëm, shpeshherë duhet të paguani diçka për to. Kjo quhet "kompensim për mobiliet". Zakonisht bëhet fjalë për mobilie të mëdha dhe të rënda, si p.sh. një dollap. Ose për mobilie të kuzhinës si shporet apo frigorifer.

Konsullata, konsullatat

Një konsullatë është përfaqësia e një vendi në një vend tjetër. Konsullata e vendit tuaj të origjinës në Gjermani është për shembull përgjegjëse për dokumentet. Nëse ju nevojitet një pasaportë, drejtohuni në konsullatën tuaj.

Kontrata e blerjes, kontratat e blerjes

Ju blini diçka të shtrenjtë, për shembull një makinë. Për këtë duhet që ju dhe shitësi të nënshkruani një dokument: kjo është kontrata e blerjes. Në kontratë janë të përcaktuara çështje si çmimi, data e pagesës, etj.

Kontrata e punës, kontratat e punës

Për një vend pune të përhershëm, ju merrni një kontratë pune. Në këtë dokument përfshihen të gjitha rregullat e punës tuaj, si detyrat, paga, orët e punës në javë dhe pushimet. Si ju ashtu edhe punëdhënësi duhet ta nënshkruani kontratën.

Kontrata e qirasë, kontratat e qirasë

Ju merrni me qira një banesë? Atëherë ju merrni një dokument: kontratën e qirasë. Ju dhe pronari duhet ta nënshkruani kontratën e qirasë. Dhe pas kësaj, ju jeni qiramarrësi i banesës.

Kontrolli i biletës

Një punonjës i transportit mund t'ju kërkojë biletën tuaj në autobus, tren, metro ose tramvaj. Nëse ju nuk keni biletë të vlefshme, atëherë duhet të paguani një gjobë.

Konvikti i studentëve, konviktet e studentëve

Në një konvikt të studentëve banojnë shumë studentë së bashku në një ndërtesë. Ndonjëherë ndajnë kuzhinën dhe banjën. Një konvikt për studentë zakonisht është më i lirë se apartamentet e tjera. Zakonisht gjenden pranë universitetit.

Kopështi për fëmijë, kopështet për fëmijë

Fëmijët janë së bashku me fëmijë të tjerë në një grup. Në kopsht janë fëmijë nga 3 deri në 6 ose 7 vjeç. Kopshti përgatit fëmijët për shkollë. Ata mësojnë diçka nga fëmijët më të mëdhenj dhe nga edukatorët dhe edukatoret. Shumica e kopshteve kanë gjithashtu një shesh lojërash jashtë.

Kredi, kredia

Ju dëshironi të blini diçka dhe nuk keni para të mjaftueshme? Atëherë ju mund të merrni një kredi në një bankë. Banka ju jep një shumë parash për një periudhë të caktuar kohore. Pastaj ju duhet ta ktheni atë shumë me interes.

Kualifikimi profesional

Këtu ju mësoni një profesion. Ekzistojnë dy lloje: kualifikim profesional në shkollë dhe kualifikim dual. Kualifikimi në shkollë bëhet në një shkollë profesionale dhe zgjat nga 1 deri në 3.5 vite. Në Gjermani, kualifikimi dual është më i zakonshmi. Ai përbëhet nga dy pjesë: shkolla profesionale dhe puna praktike në një kompani. Në fund të kualifikimit duhet të bëni një provim për të marrë një certifikatë përfundimi.

Kualifikimi profesional

Kualifikimi profesional është një formim ku mësoni njohuri dhe aftësi në një fushë specifike. Mund të bëni një kualifikim në një shkollë shtetërore, universitet ose kompani. Në fund të kualifikimit duhet të bëni një provim për të marrë një certifikatë përfundimi. Kualifikimi profesional është një lloj formimi ku mësohet një profesion praktik.

Kualifikimi profesional dual

Në Gjermani, zakonisht ekziston sistemi i arsimit profesional dual. Ai gjithashtu quhet arsimi profesional në kompani. Arsimi profesional përbëhet nga 2 pjesë: pjesa praktike dhe pjesa teorike. Pjesa praktike mësohet drejtpërdrejt në një kompani. Aty punon si praktikant ose praktikante dhe merr një pagë të vogël. Për pjesën teorike, shkohet në shkollën profesionale.

Kualifikimi profesional në shkollë

Kualifikimi profesional në shkollë zhvillohet vetëm në një shkollë profesionale. Për këtë ju nevojitet një diplomë shkollore dhe nganjëherë përvoja të tjera, si për shembull një praktikë. Arsimi profesional në shkollë zgjat 1 deri në 3.5 vjet, varësisht nga profesioni.

Kujdesi i mesditës, kujdeset e mesditës

Kujdesi i mesditës është i ngjashëm me qëndrimet pasdite. Fëmijët mund të qëndrojnë pas shkollës, nëse prindërit punojnë. Në kujdesin e mesditës, fëmijët marrin drekë dhe ndihmë për detyrat e shtëpisë. Ata luajnë së bashku dhe shkojnë jashtë. Ndonjëherë ka ekskursione. Zakonisht fëmijët shkojnë në shtëpi midis orës 14 dhe 16.

Kujdesi i pasditës

Kujdesi i pasdites është një shërbim për fëmijët në shkollë pas përfundimit të mësimit. Kjo është e dobishme kur prindërit duhet të punojnë. Zakonisht fëmijët marrin ushqim, bëjnë detyrat e shtëpisë në kujdesin e pasdites dhe shpesh ka aktivitete të tjera si sporti ose vizatimi.

Kujdestaria për fëmijët

Ju punoni dhe keni nevojë për një vend kopshti për fëmijën tuaj? Ekzistojnë oferta të ndryshme për kujdesin ndaj fëmijëve: Fëmijët nga 3 deri në 6 ose 7 vjeç shkojnë në një kopsht. Për fëmijët më të vegjël deri në 3 vjeç ekziston çerdhja. Ose mund të organizoni një dado. Fëmijën e çoni në mëngjes dhe e merrni në pasdite ose mbrëmje. Për fëmijët në shkollë ka qëndrime ditore ose mbështetje pasditeje.

Kursi i integrimit, kurset e integrimit

Një kurs integrimi ju ndihmon të ambientoheni në Gjermani. Në të mësoni gjermanisht dhe shumë rreth Gjermanisë dhe kulturës gjermane. Një pjesë e kostove mbulohet nga Ministria Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF). Për disa persona, kursi është falas.

Kursi i shkrim-leximit, kurset e shkrim-leximit

Ky është një kurs për njerëzit që nuk dinë të lexojnë ose të shkruajnë. Ekzistojnë edhe kurse integrimi të veçanta me shkrim-lexim. Ky kurs quhet gjithashtu kurs alfabetizimi dhe zakonisht zgjat 900 orë.

L

Legalizimi i dokumenteve

Një institucion zyrtar, si një noter, verifikon dokumentet dhe vërteton që janë autentike duke i nënshkruar dhe vulosur.

Leja e punës

E njohur edhe si Arbeitsgenehmigung. Nëse dëshironi të punoni në Gjermani dhe nuk jeni nga një vend i Bashkimit Evropian (BE), ju duhet një leje pune. Informacione të mëtejshme mund të gjeni te Agjencia për Punësim (Agentur für Arbeit).

Leja e qëndrimit

Leja e qëndrimit tregon sa kohë mund të qëndroni në Gjermani dhe nëse ju lejohet të punoni. Kjo leje mund të jetë në formën e një vize, leje qëndrimi ose Karta e kaltërt e BE-së.

Leja e qëndrimit

Kjo është një formë e lejes së qëndrimit që zakonisht është e kufizuar në kohë. Ajo ju lejon të qëndroni ligjërisht në Gjermani për një periudhë të caktuar, për qëllime si punësimi, arsimi ose bashkimi familjar. Leja mund të zgjatet ose të shndërrohet në një leje qëndrimi të përhershme.

Leja e vozitjes/Patenta e shoferit

Ju ngisni një makinë, kamion apo motor? Atëherë ju keni nevojë për patentën e shoferit apo lejen e vozitjes. Në këtë dokument thuhet, se ju keni të drejtën të ngisni një makinë, kamion ose motor.

Leja prindëror

Prindërit me një punë të rregullt mund të marrin lejen prindërore. Gjatë kësaj kohe, nëna ose babai nuk punojnë dhe qëndrojnë në shtëpi me fëmijën. Leja prindërore zgjat deri në 3 vjet. Megjithatë, mund të merret vetëm 1 ose 2 vjet ose disa muaj. Një pjesë të lejes prindërore mund të shfrytëzohet deri në ditëlindjen e 8-të të fëmijës. Kjo vlen për të dy prindërit. Në muajt e parë, përfitoni ndihmë financiare prindërore (Elterngeld). Pas 3 viteve ose edhe më herët, mund të riktheheni në punë.

Lënda e etikës

Në shumicën e shteteve federale, nxënësit mund të zgjedhin mes mësimit të fesë dhe mësimit të etikës. Në Berlin, të gjithë nxënësit janë të detyruar të ndjekin mësimin e etikës. Ky lloj mësimi nuk është i lidhur me ndonjë fe të caktuar, por mëson mbi fetë dhe filozofinë.

Libri i familjes

Kur martoheni, merrni një libër familjar (Familienstammbuch). Në librin familjar janë të regjistruara informacione rreth familjes suaj, për shembull: Kush janë prindërit tuaj? Nga vini ju? Cili është emri juaj i lindjes? Kush janë prindërit e partnerit ose partneres suaj? Nga vjen partneri ose partnerja juaj? Keni fëmijë?

Licenca e biznesit, licencat e biznesit

Ju dëshironi të hapni një firmë? Apo të hapni një dyqan, restorant ose kafene? Atëherë ju duhet një licencë biznesi. Këtë e merrni në zyrën e biznesit. Dokumentet që ju nevojiten për nxjerrjen e lejes: pasaporta juaj, leja e qëndrimit (Aufenthaltstitel), kualifikacione përkatëse profesionale dhe ndonjëherë dëshmia e gjendjes penale (Polizeiliches Führungszeugnis). 

Ligjërata, ligjëratat

Ligjërata është një formë mësimi në një institucion të arsimit të lartë. Zakonisht, shumë studentë janë në një sallë të madhe. Pedagogu flet për një temë, dhe studentët dëgjojnë dhe marrin shënime.

Ligji për migrimin e profesionistëve

Nëse keni një kualifikim profesional ose njohuri praktike, mund të migroni më lehtë në Gjermani përmes këtij ligji.

Llogaria bazë

Një llogari bazë është një llogari bankare e ngjashme me një llogari rrjedhëse. Është krijuar për njerëzit që nuk kanë shumë të ardhura. Bankat janë të detyruara ta ofrojnë këtë llogari. Në këtë llogari mund të transferoni pagesa për qira, paga ose ndihma sociale.

Llogaria e depozitave ditore

Kjo llogari nuk është për përdorim të përditshëm si një llogari rrjedhëse ose bazë. Nëse keni para të tepërta, mund t’i depozitoni në një llogari depozitash ditore. Bankat ofrojnë norma më të larta interesi për këto llogari krahasuar me ato rrjedhëse ose kursimesh. Ju mund t’i tërhiqni paratë kur të dëshironi nga kjo llogari.

Llogaria e kursimeve

Kjo është një llogari bankare afatgjatë. Nga kjo llogari ju nuk mund të kryeni transferta bankare (si për shembull si nga llogaria rrjedhëse) Nga një llogari kursimesh, ju përfitoni më tepër interesa për paratë tuaja, sesa nga një llogari rrjedhëse. Zakonisht paratë rrinë më gjatë në këtë llogari, sesa në llogarinë rrjedhëse.

Llogaria rrjedhëse, llogaritë rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse është llogaria më e rëndësishme bankare. Ju e përdorni atë për të paguar qiranë dhe për të marrë pagën tuaj, si dhe për të bërë transferime dhe pagesa pa para të gatshme ose online. Kur hapni një llogari rrjedhëse, banka ose kursimorja ju jep një kartë debiti dhe/ose kartë giro. Për kartën giro zakonisht paguhet një tarifë mujore.

M

Mamija, mamitë

Mamija nuk është mjeke, por ka një kualifikim profesional. Ajo përgatit gratë për lindjen, asiston gjatë lindjes dhe kujdeset për gruan dhe foshnjën pas lindjes. Mamija ju ndihmon për çdo gjë rreth foshnjës dhe iu përgjigjet pyetjeve tuaja.

Masteri

Masteri është një diplomë e lartë universitare që mund ta fitoni pas diplomës bachelor. Në fund të studimeve për master shkruani një punim përfundimtar (punim masteri). Studimet zgjasin zakonisht 2 vjet.

Matura

Në gjimnaz, në fund, bëhet Matura. Ky është niveli më i lartë i shkollës në Gjermani. Pas kësaj mund të studiohet në universitet.

Mbikëqyrësi

Mbikëqyrësi juaj, është shefi juaj i drejtpërdrejtë. Mbikëqyrësi është përgjegjës për ju dhe punën tuaj gjatë orarit të punës. Ai ju thotë çfarë pune duhet të bëni dhe si ta kryeni atë. Zakonisht edhe mbikëqyrësi juaj ka një mbikëqyrës.

Mbledhje prindërore

Disa herë gjatë vitit shkollor, shkollat organizojnë takime për prindërit për të diskutuar tema të rëndësishme, si ekskursionet ose rezultatet e fëmijëve. Dhe ju gjithashtu njiheni me prindërit e tjerë.

Mbrojtja ligjore për nënat

Këto janë rregulla për mbrojtjen e grave shtatzëna dhe nënave me një vend pune të përhershëm. Rregullat më të rëndësishme janë: Një grua nuk lejohet të punojë për një periudhë kohe para dhe pas lindjes së fëmijës së saj. Në Gjermani, kjo është 6 javë para lindjes dhe të paktën 8 javë pas lindjes. Gjatë kësaj kohe, gruaja vazhdon të marrë pagën ose rrogën e saj. Prej fillimit të shtatzënisë deri në 4 muaj pas lindjes, punëdhënësi është i detyruar të mos e ndërpres kontratën e punës, pra nuk mundet ta largoi nga puna. Në disa profesione, një grua nuk lejohet të punojë gjatë gjithë shtatzënisë.

Mësuesi/Mësuesja

Kjo është një mësuese ose një mësues që jep mësim në një shkollë. Ata quhen gjithashtu persona mësimdhënës.

Minijob

Në një minijob fitoni maksimumi 538 euro në muaj. Ka minijob në fusha të ndryshme, për shembull si ndihmës/e shtëpiak/e, punonjës/e zyre, shofer/e ose në gastronomi. Një minijob mund ta gjeni përmes qendrës për punës, në gazetë dhe në internet.

Ministria e Jashtme

Në Ministrinë e Jashtme mund të mësoni nëse ju nevojitet një vizë për në Gjermani. Informacione të mëtejshme gjenden në www.auswaertiges-amt.de nën seksionin “Visa & Aufenthalt”.

Mjeku i përgjithshëm

Është një mjek/e për të gjitha sëmundjet. Në rast sëmundje, së pari shkohet tek një mjek i përgjithshëm. Ai ose ajo ju informon për sëmundjen që keni ose ju udhëzon te një specialist. Një emër tjetër që përdoret është "mjeku i familjes".

Mjeti i pagese, mjetet e pagesës

Ka mjete të ndryshme pagese: për shembull para të gatshme, tërheqje nga llogaria bankare, karta EC, karta krediti dhe fatura.

N

Ndërprerja e kontratës, ndërprerja e kontratave

Ju dëshironi të ndërprisni një kontratë (për shembull për një banesë ose një vend pune)? Atëherë ju duhet të shkruani ndërprerjen e kontratës: Ndërprerja e një kontrate duhet të bëhet me shkrim.

Ndërrimi i mallit/e drejta e kthimit

Ju keni blerë diçka dhe dëshironi ta ktheni? Në shumë dyqane mund ta ktheni: ju mund ta ktheni dhe të merrni paratë tuaja mbrapsht. Ndonjëherë nuk merrni paratë pas, por mund të zgjidhni diçka tjetër nga dyqani. Ofertat speciale shpesh nuk mund të kthehen.

Ndihma për prindërit

Kjo është një ndihmë financiare për prindërit që qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre pas lindjes.

Ndihma për të papunët

Nëse humbni punën tuaj, mund të merrni ndihmë financiare nga sigurimi i papunësisë. Kjo ndihmë ju mbështet derisa të gjeni një punë të re.

Ndihma sociale

Kjo është një ndihmë financiare për njerëzit që nuk kanë një punë ose që nuk fitojnë mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Neto

Paga/rroga neto është shuma që merrni pasi të jenë zbritur taksat dhe sigurimet nga paga/rroga bruto.

Nevoja për mbështetje

Disa fëmijë kanë vështirësi në të mësuar. Ata janë shumë më të ngadaltë se fëmijët e tjerë. Ose kanë një paaftësi fizike. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.

Njohja e diplomave të huaja

Në Gjermani, në shumë profesione (p.sh., si mjek ose mësues) lejohet të punohet vetëm me një kualifikim specifik. Procesi i njohjes vlerëson arsimin dhe kualifikimet e migrantëve. Nëse kualifikimi i marrë është i barasvlershëm me një arsimim në Gjermani, mund të punoni në atë profesion. Informacione më të hollësishme mund të gjeni te BAMF (www.bamf.de) dhe në www.anerkennung-in-deutschland.de.

Noteri/noterja

Noteri është një avokat i veçantë. Ata mund të kryejnë detyra të rëndësishme për shtetin. Ata sigurojnë që dokumentet të jenë të sakta.

O

Oferta speciale, ofertat speciale

Disa dyqane i shesin produktet e tyre, për një kohë të shkurtër, me çmime shumë të ulëta. Këto produkte quhen oferta speciale. Kryesisht ofertat speciale gjenden shumë shpejt: ato ndodhen shpesh në hyrje të dyqanit.

Ofruesi i shërbimeve të telefonisë celulare

Nëse dëshironi të telefononi, të bisedoni ose të përdorni internetin me telefonin tuaj, ju nevojitet një ofrues i shërbimeve të telefonisë celulare. Ata ofrojnë tarifa të ndryshme. Ofruesit janë për shembull Telekom, Vodafone ose O2.

Ofruesi/ja i/e kursit)

Është shkollë gjuhe, në të cilën ndiqet kursi i integrimit (Integrationskurs). Ju mund të informoheni pranë shkollave të gjuhëve ose në internet. Një shkollë në afërsinë tuaj do ta gjeni te BAMF.

Ora mësimore, orët mësimore

Një orë mësimore në kursin e integrimit ose në kursin e gjuhës profesionale zgjat 45 minuta.

Organizata e punëmarrësve

Organizata e punëmarrësve mbron interesat e punëmarrësit në një kompani. Nëse keni probleme me punëdhënësin, organizata mund të ndihmojë. Ajo ndërmjetësojn mes punëmarrësve dhe punëdhënësit. Për shembull, çdo kompani e madhe ka një këshill pune (Betriebsrat). Jashtë kompanive ekzistojnë sindikatat që ofrojnë mbështetje shtesë.

P

Paaftësia për punë

Do të thotë që nuk mund të punoni. Për shembull, për shkak të një sëmundjeje ose pas një aksidenti.

Paga minimale, pagat minimale

Në Gjermani ekziston një pagë minimale: punëdhënësve nuk u lejohen t’u paguajnë punonjësve më pak se 12,41 euro për orë (gjendja në vitin 2024).

Pagesa automatike mujore

Një pagesë automatike mujore është një formë e veçantë e transferimit bankar. Për shembull, mund ta përdorni për të paguar qiranë. Vendoset dita fikse për transfertën bankare (për shembull, në ditën e parë të muajit) si edhe numri i llogarisë bankare të qiradhënësit. Banka e transferon automatikisht shumën çdo muaj në të njëjtën datë.

Pagesa përmes tërheqjes bankare

Kur blini diçka me tërheqje bankare, shitësi mund ta marrë shumën nga llogaria juaj. Ju i jepni atij lejen për tërheqjen e parave. Nëse llogaria është në një bankë gjermane, atëherë ju nuk paguani taksa për këtë shërbim. Me tërheqje bankare mund të paguani blerjet në internet, sigurime dhe pagesa mujore (p.sh., për energjinë ose internetin).

Para në dorë/ para në të holla

Kartëmonedhat dhe monedhat janë para në dorë. Me to mund të paguani kudo.

Partia/partitë

Një parti politike, është një grupim njerëzish me dëshira dhe qëllime të përbashkëta. Partia synon të marr vendime apo t’i ndikoj ato, në emër të shtetit.

Pasaporta/pasaportat

Ky dokument konfirmon identitetin e një personi. Në pasaportë janë të shënuara të dhënat personale (emri, data e lindjes...) dhe nënshtetësia. Një pasaportë nevojitet në vendin tuaj për, për shembull, të shkoni në një institucion. Gjithashtu, ju duhet një pasaportë për të hyrë në një vend tjetër. Në pasaportë mund të gjenden edhe informacione të tjera, si për shembull viza ose leja e qëndrimit.

Periudha e provës

Në një punë të re zakonisht ka një periudhë prove. Gjatë kësaj kohe, ju dhe punëdhënësi mund të ndërprisni punën më shpejt. Punëdhënësi ju vlerëson më nga afër për të vendosur nëse duhet të vazhdoni pas periudhës së provës. Po ashtu, ju vendosni nëse dëshironi ta vazhdoni këtë punë. Periudha e provës mund të zgjasë deri në 6 muaj.

Portali i punës, portalet e punës

Një portal pune është një platformë në internet ku gjeni shpallje të vendeve të lira të punës nga kompani që kërkojnë punonjës.

Praktika/praktikat

Në një praktikë fitohen përvoja praktike në një profesion. Kohëzgjatja e praktikës mund të ndryshojë: mund të zgjasë 2 javë ose disa muaj. Nganjëherë paguheni për praktikën.

Praktikanti/e

Ky është një person që bën një kualifikim profesional në një kompani.

Programi i studimeve duale

Programet duale të studimit kombinojnë studimet në universitet me përvojën praktike në një kompani. Studentët mësojnë teori në universitet dhe praktikë në kompani.

Promovimi i gjuhës, promovimet e gjuhës

Me lojëra speciale, tregime dhe këngë, fëmijët mësojnë të flasin më mirë gjermanisht. Në kopshtet për fëmijë shpesh ka një promovim të veçantë të gjuhës për fëmijët e huaj.

Protokolli i dorëzimit, protokollat e dorëzimit

Ju keni marrë me qira një banesë dhe doni të hyni brenda. Nëse në banesë është diçka e prishur, duhet ta shkruani në protokollin e dorëzimit me qiradhënësin ose qiradhënësen. Protokollin duhet ta firmosni të dy.

Provimi i gjuhës gjermane për studime të larta

Për të studiuar në një universitet ose shkollë të lartë në Gjermani, zakonisht duhet të kaloni një nga këto provime gjuhësore. Informacione të mëtejshme mund të gjeni në: www.dsh-germany.com, www.dsh-termin.de dhe ​​​​​​​www.testdaf.de.

Provimi i vlerësimit

Nëse diplomimi juaj shkollor nuk është i mjaftueshëm për të studiuar në Gjermani, duhet të bëni një provim vlerësimi në një kolegj studimor. Pas këtij provimi mund të vazhdoni studimet në universitet.

Provimi ndërmjetës, provimet ndërmjetëse

Nxënësit që ndjekin kurse profesionale duhet të japin një provim në gjysmën e kohëzgjatjes së kursit. Kjo quhet provim ndërmjetës.

Provimi përfundimtar, provimet përfundimtare

Është një provim që bëhet në fund të një kualifikimi. Praktikantët tregojnë çfarë kanë mësuar. Nëse e kaloni provimin përfundimtar, merrni një certifikatë përfundimi.

Provimi shtetëror

Ka disa programe studimi që përfundojnë me një provim shtetëror. Ky është provimi shtetëror. Këtu përfshihen mjekësia, shkencat juridike, farmaceutika dhe disa programe mësimdhënieje, në varësi të landit.

Punëdhënësi, punëdhënësja

Kjo mund të jetë një kompani, e cila punëson punonjës. Edhe shteti mund të jetë punëdhënës, për shembull për mësues ose kujdestarë fëmijësh. Nëse keni një biznes tuajin dhe punoni aty, atëherë ju nuk keni punëdhënës.

Punëmarrësi/ punëmarrësja

Nëse punoni për një kompani dhe jeni i punësuar aty, atëherë ju jeni punëmarrësi ose punëmarrësja.

Punimi shkollor, punimet shkollore (Studime)

Një punim shkollor është një provim me shkrim. Studentët shkruajnë një punim shkollor në një kurs studimi mbi një temë të caktuar. Punimi zakonisht është 10-20 faqe i gjatë dhe shpesh është i notuar.

Pushimet

Çdo vit, ju keni një numër të caktuar ditësh pushimi. Në pushime ju do të vazhdoni ta merrni pagën/rrogën tuaj. Ju duhet të flisni me përgjegjësin tuaj, për të vendosur se kur ju mund t’i merrni pushimet. Në Gjermani punohet 5 ditë në javë. Ju dëshironi të merrni një javë pushime (nga e hëna deri të dielën), atëherë j’u nevojiten 5 ditë pushimi.

Pushimet e semestrit

Gjatë pushimeve të semestrit, në universitetet gjermane nuk ka ligjërata ose seminare. Shpesh studentët në këtë periudhë japin provime ose shkruajnë punime seminarike.

Q

Qendër edukimi për të rritur

Në një qendër edukimi për të rritur, të rriturit dhe të rinjtë mbi 16 vjeç mund të ndjekin kurse. Kurset nuk kushtojnë shumë. Mund të mësohen gjuhë të huaja – përfshirë gjermanishten – fotografi, krijim i bizhuterive, kërcim, pikturë dhe shumë të tjera. Ka edhe kurse profesionale, për shembull punë me kompjuter. Të rriturit mund të përfundojnë gjithashtu një diplomë shkolle në qendrën e edukimit për të rritur, për shembull diplomën e Hauptschulabschluss. Kurset zakonisht zhvillohen një herë në javë në mbrëmje ose gjatë një fundjave.

Qendra e informimit profesional

Në këtë qendër, punonjësit ju këshillojnë për të gjitha pyetjet që lidhen me temën profesion. Një qendër të tillë mund ta gjeni në faqen e Agjencisë për Punësim: www.arbeitsagentur.de.

Qendra e këshillimit

Keni pyetje ose një problem? Kjo është një qendër ku mund të merrni ndihmë. Aty punojnë persona që ju ofrojnë informacion dhe këshilla për tema specifike.

Qendra e kujdesit ditor për fëmijë, qendrat e kujdesit ditor për fëmijë

Të gjitha vendet ku fëmijët kujdesen gjatë ditës quhen qendra të kujdesit ditor për fëmijë. Çerdhet, kopshtet dhe qëndrimet pasdite janë qendra të kujdesit ditor. Shkurtimi për këtë është "Kita".

Qendra e kujdesit pas shkollës, qendrat e kujdesit pas shkollës

Në një qendër kujdesi pas shkollës, fëmijët qëndrojnë pas përfundimit të shkollës, nëse prindërit punojnë. Ndonjëherë qendrat janë të hapura edhe para shkollës. Fëmijët marrin drekë dhe ndihmë me detyrat e shtëpisë. Ata mund të qëndrojnë në qendër deri në orën 16:00 ose 17:00.

Qendra e punësimit, qendrat e punësimit

Qendra e punësimit ju ndihmon nëse keni shumë pak të ardhura. Mund të aplikoni për ndihmë financiare. Në çdo qytet gjendet një qendër punësimi. Adresën e qendrës së punësimit tuaj e gjeni në www.arbeitsagentur.de.

Qiradhënësi, qiradhënësja

Një qiradhënës ose qiradhënëse jep me qira banesa ose shtëpi për njerëz që kërkojnë një banesë ose një shtëpi (qiramarrësit).

Qiraja e ngrohtë, qiratë e ngrohta

Kjo është qiraja së bashku me kostot shtesë.

Qiraja e përkohshme, qiratë e përkohshme

Qiraja e përkohshme do të thotë që merrni një banesë me qira vetëm për një kohë të caktuar. Kjo mund të bëhet nëse nuk gjeni menjëherë një banesë ose nuk planifikoni të qëndroni gjatë në një qytet.

Qiraja pa shpenzime shtesë, qirat pa shpenzime shtesë

Kjo është qiraja e banesës pa përfshirë shpenzimet shtesë.

Qiramarrësi/Qiramarrësja

Një qiramarrës ose qiramarrëse merr me qira një banesë ose një shtëpi dhe paguan çdo muaj qiranë dhe kostot shtesë pronarit ose pronarës.

R

Raporti mjekësor

Ju jeni të sëmurë dhe nuk mund të punoni? Këtë duhet t’ia thoni menjëherë punëdhënësit tuaj. Zakonisht keni nevojë edhe për një raport mjekësor. Ju e merrni këtë raport nga mjeku. Ai i dërgon informacionet direkt te sigurimi shëndetësor. Punëdhënësi juaj mund ta shohë raportin mjekësor online. Gjithashtu, mund të merrni një raport mjekësor përmes telefonit. Edhe fëmijëve j’u nevojitet ndonjëherë raporti mjekësor, për ta paraqitur në shkollë.

Raporti mjekësor, raportet mjekësore

Ju jeni të sëmurë dhe nuk mund të punoni? Atëherë, ju keni nevojë për një raport mjekësor për ta paraqitur te punëdhënësi.Kjo quhet njoftim për sëmundje. Nëse jeni të sëmurë për më shumë se 3 ditë, ju nevojitet një raport mjekësor nga mjeku juaj. Ndonjëherë punëdhënësi e kërkon raportin mjekësor më herët.

Raporti mjekësor, raportet mjekësore

Nëse jeni të sëmurë dhe nuk mund të punoni, zakonisht ju duhet një raport mjekësor për punëdhënësin. Ky është një dokument nga mjeku që konfirmon paaftësinë tuaj për të punuar. Për fëmijët, ndonjëherë duhet një raport mjekësor për shkollën. Zakonisht, ju duhet të e dorëzoni raportin pas tre ditësh mungese. Disa punëdhënës mund të e kërkojnë edhe më herët. Që nga viti 2023, raportet mjekësore funksionojnë kryesisht në mënyrë digjitale.

Receta, recetat

Shumë barëra mund t’i blini pa recetë në farmaci. Për disa barëra ju duhet një shënim nga mjeku. Ky shënim është receta. Në të shënohet se çfarë bari ju nevojitet dhe sa shpesh duhet ta merrni.

Rregullorja e shtëpisë, rregulloret e shtëpisë

Rregullorja e shtëpisë përcakton rregullat për bashkëjetesën e banorëve në një ndërtesë. Për shembull: Një herë në javë, një banor duhet të pastrojë shkallët. Një rregull tjetër mund të jetë: Fëmijët lejohen të luajnë në oborrin përpara ndërtesës, por jo në garazh. Rregulloret e shtëpisë janë të ndryshme. Zakonisht i merrni me kontratën e qirasë.

Rroga, rrogat

Kjo është shuma e parave që merrni në vendin e punës të përhershëm çdo muaj. Rrogën ju e merrni edhe kur jeni i sëmur apo jeni me pushime. Bruto është paga e përgjithshme. Nga kjo shumë duhet të paguani taksat dhe sigurimet. Pjesa që mbetet është neto.

Rroga, rrogat

Këto janë paratë që merrni si punonjës me një vend pune të rregullt çdo muaj. Rrogën e merrni edhe kur jeni të sëmurë ose në pushim. Bruto është paga totale. Prej saj duhet të paguani taksat dhe sigurimet. Pjesa e mbetur është neto.

S

Semestri

Një semestër është gjysmë viti në një universitet gjerman. Ka 2 semestra: semestri dimëror dhe semestri veror.

Seminari, seminaret

Një seminar është një formë mësimore në universitet. Në një seminar zakonisht ka më pak studentë. Shpesh është më praktik sesa një ligjëratë, ku zakonisht vetëm pedagogu flet.

Shërbimi i urgjencës

Mjekët dhe farmacistët që punojnë të shtunën, të dielën ose gjatë natës janë pjesë e shërbimit emergjent. Nëse ju nevojitet ndihmë urgjente, ata janë aty për ju.

Shkolla dygjuhëshe, shkollat dygjuhëshe

Mësimi zhvillohet në 2 gjuhë, zakonisht në gjermanisht dhe një gjuhë tjetër.

Shkolla e mesme profesionale

Këtu mund të fitoni një diplomë të shkollës së mesme të lartë. Mund të ndjekni këtë shkollë pasi të keni përfunduar një kualifikim profesional.

Shkolla e përgjithshme

Kjo është një shkollë që përfshin shkollën fillore, shkollën e mesme të ulët dhe gjimnazin në një ndërtesë. Fëmijët ndjekin kurse me nivele të ndryshme vështirësie. Një fëmijë që nuk është i mirë në matematikë ndjek një kurs më të lehtë. Një fëmijë që është i mirë në anglisht ndjek një kurs më të vështirë. Në një shkollë të përgjithshme mund të kaloni lehtësisht nga një lloj shkolle në tjetrën. Nuk ka shkolla të përgjithshme kudo.

Shkolla me orar të plotë

Në këtë shkollë, fëmijët qëndrojnë gjithë ditën, zakonisht deri në orën 16:00 ose 17:00. Ata marrin një vakt dreke dhe ndihmë me detyrat e shtëpisë. Gjithashtu, nxënësit mund të ndjekin kurse të veçanta, si për shembull të mësojnë një instrument muzikor, të bëjnë sport ose të luajnë teatër. Shkollat publike me orar të plotë janë falas, ndërsa në shkollat private duhet të paguhet një tarifë shkollimi.

Shkolla profesionale

Kjo është një shkollë për kualifikim profesional në shkollë. Mësoni një profesion për 1 deri në 3.5 vite. Në dallim nga trajnimi dual, nuk punoni në kompani, por ndonjëherë bëni një praktikë.

Shkolla profesionale duale

Shkolla profesionale është pjesë e trajnimit dual. Këtu mësoni përmbajtje teorike për profesionin tuaj, por edhe tema të tjera të përgjithshme. Shkoni në shkollë 8 deri në 12 orë në javë dhe ditët e tjera punoni në kompani. Në disa raste, shkoni në shkollë për disa javë dhe më pas punoni disa javë në kompani.

Shkolla shtetërore, Shkolla shtetërore

Në Gjermani, shumica e shkollave janë në pronësi të shtetit. Nuk paguani asgjë për mësimin, është falas.

Shoqata, shoqatat

Një shoqatë është një grup njerëzish që dëshirojnë të bëjnë diçka së bashku. Ata kanë të njëjtat interesa dhe qëllime. Për shembull, mund të luajnë futboll së bashku, të këndojnë ose të ndihmojnë njerëzit e tjerë. Ka shumë lloje të ndryshme shoqatash. Në një shoqatë futbolli, për shembull, njerëzit luajnë futboll së bashku. Në një shoqatë muzikore bëjnë muzikë së bashku.

Shpenzimet e tjera

Këto janë shpenzimet shtesë që shtohen mbi çmimin e qirasë për banesën (qira neto). Për shembull, shpenzimet për ujin, dritën në shkallë dhe në bodrum, pastrimin e mbeturinave, antenën/kabllin televiziv. Ndonjëherë ngrohja dhe energjia elektrike janë pjesë e kostove shtesë, por zakonisht paguhen veçmas.

Shtetësia gjermane

Kjo është procedura për të marrë shtetësinë gjermane.

Shteti federal

Republika Federale e Gjermanisë përbëhet nga 16 krahina, të quajtura Lande. Një Land është normalisht një krahinë e madhe, si Bayern, Hessen apo Nordrhein-Westfalen. Por ka edhe qytete që janë shtete federale, si Berlini ose Hamburgu. Çdo shtet federal ka qeverinë e tij (Landesregierung) dhe parlamentin e vet (Landtag). Megjithatë, vendimet më të rëndësishme merren nga qeveria federale.

Sigurime shoqërore

Këto janë sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sigurimi i detyrueshëm i pensioneve, sigurimi i aksidenteve, sigurimi i kujdesit dhe sigurimi i papunësisë.

Sigurimet për papunësinë

Kur një punëmarrës mbetet i papunë, sigurim për papunësinë mbulon një pjesë të pagës së tij. Të gjithë punëmarrësit janë automatikisht të siguruar për papunësi dhe ndajnë shpenzimet me punëdhënësin. Nëse jeni i vetëpunësuar, mund të kontribuoni për sigurimin e papunësisë në mënyrë vullnetae.

Sigurimi, sigurimet

Ju paguani çdo muaj ose çdo vit për një situatë të caktuar para sigurimit. Me këtë, ju jeni të siguruar për atë situatë. Për shembull, për sëmundje: Ju paguani çdo muaj para për sigurimin shëndetësor. Pastaj sëmureni dhe duhet të shkoni te mjeku. Në këtë rast, sigurimi shëndetësor paguan për mjekun, dhe jo ju.

Sigurimi i aksidenteve, sigurimet e aksidenteve

Sigurimi i aksidenteve paguan kur ju pësoni një aksident. Ekziston sigurimi i detyrueshëm i aksidenteve për aksidentet në punë. Ekzistojnë gjithashtu sigurime private për aksidentet në kohën e lirë.

Sigurimi i kujdesit, sigurimet e kujdesit

Kujdesi është shumë i kushtueshëm. Sigurimi i kujdesit ofron mbështetje financiare kur keni nevojë për kujdes afatgjatë. Zakonisht këtë ndihmë e marrin njerëzit shumë të moshuar ose personat që kanë pësuar një aksident të rëndë.

Sigurimi i pensionit, sigurimet e pensionit

Në Gjermani njerëzit zakonisht punojnë deri në moshën 67 vjeçare. Pas kësaj, ata dalin në pension. Deri në daljen në pension, ata paguajnë çdo muaj një pjesë të pagës në sigurimin e pensionit. Kur dalin në pension, marrin çdo muaj një pjesë të të ardhurave të mëparshme nga sigurimi i pensionit. Punonjësit janë automatikisht të siguruar për pension. Koston e ndajnë me punëdhënësin. Nëse nuk jeni punonjës, mund të bëni një sigurim privat për pension. Shumë njerëz kanë një sigurim shtetëror për pension dhe një sigurim privat.

Sigurimi shëndetësor, sigurimet shëndetësor

Ky sigurim është i detyrueshëm në Gjermani. Sigurimi shëndetësor zakonisht mbulon shpenzimet për mjekun, spitalin dhe disa barna. Për barnat shpesh duhet të paguani një pjesë të vogël vetë. Nëse fitoni shumë pak, mund të siguroheni përmes bashkëshortit ose bashkëshortes. Fëmijët janë automatikisht të siguruar nga prindërit.

Sindikata, sindikatat

Këto janë organizata, që përfaqësojnë interesat e punëmarrësve (Arbeitnehmern).

Statusi i qëndrimit

Në statusin e lejes së qëndrimit përcaktohet sa kohë ju lejohet të qëndroni në Gjermani dhe nëse keni të drejtë të punoni. Me një status qëndrimi, ju qëndroni ligjërisht në Gjermani.

Studimet

Për disa profesione, si p.sh. inxhinier ose mësues, nevojiten studime. Ju mund të studioni në një universitet ose në një shkollë të lartë.

T

Takimi me prindër

Ky është një takim me mësuesit e shkollës për të diskutuar për rezultatet dhe sjelljen e fëmijës suaj.

Taksa bazë, taksat bazë

Kjo është tarifa që paguani çdo muaj.

Tarifa, tarifat

Çmimi për një shërbim të caktuar.

Tarifa, tarifat

Paratë që paguani për një shërbim.

Tarifa e semestrit, tarifat e semestrit

Studimi në universitetet shtetërore zakonisht është pa pagesë. Për çdo semestër, studentët zakonisht paguajnë një tarifë semestrale. Këto janë shpenzimet për administratën, shërbimet e studentëve dhe biletën semestrale. Në universitetet private tarifat janë shumë më të larta.

Tarifa e shkollës

Këto paguhen vetëm në shkollat private. Në shkollat private, mësimi është shpesh shumë i kushtueshëm.

Tarifa fikse

Ju paguani çmimin fiks dhe nuk ka rëndësi, sa gjatë telefononi apo jeni në internet.

Tarifat e studimit

Ky është çmimi që paguhet për të ndjekur një universitet ose një shkollë të lartë (FH). Në disa lande gjermane ka tarifa për studime, por ato janë të ndryshme në varësi të vendit.

Testi i gjuhës gjermane për migrantë

Ky është një provim përfundimtar në kuadër të kursit të integrimit. Pas këtij provimi, ju arrini një nivel gjuhësor A2 ose B1.

Testi i klasifikimit

Ky është një test para një kursi gjuhe. Shkolla e gjuhëve teston njohuritë tuaja të gjermanishtes dhe mund të shohë se cili nivel jeni. Ju e bëni këtë test para kursit të integrimit. Kështu e filloni kursin sipas nivelit tuaj. Ndonjëherë duhet ta bëni testin gjatë regjistrimit në kursin e integrimit.

Transferi i parave

Banka dërgon para nga një llogari në një tjetër. Për shembull, për qiranë e banesës: Paratë kalojnë direkt nga llogaria juaj në llogarinë e qiradhënësit. Shumica e njerëzve bëjnë transfertat online përmes kompjuterit ose telefonit.

Tregu javor, tregjet javore

Në shumë qytete, një ose dy herë në javë zhvillohet një treg javor. Ai ndodhet në një shesh qendror ose në një sallë. Shitësit zakonisht vijnë nga rajoni. Në tregun javor mund të gjeni kryesisht fruta dhe perime të freskëta, si dhe qumësht, djathë, peshk dhe mish. Ndonjëherë aty mund të blini edhe veshmbathje.

U

Universiteti i Shkencave të Aplikuara

Si një universitet, por me orientim praktik. Ka universitete të shkencave të aplikuara për inxhinieri, ekonomi, pedagogji dhe profesione artistike. Për të studiuar në një universitet të tillë, duhet me doemos një diplomë e shkollës së mesme (Abitur) ose një diplomë e shkollës së mesme profesionale (Fachabitur).

V

Vaksina, vaksinat

Shumë sëmundje shkaktohen nga bakteret ose viruset. Gjatë një vaksinimi, mjeku ose mjekja injekton në trup baktere ose viruse të dobësuara. Përmes vaksinimit, trupi krijon antitrupa që mbrojnë individin nga bakteret dhe viruset. Disa nga vaksinat më të rëndësishme janë: tetanosi, fruthi, rubeola, shytat dhe poliomieliti.

Vendi i kualifikimit

Ky është një vend pune për një person që bën kualifikim në një profesion. Për të fituar një vend kualifikimi, duhet të aplikoni në një kompani.

Vendimi i pranimit, vendimet e pranimit

Vendimi i pranimit është një dokument. E merrni nga një institucion i arsimit të lartë kur ju lejohet të studioni aty.

Vetëdeklarata e qiramarrësit, vetëdeklaratat e qiramarrësit

Dëshironi të merrni me qira një banesë? Ndonjëherë pronarët kërkojnë një vetëdeklaratë nga qiramarrësi. Ju përgjigjeni pyetjeve, për shembull për statusin familjar ose të ardhurat. Dokumentin mund ta gjeni në internet. Kërkoni në internet për „Mieterselbstauskunft Vorlage“.

Viti i kualifikimit

Një kualifikim profesional dual zgjat zakonisht nga 2 deri në 3.5 vite. Çdo vit gjatë kësaj periudhe quhet vit kualifikimi. Zakonisht fillon më 1 gusht ose më 1 shtator.

Z

Zgjedhjet evropiane

Çdo pesë vjet, qytetarët e Bashkimit Evropian zgjedhin Parlamentin Evropian. Rregullat për zgjedhjet mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Zgjedhjet komunale

Një komunë është një qytet ose një komunë. Është njësia më e vogël administrative në Gjermani. Edhe aty zhvillohen zgjedhje. Rregullat për zgjedhjet komunale ndryshojnë sipas landeve federale.

Zgjedhjet parlamentare federale

Çdo katër vjet zhvillohen zgjedhjet parlamentare federale. Në këto zgjedhje, qytetarët zgjedhin deputetët e rinj, pra politikanët që do të përfaqësojnë popullin.

Zgjedhjet për parlamentin e landit

Çdo katër ose pesë vjet zgjidhen deputetët, pra politikanët dhe politikanet për parlamentin e një landi në Gjermani.

Europäische Wirtschaftsraum

Këtu përfshihen të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.

Zyra Akademike për Çështje Ndërkombëtare, Zyrat Akademike për Çështje Ndërkombëtare

Zyra Akademike për Çështje Ndërkombëtare është pjesë e një universiteti dhe shpesh quhet edhe International Office. Nëse doni të studioni në një universitet gjerman, punonjësit e kësaj zyre mund t’ju ndihmojnë.

Zyra e biznesit, zyrat e biznesit

Ju dëshironi të krijoni firmën tuaj? Apo të hapni një dyqan, restorant ose kafene? Atëherë ju duhet një licencë biznesi. Këtë e merrni në zyrën e biznesit.

Zyra e gjendjes civile, zyrat e gjendjes civile

Dëshironi të martoheni? Ju keni një fëmijë? Dëshironi të divorcoheni? Atëherë duhet të shkoni në zyrën e gjendjes civile në qytetin tuaj.

Zyra e regjistrimit të banorëve

Nëse transferoheni në një qytet të ri, duhet të regjistroheni. Për këtë, duhet të shkoni në zyrën e regjistrimit të banorëve me një pasaportë ose dokument tjetër identifikimi.

Zyra e shërbimeve sociale, zyrat e shërbimeve sociale

Zyra e shërbimeve sociale është një autoritet. Ajo quhet gjithashtu Zyra për Çështje Sociale. Është përgjegjëse për njerëzit me aftësi të kufizuara. Aty mund të merrni kartën për personat me aftësi të kufizuara.

Zyra për mbrojtjen e konsumatorëve, zyrat për mbrojtjen e konsumatorëve

Janë qendra informimi për konsumatorët. Konsumator, është çdo individ, që blen diçka. Zyra për mbrojtjen e konsumatorit jep informacion mbi produkte të ndryshme. Ajo ndihmon konsumatorët edhe në çështje ligjore (për shembull: Ju keni blerë një produkt, i cili është defekt dhe dyqani, në të cilin ju e keni blerë nuk pranon ta marr mbrapsht produktin. Atëherë zyra për mbrojtjen e konsumatorit mund t’ ju ndihmoj).

Zyra për të rinjtë, zyrat për të rinjtë

Zyra për të rinjtë ndihmon fëmijët, të rinjtë dhe prindërit e tyre. Ajo ofron, për shembull, këshillim psikologjik për problemet në një familje. Ndonjëherë problemet janë aq të mëdha sa që një fëmijë nuk mund të qëndrojë më në familjen e tij. Atëherë, zyra për të rinjtë gjen një tjetër familje që e merr fëmijën për një kohë të caktuar. Zyrat për të rinjtë shpesh kanë edhe kopshte për fëmijë. Në çdo qytet ka një zyrë për të rinjtë.

Zyra sociale, zyrat sociale

Zyra sociale është një institucion. Nëse keni nevojë për ndihmë financiare, zyra sociale kontrollon nëse mund të merrni përfitime sociale.

Zyrtari/ja për barazi, zyrtarët për barazi

Këta janë njerëz që punojnë në një ndërmarrje, institucion ose qytet. Ata kanë një detyrë të veçantë: të sigurojnë që persona të caktuar, si ata me aftësi të kufizuara ose prindërit, të mos kenë disavantazhe.

Na ndiqni