Jeta me fëmijët

Kinderfahrrad und Schuhe vor einer Wohnungstüre © Goethe-Institut/ Gina Bolle

Familja është shumë e rëndësishme. Ajo ofron dashuri, mbështetje dhe bashkim. Në Gjermani ka shumë lloje të ndryshme familjesh. Çdo familje është e ndryshme.

Audio-Player: Artikel anhören

Artikel anhören

Leben mit Kindern

Jeta familjare

Në shumë familje, të dy prindërit kujdesen për edukimin e fëmijëve. Shpesh njëri prej prindërve punon më pak dhe kalon më shumë kohë me fëmijët. Zakonisht është nëna. Por ka gjithnjë e më shumë baballarë që për një kohë nuk punojnë dhe kujdesen për fëmijët.

Disa prindër ndahen. Shumë prej tyre vazhdojnë të kujdesen së bashku për fëmijët, edhe pse nuk jetojnë më në të njëjtën banesë. Por ka edhe shumë familje vetëm me një prind. Ato quhen prindër të vetëm. Ka familje "Regenbogenfamilien", ku fëmijët kanë dy nëna ose dy baballarë. Ka familje "Patchwork", ku fëmijët nga prindër të ndryshëm jetojnë së bashku. Dhe ka familje kujdestare, ku të afërmit ose prindërit kujdestar kujdesen për fëmijët.

Shtatzënia

Jeta me fëmijët fillon që gjatë shtatzënisë. Nëse ju keni pyetje në lidhje me çështjen e shtatzënisë, mund të shkoni në një këshillim për shtatzëni.

Gjatë shtatzënisë, ju duhet të vizitoni rregullisht një gjinekolog ose gjinekologe. Ai ose ajo u përgjigjet pyetjeve tuaja dhe kontrollon shëndetin e fëmijës tuaj. Detyra të ngjashme ka gjithashtu edhe mamia. Ajo ju këshillon dhe ju ndihmon gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës tuaj. Mamia është gjithashtu e pranishme gjatë lindjes. Mjeku ose mjekja juaj mund t’ju ndihmojë të gjeni një gjinekolog, gjinekologe dhe/ose një mami. Shumë gra marrin pjesë edhe në kurse përgatitore për lindje. Këtu ju japin shumë këshilla për lindjen. Dhe ju krijoni kontakte me gra të tjera shtatzëna.

Mbrojtja e nënës, koha e prindërimit dhe ndihma për prindërit

Nëse keni një vend pune të përhershëm, mund të shkoni në mbrojtje të nënës edhe para lindjes. Gjatë kësaj kohe nuk është e nevojshme të punoni. Në shumicën e profesioneve kjo fillon gjashtë javë para lindjes. Mbrojtja e nënës zgjat të paktën 14 javë në total. Ajo mund të zgjatet. Gjatë kësaj kohe, punëdhënësi juaj nuk mund t’ju largoj nga puna.

Pas mbrojtjes së nënës, mund të merrni kohën e prindërimit: ju qëndroni në shtëpi dhe kujdeseni për fëmijën tuaj. Gjatë kësaj kohe ju nuk punoni. Koha e prindërimit mund të zgjasë deri në tre vjet.
Por mund të merrni edhe vetëm një ose dy vjet kohë prindërimi. Ju mund të përdorni një pjesë të kohës së prindërimit deri në ditëlindjen e 8-të të fëmijës tuaj. Kjo vlen për çdo prind. Pas kësaj mund të ktheheni në vendin tuaj të punës.

Nuk është gjithmonë e lehtë të kombinoni punën dhe familjen. Në Gjermani ekziston ndihma për prindërit. Ajo synon të mbështesë familjet e reja. Gjatë dymbëdhjetë muajve të parë të kohës së prindërimit, merrni ndihmë për prindër. Nëse partneri ose partnerja juaj merr gjithashtu kohën e prindërimit, atëherë janë 14 muaj. Ekziston gjithashtu "ElterngeldPlus". Kjo mund të merret deri në 24 muaj. Shuma e ndihmës për prindërit varet nga paga juaj neto. Për marrjen e kompensimit prindëror duhet bërë një kërkesë. Ju mund ta merrni atë edhe nëse nuk keni vend pune.

Ndihma për fëmijët

Rritja e fëmijëve kushton shumë. Prandaj, familjet në Gjermani marrin ndihmë financiare nga shteti. Me ndihmën për fëmijët, mund të kujdeseni për ta që të kenë një jetë të mirë dhe një të ardhme të sigurt. Ndihmën për fëmijët duhet ta aplikoni në Agjencinë Federale të Punës. Ndihmën për fëmijët e merrni të paktën deri në ditëlindjen e 18-të të fëmijës tuaj. Kush ka të ardhura të ulëta, mund të marrë edhe ndihma shtesë.

Kontrollet shëndetësore

Shëndeti i fëmijëve tuaj është i rëndësishëm. Prandaj, në Gjermani ka kontrolle të rregullta te mjeku pediatër. Gjatë këtyre kontrolleve, mjeku pediatër i shqyrton me kujdes fëmijët tuaj. Kështu mund të identifikohen probleme ose sëmundje që në fillim. Mjeku ose mjekja kontrollon për shembull peshën dhe gjatësinë e fëmijës tuaj. Gjithashtu kontrollon nëse fëmija po zhvillohet mirë. Çdo kontroll regjistrohet nga mjeku ose mjekja në një fletore. Kontrolli është falas. Është e rëndësishme që të mos harroni asnjë kontroll. Pediatri ose pediatrja kryen gjithashtu vaksinat për fëmijën tuaj.

Fëmijë me aftësi të kufizuara

Keni një fëmijë me aftësi të kufizuara ose një fëmijë me sëmundje kronike? Lexoni për këtë në tekstin tonë "Përfshirja: Jeta me aftësi të kufizuara".

Kujdesi për fëmijët

Në Gjermani ka mënyra të ndryshme për të kujdesur për fëmijët tuaj. Lexoni për këtë në tekstin tonë informativ "Kujdesi për fëmijët".

Koha e lirë

Gjatë kohës së lirë mund të bëni shumë gjëra me fëmijët tuaj: Për fëmijët e vegjël ka parqe lojërash jashtë. Fëmijët më të mëdhenj mund të shkojnë për shembull në një klub sportiv. Në verë ka pishina të hapura, ndërsa në dimër pishina të mbyllura për not. Gjatë pushimeve shkollore, qytetet ofrojnë programe të veçanta për fëmijë që nuk kushtojnë shumë. Informacione mund të merrni në zyrën e rinisë dhe në bashkinë e qytetit tuaj. Gjithashtu, shumë klube ofrojnë aktivitete për fëmijë. Më shumë informacione mund të gjeni në tekstin tonë informativ "Koha e lirë".

Në Gjermani, fëmijët shpesh takohen me shokët dhe shoqet e tyre. Për shembull, ata vizitojnë njëri-tjetrin në shtëpi dhe luajnë së bashku. Ndonjëherë, fëmijët ftojnë fëmijë të tjerë të kalojnë natën në shtëpinë e tyre. Shumë fëmijë festojnë ditëlindjen e tyre me një festë. Për këtë, ata ftojnë fëmijë të tjerë. Festa është shpesh në shtëpi. Ka lojëra argëtuese dhe tortë. Por ka edhe festa ku prindërit dhe fëmijët shkojnë në një ekskursion.

Grindjet, krizat dhe dhuna në familje

Jeta familjare nuk është gjithmonë e lehtë. Edukimi i fëmijëve mund të jetë shumë i lodhshëm. Gjithashtu, puberteti, pra kur fëmijët rriten, nuk është një periudhë e lehtë. Mendimet e ndryshme, xhelozia ose situatat e papritura në jetë mund të çojnë në konflikte dhe kriza në familje. Zyrat e këshillimit mund të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje së bashku.

A është situata në familjen tuaj shumë e rëndë? A ka dhunë fizike apo seksuale? Edhe fjalët mund të jenë dhunë. Kërkoni ndihmë urgjente. Ekzistojnë numra të urgjencës dhe zyra këshillimi. Mos hezitoni. Ekzistojnë gjithashtu oferta të veçanta ndihme për gratë.

Pyetje të shpeshta

Na ndiqni