Telefoni celular dhe internet
Dëshironi të telefononi, të navigoni në internet, të bisedoni dhe të dërgoni SMS? Ju duhet një ofrues i telefonisë celulare. Në Gjermani ka shumë ofrues të tillë. Ju keni një gamë të gjerë zgjedhjesh për kontrata ose karta SIM parapaguese me kosto të ndryshme. Telefononi shumë shpesh? Dëshironi të përdorni internetin edhe gjatë udhëtimeve? Gjeni diçka që ju përshtatet nevojave tuaja.