Për hyrjen në Gjermani, ju nevoitet një pasaportë e vlefshme ose një dokument tjetër, i cili vërteton identitetin tuaj. Pasaporta ju duhet edhe më pas, kur të paraqiteni në ndonjë zyrë. Qytetarëve, të cilët nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian (BE), ju nevoitet gjithashtu vizë.
Vizën ju mund ta merrni në Ambasadën Gjermane (ose në Konsullatën Gjermane) në vendin tuaj. Nëse keni një kontratë pune në Gjermani ose një pjesë e familjes tuaj jeton këtu? Nëse keni një kualifikim profesional ose përvojë pune? Atëherë mund ta merrni më lehtë vizë. Informacione të mëtejshme do të gjeni te Ministrina e Punëve të Jashtme dhe në portalin e Qeverisë Federale për specialistë nga jashtë "Make it in Germany".
Zyra e regjistrimit të banorëve dhe leja e qëndrimit
Në Gjermani, fillimisht duhet të regjistroheni në zyrën e regjistrimit të banorëve në qytetin tuaj. Shpeshherë koha e pritjes është e gjatë, prandaj kujdesuni që të caktoni një takim sa më herët.
Takimin mund ta rezervoni edhe në internet duke kërkuar "Einwohnermeldeamt" dhe emrin e qytetit tuaj. Më pas, duhet të shkoni në zyrën për të huaj. Aty do të merrni lejen e qëndrimit. Kjo është një kartë që tregon statusin tuaj të qëndrimit. Ajo përcakton sa kohë mund të qëndroni në Gjermani dhe nëse keni të drejtë të punoni.
Lista kontrolluese për hapat e parë në Gjermani
Kursi për integrimit: Nëse nuk flisni mirë gjermanisht? Atëherë ju mundeni ose jeni të detyruar të ndiqni një kurs për integrim. Më shumë rreth kësaj mund të lexoni në tekstin kursi i integrimit.
Kërkimi i punës dhe kualifikimi: Agjencia e punës ju ndihmon në kërkimin e punës dhe jep informacione për kualifikimet dhe kurset. Më shumë rreth kësaj mund të gjeni në tekstin Puna – kërkimi i punës, studimi dhe kualifikimi
Fëmijët dhe shkolla: Fëmijët duhet të ndjekin shkollën në Gjermani. Më shumë rreth kësaj mund të lexoni në tekstet përkujdesja e fëmijëve dhe sistemi shkollor.
Sigurimet: Disa sigurime janë shumë të rëndësishme: veçanërisht sigurimi shëndetësor, sigurimi i pensionit dhe sigurimi për përkujdes afatgjatë. Më shumë informacione mund të gjeni në tekstet shëndeti dhe sigurimet.
Të gjitha shtetet e BE-së, si dhe Islanda, Liehtenshtajni dhe Norvegjia.
Informacione rreth shumë temave mund të gjeni në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Agjencinë Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) dhe në "Make it in Germany".
Specialistët nga jashtë mund të marrin më lehtë vizë. Në "Make it in Germany" mund të gjeni informacione të tjera rreth ligjit për migrimin e specialistëve.
Kontaktoni qendrën e këshillimit për migracion, një organizatë të vetë-organizuar për migrantë ose qendrën Mirësevini në zonën tuaj. Një përmbledhje mund ta gjeni në rubrikën "Gjeni ndihmë".
Me këto këshilla mund ta kuptoni më mirë letrat zyrtare nga autoritetet:
Mund të kontaktoni një qendër këshillimi. Në rubrikën "Gjeni ndihmë" do të gjeni informacione rreth këshillimeve, si për shembull për këshillimin e migrantëve të rritur ose migrantëve të rinj. Nën "Adresa të rëndësishme" mund të gjeni qendra këshillimi për migrantët në zonën tuaj. Atje mund t'ju thonë çfarë mund të bëni dhe si të veproni më së miri.