Shëndeti
Ndiheni i sëmurë? Për shembull, keni ftohje ose dhimbje koke? Për sëmundjet e lehta, si ftohje apo dhimbje koke, ju mund të blini barëra në farmaci. Në Gjermani ka shumë farmaci. Farmacistët dhe farmacistet mund t’ju ndihmojnë. Ata mund të përgjigjen në pyetjet tuaja dhe t’ju gjejnë medikamentin e duhur.