Ein Kellner steht an der Bar in einem Restaurant und trocknet Gläser ab. © Goethe-Institut

Dokumentet e rëndësishme për fillimin e punës

Ju keni gjetur një vend pune të përhershme në Gjermani? Atëherë ju jeni një punëmarrës. Juve ju duhen disa dokumente për punëdhënësin tuaj. Së pari juve ju duhet vërtetimi, që ju paguani sigurime shëndetësore. Këtë vërtetim ju e merrni nga sigurimi juaj shëndetësor. Në Gjermani sigurimi shëndetësorështë i detyruar. Shpesh j’ u nevojitet edhe dëshmia e gjendjes penale. Këtë ju e merrni te zyra e regjistrimit civil. 

Sigurimet dhe tatimet

Si punëmarrës, ju keni një sigurim për pension dhe sigurime për papunësinë. Këto sigurime ju i fitoni automatikisht. Punëdhënësi paguan një pjesë të sigurimit tuaj shëndetësor, sigurimit për pension dhe sigurimit për papunësinë. Pjesën tjetër e paguani ju. Kjo pjesë mbahet automatikisht nga paga/rroga juaj. Juve ju nevojitet një numër fiskal dhe karta tatimore elektronike. Të dyja këto i merrni nga zyra e tatimeve. Pagesën e tatimeve ju nuk e kryeni vet. Zyra e tatimeve i tërheq ato direkt nga paga/rroga juaj.

Kontrata e punës

Çdo punëmarrës ka një kontratë pune. Ju edhe punëdhënësi nënshkruani kontratën. Lexojeni me vëmendje kontratën e punës para se ta nënshkruani atë. Nëse nuk jeni të sigurt për diçka, pyesni për informacion të mëtejmë: Për të rriturit, te Zyra e Këshillimit për migrantët e rritur (MBE). Për të rinjtë dhe të rriturit nën moshën 27 vjeç, te Shërbimi për migracionin e të rinjve (JMD). Kontrata e punës përmban të gjitha rregullat. Ju edhe punëdhënësi duhet t’ i respektoni këto rregulla. Aty thuhet p. sh. gjithashtu: Sa fitoni në muaj? Sa ditë pushimi keni? Çfarë duhet të bëni kur jeni i sëmur? Një punë e re, ka normalisht në fillim një periudhë prove. Periudha e provës është e ndryshueshme. Ndonjëherë zgjat vetëm disa javë, dhe ndonjëherë një gjysmë viti. Në periudhën e provës, punëdhënësi juaj ju vëzhgon me imtësi. Ai vendos, nëse ju do të vazhdoni të punoni në firmë edhe pas periudhës së provës. Dhe ju vendosni, nëse dëshironi ta vazhdoni punën pas periudhës së provës, ose jo. Gjatë periudhës së provës, afati për ndërprerjen e kontratës është më i shkurtër (zakonisht deri në 3 javë), normalisht më pas është 3 muaj.

Minijob

Në Gjermani ka gjithashtu edhe minijob/punët për 520 euro. Një minijob është një vend pune, në të cilin ju mund të fitoni deri në 520 € në muaj. Ju keni gjithashtu automatikisht një sigurim shëndetësor dhe sigurim për pension. Këto paguhen nga punëdhënësi, ju nuk duhet të paguani. Por ju nuk keni sigurime për papunësinë.

Eine Kellnerin in einem Restaurant stellt Stühle auf die Tische. © Goethe-Institut

Vetë-punësimi

Ju jeni i vetë-punësuar, pra nuk jeni punëmarrës? Atëherë ju nevojitet një sigurim shëndetësor. Sigurimin shëndetësor duhet ta paguani vet. Mirë do të ishte, nëse ju do të kishit edhe një sigurim për pensionin. Në disa profesione, për shembull zejtar apo mami, sigurimi për pension është i detyrueshëm. Te zyra e tatimeve do të merrni numrin fiskal. Zyra e tatimeve do të dijë me përafërsi, fitimin tuaj vjetor. Dhe në bazë të kësaj, ajo vendos shumën e tatimeve, që ju duhet të paguani. Pagesën e tatimeve ju nuk e kryeni vet. Nëse ju dëshironi të krijoni firmën tuaj, atëherë ju nevojitet një leje për hapje biznesi. Këtë ju e merrni te zyra e regjistrimit të biznesit. Në bashki ju mund të pyesni, se ku ndodhet zyra e regjistrimit të biznesit të qytetit apo vendit ku ju jetoni. Edhe nëse ju dëshironi për shembull të hapni një dyqan apo restorant, ju nevojitet gjithashtu një leje për hapje biznesi.

Eine Frau sitzt an einem Tisch in ihrer Wohnung und arbeitet am Laptop. © Goethe-Institut

Video International Sign

Pyetje të shpeshta

Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.

Për të shkuar te formulari i kontaktit