Kush flet më shumë se një gjuhë mirë, ka shumë përfitime në jetë dhe në punë. Njerëzit shumëgjuhësh mësojnë shumë për kultura të tjera. Ata kanë aftësi ndërkulturore dhe mund t'i kuptojnë më mirë perspektivat e ndryshme. Ata mund të marrin pjesë më aktive në shoqëri.
Në Gjermani jetojnë shumë njerëz nga vende të tjera. Ata përbëjnë më shumë se 20 përqind të popullsisë. Shumë njerëz që vijnë në Gjermani mësojnë gjermanishten si gjuhë të huaj ose të dytë. Gjuha gjermane është e rëndësishme për ta. Ata mund të flasin me njerëz të tjerë. Mund ta gjejnë më lehtë një punë. Mund ta kuptojnë më mirë kulturën gjermane. Por edhe gjuha e tyre amtare, gjuha e prejardhjes, është e rëndësishme.
Nxitja e gjuhës gjermane
Gjuha gjermane është shumë e rëndësishme për të rriturit dhe fëmijët. Me të mund të komunikojnë më lehtë. Ata mund të gjejnë më lehtë shokë dhe shoqe. Të rriturve u duhet gjermanishtja për punë dhe përditshmëri, si p.sh. gjatë blerjeve ose në institucione. Në shumë institucione ka informacione në gjuhë të ndryshme. Mund të merrni gjithashtu ndihmë nga përkthyes/e. Ata flasin gjuhën tuaj amtare dhe gjermanishten. Mund të përkthejnë kur nuk mund të thoni ose kuptoni diçka. Fëmijëve u duhet gjermanishtja për shkollë. Një gjuhë mësohet duke dëgjuar, lexuar, folur dhe shkruar. Të rriturit mund të ndjekin një kurs për integrimi ose kurse të tjera për gjuhën gjermane. Më shumë informacione mund të gjeni në tekstin „Kursi për integrim“.
Ju nevojitet kontakt i rregullt me gjuhën dhe shumë mundësi ushtrimi. Duhet ta përdorni gjermanishten shpesh. Situatat reale janë më të mirat, si për shembull gjatë blerjeve. Flisni shpesh me njerëz që kanë gjermanishten si gjuhë amtare.
Fëmijët mësojnë gjermanisht zakonisht përmes kontaktit dhe lojës me fëmijë dhe të rritur të tjerë, si për shembull në Kita ose në shkollë. Këta fëmijë rriten shumëgjuhësh (bilingual). Leximi me zë i librave ndihmon në mësimin e gjuhës gjermane.
Ka programe të ndryshme për Kita dhe shkolla fillore, si për shembull kurset përgatitore për gjermanisht ose klasat mbështetëse të gjuhës gjermane. Nëse një fëmijë ende nuk flet mjaftueshëm gjermanisht, ka mundësi për ndihmë. Ka gjithashtu qendra këshilluese që ofrojnë këshilla dhe informacione.
Nxitja e gjuhës amtare
Fëmijët tuaj duhet ta flasin mirë edhe gjuhën amtare. Kështu mund të mësojnë më lehtë edhe gjuhë të tjera. Përmes gjuhës amtare ata mësojnë shumë edhe për kulturën dhe traditat e vendit të tyre të prejardhjes. Në shumë familje, nëna dhe babai flasin të njëjtën gjuhë. Në disa familje është ndryshe. Atëherë secili duhet të flasë me fëmijët në gjuhën e tij amtare. Mund t’ju lexoni rregullisht fëmijëve, të këndoni këngë dhe të luani lojëra. Mund gjithashtu të telefononi me anëtarët e familjes.
Në qytetet e mëdha shpesh ka Kitas dygjuhëshe ose shkolla ndërkombëtare. Shumë konsullata dhe shoqata ofrojnë mësime për gjuhën amtare për fëmijët e shkollave. Fëmijët mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare. Ata marrin informacione për jetën dhe traditat në vendet e tyre të prejardhjes. Në disa rajone, ka mbështetje për gjuhën edhe në shkolla të zakonshme. Ky mësim quhet mësim plotësues në gjuhën amtare (MUE).
Në internet mund të gjeni shumë oferta, si për shembull grupe lojërash për fëmijë, klube sportive ose ekskursione të përbashkëta. Kështu, fëmijët dhe prindërit mund ta flasin rregullisht gjuhën amtare edhe në vende të tjera.
Këshilla për një edukim shumëgjuhësh
Një qëndrim pozitiv ndaj gjuhës e bën më të lehtë mësimin.
Babai dhe nëna duhet të flasin me fëmijët në gjuhën e tyre amtare.
Flisni në shtëpi në gjuhën amtare.
Mos i detyroni fëmijët të flasin një gjuhë të caktuar. Ndonjëherë fëmijët nuk kanë dëshirë ta bëjnë këtë. Ata flasin vetëm gjuhën që dëshirojnë. Kjo mund të ndryshojë me kohën.
Përveç gjuhës amtare, mbështesni edhe gjuhën gjermane.
Qendrat këshilluese ofrojnë ndihmë dhe mbështetje. Kërkoni në internet për „interkulturelle Beratungsstelle“ ose „mehrsprachige Beratungsstelle“.
Shumëgjuhësia ka shumë përfitime: Mund të flasësh me më shumë njerëz dhe të komunikosh më mirë. Mund të gjesh më lehtë një punë dhe ndonjëherë të fitosh një pagë më të lartë. Mëson për kultura të tjera dhe mund të sillesh më mirë me njerëz nga vende të ndryshme.
Ndiqni kursin e gjuhës gjermane. Mësoni dhe ushtroni vetë në shtëpi me libra, filma, podkaste ose ushtrime online. Dëgjoni dhe flisni sa më shumë të jetë e mundur gjermanisht.
Ka shumë oferta në internet dhe qendra këshilluese. Gjithashtu ka shkolla për gjuhën amtare. Fëmijët mësojnë atje të lexojnë dhe të shkruajnë në gjuhën amtare. Ata mësojnë gjithashtu shumë për vendin e tyre të prejardhjes.