Si punëmarrës, duhet të paguani sigurim për pension. Paratë tërhiqen automatikisht nga paga juaj. Ekzistojnë gjithashtu sigurime private për pension: Për shembull, si punëmarrës mund të paguani vullnetarisht për një pension shtesë. Ky është një pension shtesë nga punëdhënësi. Pyesni punëdhënësin tuaj.
Të vetëpunësuarit mund të kenë sigurim për pension, por nuk janë të detyruar. Në disa profesione, si për shembull si mamia apo në zanate, edhe të vetëpunësuarit duhet të kenë sigurim për pension. Mund të keni gjithashtu sigurim privat për pension.