Blerjet
Në të gjitha qytetet, por edhe në disa fshatra të Gjermanisë, ka supermarkete. Atje mund të gjeni zakonisht të gjitha gjërat e rëndësishme për përditshmërinë: bukë, mish, fruta dhe perime, qumësht dhe kos, çokollatë, detergjentë, letra higjienike dhe shumë të tjera. Dyqanet në Gjermani kanë orare të ndryshme hapjeje. Supermarketet zakonisht hapen nga ora 7:00 deri të paktën në orën 20:00.