Logo Goethe-Institut

Maqedonia e Veriut

Kurse për fëmijë dhe adoleshentë

Përjetojeni gjuhën gjermane në mënyrë aktive dhe përdoreni atë për të luajtur role, me intervista dhe në projekte

Zgjidhni terminin
  • përmbajtje motivuese për kursantë të rinj
  • Mësim aktiv: të folurit, të shkruarit, të dëgjuarit
  • Mësim në grup

Ilustrimi: Ca adoleshentë vizatojnë dhe shkruajnë në tabelë.

Vendosni themelin e një të ardhme të suksesshme për fëmijët Tuaj me kursin e gjuhës gjermane për fëmijë dhe adoleshentë. Mësuesit tanë rregullisht ndjekin trajnime të metodikës dhe didaktikës si dhe punojnë me metoda bashkëkohore dhe motivuese të të nxënit, të cilat janë të harmonizuara në mënyrë të posaçme për çdo moshë.

Kurse për fëmijë

Ein fröhliches kleines Mädchen sitzt im Klassenzimmer vor einem Lehrbuch.

Kurse për fëmijë, nga 5 deri 13 vjeç

Dy herë në javë mund të mësoni gjermanishten me prezencë fizike në Institut së bashku me mësuesin Tuaj dhe pjesëmarrësit tjerë, ta përdorni gjuhën gjermane dhe njëkohësisht të argëtoheni.
  • Niveli
    A0.1-B1.2

  • Fillim
    Dy herë në vit, në fillim të shtatorit, në fillim të shkurtit

  • Kohëzgjatja
    15 javë (=1 semestër për А1.1/1) * për një vit (2 semestra) mësohet i tërë niveli (А1.1)

  • Orë mësimore në javë
    4 nga 45 minuta

  • Pjesëmarrës
    maks. 16

  • Qasje në platformën e të mësuarit
    Në kohëzgjatjen e kursit dhe tre javë pas mbarimit të kursit

  • Çmimi
    14.000 MKD den për semestër (tekstet shkollore nuk janë të përfshira në çmim)

Që nga dita e parë, gjuha mësimore është gjuha gjermane. Kurset janë të përshtatshme për fëmijë pa ose me njohuri të caktuara të gjermanishtes. Fëmijët do t jenë të klasifikuar në grupe të ndryshme. Kurset për fëmijë ju ftojnë të mësoni gjermanishten në mënyrë intuitave, përmes lojës dhe në mënyrë aktive me të gjitha shqisat.

Përdorimi për komunikim i gjermanishtes, gramatika, fjalori dhe ushtrimet e të shprehurit luajnë një rol të rëndësishëm në kurset tona. Orët mësimore përshtaten sipas grupmoshave.

Kurse për adoleshentë

Junge Männer haben Spaß im Unterricht.

Kurse për adoleshentë, nga 13 deri 18 vjeç

Kursi Blended Learning është i dedikuar për adoleshentë me ose pa njohuri paraprake. Që nga dita e parë, gjuha mësimore është gjuha gjermane.
  • Niveli
    A1.1–C1.2

  • Fillim
    Dy herë në vit, në fillim të shtatorit, në fillim të shkurtit

  • Kohëzgjatja
    15 javë

  • Orë mësimore në javë
    4 nga 45 minuta

  • Pjesëmarrës
    maks. 16

  • Qasje në platformën e të mësuarit
    Në kohëzgjatjen e kursit dhe tre javë pas mbarimit të kursit

  • Çmimi
    14.000 MKD (A1.1-B1.2); 15.000 MKD (B2.1-C1.2)

Kursi Blended Learning përbëhet nga 50% mësim në klasë virtuale përmes Adobe Connect ose me prezencë fizike në Institut dhe 50% mësim i pavarur në platformën mësimore me tutor

Në platformën mësimore do të mësoni në mënyrë individuale me ndihmën e detyrave të shumëllojshme dhe me situata të përditshme – thjeshtë, fleksibël dhe në mënyrë efektive.

Mësuesi Juaj do t’ju mbështesë në procesin Tuaj të mësimit dhe do t’ju japë informatë kthyese personale si dhe këshilla të dobishme për të mësuar.

Ende pyetje? Me kënaqësi do t’ju këshillojmë.

Me kënaqësi do t’ju këshillojmë:

Na ndiqni