Iniciativa "Shkollat: Partnere të së ardhmes"

  • “Schools: Partners for the Future” (PASCH) initiative © Kai Uwe Oesterhellweg
  • “Schools: Partners for the Future” initiative © Kai Uwe Oesterhellweg
  • “Schools: Partners for the Future” initiative © PASCH-net
  • “Schools: Partners for the Future” initiative © Kai Uwe Oesterhellweg
  • “Schools: Partners for the Future” initiative © Keller
  • “Schools: Partners for the Future” initiative © PASCH-net
  • “Schools: Partners for the Future” initiative © Bernhard Ludewig

Iniciativa „Shkollat: Partnere të së ardhmes“ (PASCH) lidh një rrjet në mbarë botën prej më tepër se 1.700 shkollave PASCH me një lidhje të veçantë me Gjermaninë. Goethe-Institut përkujdeset për rreth 550 shkolla PASCH në sistemet arsimore nacionale të më shumë se 100 vendeve.

Në shkurt të vitit 2008, Ministria e punëve të jashtme nisi iniciativën „Shkollat: Partnere të së ardhmes“ (PASCH).PASCH-i koordinohet nga Ministria e punëve të jashtme dhe realizohet së bashku me Zyrën Qendrore për Çështjet Arsimore jashtë vendit, Goethe-Institut, Shërbimin Akademik Gjerman për Këmbim dhe Shërbimi i Këmbimit Pedagogjik të Konferencës së Ministrisë së Kulturës.

Parimet themelore dhe qëllimet

Katër parimet themelore e përcaktojnë orientimin e PASCH-it:
  • perspektiva nëpërmjet arsimimit
  • zgjerimi i horizontit nëpërmjet shumëgjuhësisë
  • qasja ndaj gjuhës dhe arsimit, dhe
  • trajtimi i përbashkët i problemeve të së ardhmes si një bashkësi mësimore ndërkombëtare