Çfarëdo planesh që të keni për të ardhmen Tuaj, me njohuritë e gjermanishtes ju do të krijoni mundësi të pafundme. Mësimi i gjermanishtes nënkupton të fitosh shkathtësi, me të cilat mund të përmirësoni cilësinë profesionale dhe private të jetës:
-
© colourbox.com
Në jetën afariste: Komunikimi në gjermanisht me partnerët Tuaj afarist gjermanofolës çon drejt marrëdhënieve më të mira afariste dhe përmes kësaj drejt mundësive më të mira për komunikim efektiv – dhe kështu drejt suksesit.
-
Foto: Getty Images/Adam Gault
Një karrierë globale: Me njohuritë e gjuhës gjermane përmirësoni mundësitë Tuaja profesionale te kompanitë gjermane në vendin Tuaj dhe në vendet tjera. Njohuritë e mira të gjuhës gjermane Ju bëjnë një bashkëpunëtor produktiv/ bashkëpunëtore produktive për një punëdhënës me raporte globale afariste.
-
© Fotolia / corbisrffancy
Turizmi dhe hoteleria: Turistë nga vendet gjermanofolëse udhëtojnë shumë dhe larg, ata shpenzojnë më tepër të holla për pushime se sa turistët nga vendet tjera. Ata pëlqejnë të jenë të trajtuar me mirësjellje nga personeli gjermanofolës dhe nga cicëroni i udhëtimit gjermanofolës.
-
-
-
© Getty Images / Neil Guegan
Mirëkuptimi kulturor: Të mësosh gjermanisht nënkupton të fitosh një pasqyrë të jetës, dëshirave dhe ëndërrave të njerëzve në shtetet e hapësirës gjermanofolëse me shoqëritë e tyre multikulturore.
-
© Getty Images/Manuel Gutjahr
Udhëtimi: Me njohuritë tuaja të gjermanishtes thelloni përjetimet tuaja të udhëtimit jo vetëm në vendet gjermanofolëse, por edhe në vende tjera të Evropës, veçanërisht në Evropën Lindore.
-
© Goethe-Institut/Loredana La Rocca
Të shijuarit e letërsisë, muzikës, artit dhe filozofisë: Gjermanishtja është gjuha e Gëtes, Kafkës, Mocartit, Bahut dhe Betovenit. Theloni shijen e të lexuarit dhe/ ose të dëgjuarit të veprave në gjuhën origjinale.
-
© Getty Images/Matthias Tunger
Mundësi studimi dhe punësimi në Gjermani: Gjermania ndan një numër të madh bursash për studim në Gjermani. Për të rinjtë e huaj ekziston një vizë e posaçme për punë gjatë pushimeve dhe për profesione të caktuara ekzistojnë kushte të veçanta për leje pune.
-