Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1
Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 është një provim i gjermanishtes për fëmijë dhe të rinj të moshës 10 deri në 16 vjeç. Ai dëshmon njohuri elementare të gjuhës dhe i përgjigjet nivelit të parë (A1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
Me kryerjen e suksesshme të provimit ti tregon, se ...
- mund të drejtosh dhe t'u përgjigjesh pyetjeve të thjeshta, si dhe të kërkosh e të reagosh kur të kërkojnë diçka.
- mund të shkruash fraza dhe fjali të thjeshtapër veten edhe për të tjerët.
- mund të kuptosh biseda dhe tekste,që flasin për gjëra të njohura.
Regjistrimi për provim
Regjistrimi për provim është i mundur vetëm me një pasaportë të vlefshme.
Ju lutemi rezervoni provimin vetëm përmes dyqanit tonë online.
![]() |
*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar
**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.
Rezultatet
Nga 1 Maji, ne do të lëshojmë vetëm dëshmi digjitale për të gjitha provimet.
Nëse e keni dhënë dhe e keni kaluar provimin, certifikata juaj është e gatshme për shkarkim. Ju lutemi që të hyni në faqen www.meingoethe.de dhe të zgjidhni provimin përkatës. Udhëzimet për shkarkimin e certifikatës digjitale i gjeni këtu:Rezultatet e provimit do të jenë të disponueshme brenda 10 ditëve të punës.
Për marrjen e certifikatës në version letër, duhet të paguhet një tarifë prej 2.000 denarësh.