Goethe-Zertifikat C1
Goethe-Zertifikat C1 është një provim i gjermanishtes për të rritur. Ai konfirmon një nivel gjuhësor shumë të avancuar dhe i përgjigjet nivelit të pestë (C1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...
- jeni në gjendje të kuptoni një spektër të gjerë tekstesh të gjata dhe të sofistikuara, si dhe të njihni kuptimet e implikuara në to.
- jeni në gjendje të shpreheni spontanisht dhe rrjedhshëm, pa ju dashur të kërkoni shpesh fjalët.
- jeni në gjendje ta përdorni gjuhën në mënyrë efektive dhe fleksible në aspektin social dhe profesional apo në formimin profesional dhe studimet e larta.
- mund të shpreheni qartë, në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar mbi çështje dhe rrethana komplekse.
Regjistrimi për provim
Regjistrimi për provim është i mundur vetëm me një pasaportë të vlefshme.
Ju lutemi rezervoni provimin vetëm përmes dyqanit tonë online.
Ju lutemi vini re:
Nëse tashmë keni një numër pjesëmarrësi (PTN), ju lutemi përdorni këtë numër ekzistues gjatë regjistrimit. Vetëm kështu mund të lëshohet një certifikatë e përgjithshme në një provim modular. Nëse përdoret një PTN i ri, kjo nuk është e mundur.
![]() |
*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar
**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.
Rezultatet
Nga 1 Maji, ne do të lëshojmë vetëm dëshmi digjitale për të gjitha provimet.
Nëse e keni dhënë dhe e keni kaluar provimin, certifikata juaj është e gatshme për shkarkim. Ju lutemi që të hyni në faqen www.meingoethe.de dhe të zgjidhni provimin përkatës. Udhëzimet për shkarkimin e certifikatës digjitale i gjeni këtu:Rezultatet e provimit do të jenë të disponueshme brenda 15 ditëve të punës.
Për marrjen e certifikatës në version letër, duhet të paguhet një tarifë prej 2.000 denarësh.