Goethe-Zertifikat A2
Goethe-Zertifikat A2 është një provim i gjermanishtes për të rriturit. Ai dëshmon njohuri elementare të gjuhës dhe i përgjigjet nivelit të dytë (A2) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...
- mund të kuptoni dhe të përdorni fjali dhe fraza, të cilat gjejnë përdorim të shpeshtë në situatat e së përditshmes.
- jeni në gjendje të komunikoni në situata të thjeshta dhe rutinë, në të cilat bëhet fjalë për shkëmbim informacioni mbi çështje të njohura dhe të zakonshme.
- mundeni të përshkruani me mjete të thjeshta prejardhjen dhe arsimin tuaj, ambientin në të cilin ndodheni dhe gjërat në lidhje me nevojat tuaja imediate.
Regjistrimi për provim
Regjistrimi për provim është i mundur vetëm me një pasaportë të vlefshme.
Ju lutemi rezervoni provimin vetëm përmes dyqanit tonë online.
![]() |
*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar
**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.
Rezultatet
Nëse e keni dhënë dhe e keni kaluar provimin, certifikata juaj është e gatshme për shkarkim. Ju lutemi që të hyni në faqen www.meingoethe.de dhe të zgjidhni provimin përkatës. Udhëzimet për shkarkimin e certifikatës digjitale i gjeni këtu:
Rezultatet e provimit publikohen brenda 15 ditëve të punës.
Për marrjen e certifikatës në version letër, duhet të paguhet një tarifë prej 2.000 denarësh.
REZULTATET
Çertifikatat e provimeve merren vetëm personalisht me pasaportë ose me autorizim të verifikuar nga noteri.
Rezultatet për provimet A2, B1, B2 dhe C1 zakonisht publikohen në faqen e internetit 15 ditë pune pas datës së provimit.
Ergebnisse A2 21.03.2025 // Termini i terheqjës së certifikatës më 14.04.2025, ora 09:00-10:00 (vetëm me pasaportë të vlefshme)