Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1
Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 është një provim i gjuhës gjermane për të rritur. Ai dëshmon njohuri elementare të gjuhës dhe i përgjigjet nivelit të parë (A1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...
- mund të merreni vesh në mënyrë të thjeshtë, nëse bashkëbiseduesit flasin ngadalë dhe qartë.
- mund të kuptoni dhe përdorni shprehi të shpeshta të së përditshmes dhe fjali të thjeshta (psh. informacione mbi personin dhe familjen tuaj, mbi bërjen e pazareve, mbi punën, mbi ambientin rreth e rrotull).
- mund të prezantoni veten dhe të tjerët dhe t'u drejtoni të tjerëve pyetje: psh. ku jetojnë ata, çfarë njerëzish njohin apo çfarë gjerash kanë.
![]() |
*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar
**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.
REZULTATET
- Çertifikatat e provimeve merren vetëm personalisht me pasaportë ose me autorizim të verifikuar nga noteri.
- Rezultatet e provimeve publikohen brenda 10 ditëve pune.
- Nëse vendi i provimit ka shtesën "Express Ergebnis", rezultatet do të publikohen ditën e nesërme të punës.