TestDaF
TestDaF është një provim gjuhe i nivelit të përparuar. Ai përfshin nivelet B2 deri në C1 të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
Nëse ju e merrni provimin TestDaF në të katra pjesët me notën TestDaF-Niveaustufe 4, atëherë kjo cerifikatë vlen si dëshmi gjuhe për pranimin thuajse në të gjitha degët dhe drejtimet në shkollat e larta gjermane.
Provimi TestDaF është gjithashtu një dëshmi e njohurive tuaja në gjuhën gjermane, e njohur në mbarë botën për projekte shkencore dhe profesione akademike.
Për provimin nuk janë të nevojshme njohuri të specializuara.
PËRFAQËSI NË MBARË BOTËN
Provimi TestDaF mund të jepet vetëm në qendrat e licencuara. Aktualisht ekzistojnë rreth 450 qendra provimesh, të cilat ofrojnë TestDaF. Këtu mund të kërkoni për qendra testimi në Gjermani dhe në mbarë botën:
Testzentren