Detyrat dhe qëllimet

Gjuhë. Kulturë. Gjermani.

Goethe-Institut sh.r. është institut kulture i Republikës Federale të Gjermanisë me veprimtari në gjithë botën.

Ne promovojmë njohjen e gjuhës gjermane jashtë Gjermanisë dhe përkujdesemi për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar. Ne ndërmjetësojmë një pasqyrë gjithëpërfshirëse për Gjermaninë përmes informatave për jetën kulturore, shoqërore dhe politike në vendin tonë. Programet tona kulturore dhe arsimore promovojnë dialogun ndërkulturor dhe mundësojnë pjesëmarrjen kulturore. Ato përforcojnë zgjerimin e strukturave civile shoqërore dhe nxisin lëvizjen globale.

Me rrjetin tonë të internetit të Goethe-Institut, Goethe-Zentrum, Shoqërive kulturore, sallave të leximit si dhe qendrave të provimeve dhe të mësimit të gjuhës, ne kemi qenë për shumë njerëz kontakti i parë me Gjermaninë. Partneriteti ynë bashkëpunues shumëvjeçar me institucione dhe personalitete udhëheqëse në mbi 90 shtete krijon besim të qëndrueshëm për vendin tonë. Ne jemi partnerë për të gjithë ata, të cilët në mënyrë aktive merren me Gjermaninë dhe kulturën e saj dhe punojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk janë të lidhur nga këndvështrimi partiako-politik.

Mitarbeiterin des Goethe-Instituts Skopje steht am Empfang
© Goethe-Institut
Goethe-Institut u themelua në korrik të vitit 2007 fillimisht si zyrë ndërlidhëse dhe më pas u shndërrua në një Goethe-Institut në nëntor të vitit 2016. Që nga janari i vitit 2016 Goethe-Institut ofron kurse të gjuhës dhe provime dhe gjithashtu është kompetent për përkujdesje dhe koordinim në Ballkanin Perëndimor. Goethe-Institut Shkup ndodhet në lagjen Karposh në katin e parë të një ndërtese moderne afariste, e cili gjendet në qendër dhe arrihet shumë lehtë me veturë ose me autobus.

Aktivitetet ndahen në fusha të punës
  • Bashkëpunimi arsimor për gjuhë gjermane: promovimi i mësimit të gjuhës gjermane dhe kompetenca profesionale e mësimdhënëseve dhe mësimdhënësve të gjermanishtes; mbështetja e qendrave që ofrojnë kurse, provime dhe mësimdhënie. Goethe-Institut përkujdeset në gjithë vendin për gjithsej 12 shkolla Pasch, respektivisht projekte shkollore Pash, në të cilat gjermanishtja ofrohet nga klasa e 1-rë.
  • Puna programore: në fushat e shkencës, letërsisë, filmit, medias, muzikës, teatrit/vallëzimit, arteve vizuale. Bashkëpunim me 4 shoqata kulturore në Shkup, Tetovë dhe Manastir. 
Si ndërmjetës dhe partner për projekte të përbashkëta në vendin nikoqir dhe në rajon ne punojmë sipas prioriteteve dhe qëllimeve të mëposhtme:
  • Intensifikimi i punës kulturore ndërlidhëse dhe takimeve programore ndërmjet vendit nikoqir dhe Gjermanisë, në veçanti për reduktimin e stereotipeve reciproke
  • Bashkëveprimi në zhvillimet inovative dhe prezantimi i tyre në art, shkencë dhe media
  • Promovim të dialogut të brendshëm evropian
  • Tematizimi i çështjes së pakicave, diversitetit etnik dhe multikulturalizmit
  • Promovimi i mësimit të gjermanishtes nga arsimi fillor deri në atë të lartë