Goethe-Zertifikat B2

Goethe-Zertifikat B2 © Getty Images

Ju dëshironi ...

  • të përgatiteni për të studiuar në Gjermani
  • të dëshmoni se keni aftësi të avancuara të gjuhës gjermane gjatë aplikimit për punë
  • të përgatiteni për një punë në fushën e mjekësisë në Gjermani
  • të dëshmoni suksesin tuaj të të nxënit të gjuhës gjermane në nivelin B2
  • të keni një certifikatë të pranuar zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht

Goethe-Zertifikat B2 është një provim i gjuhës gjermane për të rinjtë dhe të rriturit. Ai konfirmon një nivel të avancuar të gjuhës dhe korrespondon me nivelin e katërt (B2) në shkallën e kompetencave gjashtë-nivelore të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për gjuhët (KPER).

Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...

  • kuptoni idetë kryesore të teksteve të ndërlikuara me tematikë konkrete dhe abstrakte dhe në fushën tuaj profesionale mund të kuptoni gjithashtu edhe diskutime të nivelit ekspert.
  • jeni në gjendje të komunikoni aq spontan edhe rrjedhshëm, sa një bisedë normale me gjermanishtfolës të realizohet pa sforcime të mëdha për të dyja palët.
  • jeni në gjendje të shpreheni qartë dhe në mënyrë të detajuar mbi një gamë të gjerë temash; të shpjegoni këndvështrimin tuaj mbi një pyetje të caktuar dhe të specifikoni avantazhet dhe disavantazhet e opsioneve të ndryshme.

You have disabled JavaScript in your browser settings. Please enable JavaScript to see the courses again.

*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar

**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.

REZULTATET  

                                 

Çertifikatat e provimeve merren vetëm personalisht me pasaportë ose me autorizim të verifikuar nga noteri.

Rezultatet për provimet A2, B1, B2 dhe C1 zakonisht publikohen në faqen e internetit 15 ditë pas datës së provimit.

Ergebnisse B2 01.03.2024 // Termini i terheqjës së certifikatës më 12.03.2024, ora 09:00-10:00 (vetëm me pasaportë të vlefshme)



 

Përgatitje

Materiale për ushtrime

Këtu mund të gjeni modele testesh dhe ushtrimesh për të ushtruar online, gjithashtu pa barriera dhe interaktive. 

Informata plotësuese

Kushtet, përmbajtjet e provimeve dhe informata të tjera për Goethe-Zertifikat B2 mund t’i gjeni këtu: