Goethe-Zertifikat C2: GDS

Një biznesmene e ngazëllyer Foto: Getty Images/Mario Castello

Ju dëshironi ...

  • të kryeni studime apo hulumtime në Gjermani
  • të jepni mësim në një shkollë në Gjermani
  • të keni njohuri të gjermanishtes thuajse në nivelin e gjuhës amtare për të ushtruar profesionin tuaj
  • të merrni dëshmi për njohuritë e marra në nivelin C2
  • një certifikatë zyrtare dhe të njohur në rang ndërkombëtar

Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom është një provim i gjermanishtes për të rritur. Ai konfirmon një nivel gjuhësor shumë të avancuar dhe i përgjigjet nivelit më të lartë (C2) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).

Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...

  • jeni në gjendje të kuptoni pa vështirësi praktikisht gjithçka që ju lexoni apo dëgjoni në gjermanisht
  • jeni të aftë të bëni një përmbledhje të informacioneve të marra nga burime të ndryshme, me shkrim apo me gojë, dhe t’i argumentoni e shpjegoni këto në një prezantim koherent.
  • jeni në gjendje të shpreheni spontanisht, rrjedhshëm dhe saktë, si dhe të qartësoni nuancat kuptimore të holla në çështje komplekse. 
Certifikata Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom u mundëson studentëve të huaj hyrjen në shkollat e larta dhe universitetet gjermane dhe shërben, në shumë vende, si dëshmi gjuhe për mësimdhënien e gjermanishtes.
Landet e Republikës Federale të Gjermanisë e njohin këtë provim si dëshmi gjuhësore brenda kualifikimit të mësuesisë. Informacione për këtë ofrojnë institucionet përkatëse të landeve, si ministria e kulturës, e shkollës apo e arsimit, institucioni për kualifikimin e mësuesve, pushteti i qarkut dhe administrata e senatit.
 
Që prej datës 01.01.2012 provimi Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom ka zëvendësuar tri provimet e deritanishme: Goethe-Zertifikat: Zentrale Oberstufenprüfung (ZOP), Kleines Deutsches Sprachdiplom (KDS) dhe Großes Deutsches Sprachdiplom (GDS).
 

You have disabled JavaScript in your browser settings. Please enable JavaScript to see the courses again.

*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar

**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.

Përgatitje

Materiale për ushtrime

Këtu mund të gjeni modele testesh dhe ushtrimesh për të ushtruar online, gjithashtu pa barriera dhe interaktive.

Informata tjera

Kushtet, përmbajtjet e provimeve dhe informata të tjera për Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom mund t’i gjeni këtu: