Goethe-Zertifikat B1
Goethe-Zertifikat B1 është një provim i gjermanishtes për të rinj dhe të rritur. Ai konfirmon përdorim të pavarur të gjuhës gjermane dhe i përgjigjet nivelit të tretë (B1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...
- mund të kuptoni informacionet kryesore, nëse përdoret gjuha standarde dhe nëse bëhet fjalë për situata të njohura nga jeta e punës, e shkollës, e kohës së lirë, e kështu me radhë.
- mund të zotëroni shumicën e situatave, të cilat mund t'i hasni gjatë udhëtimit në vendet gjermanishtfolëse.
- mund të shpreheni thjesht dhe në mënyrë koherente rreth temave të njohura dhe fushave të interesit personal.
- mund të flisni mbi përvoja dhe ngjarje, të përshkruani ëndrra, shpresa dhe qëllime, si dhe të argumentoni apo të jepni shpjegime të shkurtra.
Regjistrimi për provim
Regjistrimi për provim është i mundur vetëm me një pasaportë të vlefshme.
Ju lutemi rezervoni provimin vetëm përmes dyqanit tonë online.
![]() |
*) Kurset dhe ligjëratat janë të liruara nga TVSH-ja në pëlqim me nenin 23 paragrafi 1 pika 176 nga Ligji mbi tatimin e vlerës së shtuar
**) Çmimi më i ulët i treguar vlen vetëm nëse keni ndjekur një kurs të gjuhës gjermane në Institutin Goethe, jo më herët se gjashtë muaj më parë. Gjashtë muajt i referohen periudhës ndërmjet përfundimit të kursit të gjuhës dhe datës së provimit të gjuhës gjermane. Në këtë rast çmimi ndryshon automatikisht gjatë procesit të rezervimit. Nëse kjo nuk ndodh, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj të kursit.
Rezultatet
Nga 1 Maji, ne do të lëshojmë vetëm dëshmi digjitale për të gjitha provimet.
Nëse e keni dhënë dhe e keni kaluar provimin, certifikata juaj është e gatshme për shkarkim. Ju lutemi që të hyni në faqen www.meingoethe.de dhe të zgjidhni provimin përkatës. Udhëzimet për shkarkimin e certifikatës digjitale i gjeni këtu:Rezultatet e provimit do të jenë të disponueshme brenda 15 ditëve të punës.
Për marrjen e certifikatës në version letër, duhet të paguhet një tarifë prej 2.000 denarësh.