Alumniportal Deutschland

Alumniportal Deutschland Foto: Alumniportal Deutschland Dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë bota studiojnë, punojnë dhe hulumtojnë në Gjermani ose në institucionet gjermane jashtë vendit, i nënshtrohen trajnimit / arsimimit të mëtejshëm ose kurseve gjuhësore. Përmes „Alumniportal Deutschland“, platforma e internetit për Deutschland-Alumni, pas kthimit në atdheun tuaj mund të mbani kontakt me njëri-tjetrin dhe me Gjermaninë.

Që nga shtatori i vitit 2008 „Alumniportal Deutschland“ është online. Portali i internetit shërben si një platformë komunikimi dhe kontakti, në të cilën është ngritur një rrjet botëror i Deutschland-Alumni, të cilët teknikisht, profesionalisht ose privatisht janë lidhur ngushtë me interesat gjermane. Në qendër të portalit është komuniteti, në të cilin Alumni-t krijojnë kontakte, sigurojnë dhe kultivojnë kontakte, shkëmbejnë ide në grupe, forume dhe blog-e dhe marrin pjesë në webinar-e. Në magazinë ofrohen artikuj interesant, punë, këshilla dhe informacione për gjuhën gjermane, evenimente dhe Alumni-News.

Alumniportal Deutschland është i hapur për bursistët e të gjitha organizatave mbështetëse – dhe përveç kësaj edhe të atyre që kanë përfunduar ose vazhdojnë shkollimin jashtë vendit me shpenzimet e tyre në Gjermani ose në një institucion gjerman. Kështu, për herë të parë në internet është krijuar një forum në mbarë botën për të gjithë Alumni-t në Gjermani. Regjistrohuni në Alumni Deutschland, krijoni një profil, qëndroni në kontakt me Gjermaninë dhe zgjeroni rrjetin tuaj mbarëbotëror!

Alum​niportal Deutschland është një ofertë falas e financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe mbështetur nga tre organizata gjermane me shumë vite përvojë në politikën e huaj kulturore dhe arsimore. Instituti Goethe merr pjesë si partner bashkëpunimi, zgjeron ofertën në temën e "kulturës" dhe "gjuhës gjermane" dhe sjell me vete Alumni e tij.