Logo Goethe-Institut

Maqedonia e Veriut

Recepsionist/e

Recepsionist*e në Goethe-Institut Shkup
 
Orari i punës: 100%, me kontratë me afat të caktuar nga 01.10.2026 deri më 30.09.2028
(me mundësi për vazhdimin e kontratës)

Rezeptionist © Colourbox



Nga data 01.10.2026 kërkojmë një koleg/e të përkushtuar për pozicionin e recepsionistit/es me orar të plotë (100%).

Detyrat kryesore përfshijnë: 
  •  Mirëseardhjen dhe orientimin e vizitorëve dhe telefonuesve, si dhe kontrollin përkatës të hyrjes
  • Dhënien e informacionit mbi veprimtarinë e Institutit, veçanërisht në fushën e gjuhës gjermane (kurse dhe provime)
  • Asistimin gjatë zhvillimit të provimeve
  • Kontributin në përgatitjen e sallave të mësimit për kurset dhe provimet
  • Mbikëqyrjen e pjesëmarrësve në kurset për fëmijë dhe të rinj
  • Përgjigjen ndaj mesazheve në kanalet e mediave sociale dhe e-mail-eve, si dhe përcjelljen e tyre te punonjësit përgjegjës
  • Sigurimin e një paraqitjeje të rregullt dhe të përshtatshme të recepsionit
  • Administrimin e recepsionit, duke përfshirë aktivizimin e sistemit të alarmit, pajisjeve teknike dhe sistemit të klimatizimit, si dhe mbylljen e Institutit
  • Komunikimin me furnitorët dhe administratën e objektit në raste të veçanta
Kërkesat: 

Kompetencat personale:
  • Qasje miqësore dhe e orientuar ndaj klientit
  • Aftësi shumë të mira për punë në ekip dhe komunikim
  • Aftësi dhe gatishmëri për t’u përshtatur shpejt me sistemet, proceset e punës dhe programet
  • Aftësi të mira për të përballuar ngarkesën në punë

Njohuritë:
  • Njohuri të mira të gjuhës maqedonase dhe angleze, me shkrim dhe me gojë
  • Njohja e gjuhës gjermane dhe shqipe, me shkrim dhe me gojë, përbën avantazh
  • Njohuri të mira kompjuterike (përfshirë Excel-in) dhe mirëkuptim të mirë teknik

Aplikimi

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV-në, një letër motivimi të argumentuar dhe dëshmitë përkatëse) jo më vonë se më 15.09.2026 në adresën: bewerbungen-skopje@goethe.de

Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen dhe do të ftohen për intervistë.