Informata plotësuese

Prapa deri te Goethe-Zertifikat B1

Radha juaj, ju lutem: modulet

Goethe-Zertifikat B1 përbëhet nga modulet: leximi, dëgjimi, shkrimi dhe të folurit (provimi me gojë në çift).
Provimi zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë të njësuar në mbarë botën.

Këto katër module mund të jepen veç e veç, ose të kombinuara. Dëshmitë e këtyre katër moduleve përbëjnë pjesët e certifikatës së përgjithshme.

Ky provim është zhvilluar në sajë të bashkëpunimit të Goethe-Institut me universitetin e Frajburgut në Zvicër dhe të provimit austriak ÖSD dhe ofrohet në mbarë botën si provim me emrat Goethe-Zertifikat B1 apo ÖSD-Zertifikat B1.
 

Leximi

Do të lexoni postime blogjesh, e-maile, artikuj gazetash, njoftime dhe udhëzime me shkrim. Do të përmblidhni informacione kyçe, detajeve të rëndësishme si edhe do të shprehni këndvështrimin dhe opinionit tuaj.

Kohëzgjatja: 65 minuta

Shkrimi

Do të shkruani letra/e-maile personale dhe formale, ku do të shprehni opinionin tuaj me shkrim në një postim forumor.

Kohëzgjatja: 60 minuta

Dëgjimi

Do të dëgjoni njoftime, ligjërata të shkurtra, biseda joformale si edhe diskutime në radio. Mund të evidentoni pikat kryesore dhe detajet më të rëndësishme.

Kohëzgjatja: rreth 40 minuta

Të folurit

Do të flisni me parterin apo partneren tuaj mbi një temë nga jeta e përditshme, si psh. udhëtimet. Ndërkohë do t‘u përgjigjeni pyetjeve, do të shprehni opinionin tuaj dhe do të jepni sugjerime. Do të mbani një prezantim të lirë mbi një temë nga jeta e përditshme dhe do t'u përgjigjeni pyetjeve përkatëse.

Kohëzgjatja: rreth 15 minuta

Kriteret

Goethe-Zertifikat B1 është një provim i gjuhës gjermane për të rinj dhe të rritur.

Provimet e Goethe-Institut janë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar dhe mund të jepen nga të gjithë, pavarësisht arritjes së një moshe minimale dhe pavarësisht zotërimit ose jo të nënshtetësisë gjermane.

  • Për Goethe-Zertifikat B1 për të rinj rekomandohet mosha 12 vjeç e sipër.
  • Për Goethe-Zertifikat B1 për të rritur rekomandohet mosha 16 vjeç e sipër.
  • Goethe-Zertifikat B1 kërkon njohuri të nivelit të tretë (B1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
  • Për të arritur këtë nivel janë të nevojshme - në varësi të njohurive paraprake dhe kushteve të të mësuarit - 350 deri në 650 ore mësimore prej 45 minutash.