Informacione të mëtejshme

Prapa deri te Goethe-Zertifikat C1

Pjesët e provimit: Modulet

Goethe-Zertifikat C1 përbëhet nga këto module: lexim, dëgjim, shkrim dhe provimi i të folurit, i cili zhvillohet me nga dy kandidatë.

Provimi ofrohet në qendra provimi të përzgjedhura në formatin digjital ose të printuar. Ai zhvillohet dhe vlerësohet në mbarë botën sipas një standarti të njësuar.
 

Leximi

Këtu do të lexoni tekste të ndryshme si artikuj (online) dhe publikime nga gazeta dhe revista. Ju gjithashtu duhet jeni në gjendje të kuptoni deklarata kyçe, të evidentoni informacione dhe qëndrime specifike.

Kohëzgjatja: 65 minuta

Shkrimi

Ju do të shprehni dhe argumentoni me shkrim mendimin tuaj në një forum rreth një teme aktuale dhe shoqërore si edhe do të shkruani një mesazh formal. Gjithashtu do të përshtasni tonin, stilin dhe regjistrin gjuhësor në atë mënyrë, që të jenë të përshtatshme për rastin specifik dhe personin të cilit i adresohet ky mesazh.

Kohëzgjatja: 75 minuta

Dëgjimi

Këtu do të dëgjoni një podcast, një intervistë, një diskutim dhe një leksion. Ju mund të kuptoni dhe evidentoni deklarata, informacione specifike dhe opinione për tema të ndryshme.

Kohëzgjatja: rreth 40 minuta

E folura

Ju do të mbani një prezantim të shkurtër mbi një teme komplekse dhe do të flisni me kandidatin ose kandidaten tjetër rreth kësaj. Përveç kësaj do të merrni pjesë në një diskutim dysh mbi një temë kontroverse.

Kohëzgjatja: 20 minuta

Kriteret

Goethe-Zertifikat C1 është një provim i gjuhës gjermane për të rritur.

Provimet e Goethe-Institut janë të hapura për të gjithë të interesuarit dhe mund t’i nënshtroheni atyre pavarësisht moshës apo poseidimit të nënshtetësisë gjermane.
  • Goethe-Zertifikat C1 sygjerohet për moshën mbi 16 vjeç.
  • Për të marrë provimin e Goethe-Zertifikat C1 kërkohen aftësi gjuhësore në nivelin C1 të shkallës gjashtënivelëshe të ​​​​​​ Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).
  • Sipas përvojës dhe në varësi të njohurive paraprake gjuhësore dhe kushteve të mësimit, ju duhen rreth 800 deri në 1000 orë mësimore nga 45 minuta për të arritur në këtë nivel.