Me testin për përcaktimin e nivelit do të zbulojmë se çfarë njohuri paraprake të gjuhës gjermane keni, së bashku do të përcaktojmë qëllimin e mësimit dhe do të zgjedhim një kurs të përshtatshëm.
Shënim:Pas përfundimit të testit online do të merrni informacion mbi nivelin tuaj gjuhësor për pjesën e shkruar. Për testimin gojor, zyra jonë për kurset gjuhësore do t'ju kontaktojë me email dhe do t'ju dërgojë një lidhje për një klasë virtuale (Adobe Connect) ku do të bëni testimin gojor me një nga profesorët tanë.
Testi për përcaktimin e nivelit për fëmijë (me shkrim) do të realizohet online. Na shkruani në
info-skopje@goethe.de dhe do ta merrni kodin për hyrje.