Gojaria konceptuale në tekstin e shkruar
WhatsApp-Mesazhe në mësim?

Texte in YouTube und WhatsApp enthalten besondere sprachliche Phänomene.
Foto (Ausschnitt): Wayhome Studio © Adobe Stock


Mësimi DaF (Deutsch als Fremdsprache=Gjermanishtja si gjuhë e huaj) duhet t‘i aftësojë nxënësit, që të komunikojnë në gjermanisht në situata të ndryshme. Çfarë do të thotë kjo në kohërat e YouTube dhe WhatsApp? A duhet t’i qasemi fenomeneve të tilla gjuhësore të këtyre mediave në mësimet e DaF-it apo ata madje kanë gjetur rrugën e tyre në tekstet shkollore ose ndoshta edhe në provimet?

Njerëzit komunikojnë shumë ndryshe me njëri-tjetrin, varësisht nga situatat e bisedës dhe partnerët e tyre të bisedave: Nëse unë dua të pyes për mirëqenien e personit tjetër, unë pyes shefin tim në fillim të një takimi krejtësisht ndryshe në krahasim me një mik përmes një mesazhi me tekst nëpërmjet smartphone-it. Këto regjistra të ndryshëm mund të dallohen sipas një kategorizimi (shih Koch & Oesterreicher 1985) mbi tiparet e konceptimit dhe të mediumit. Koch dhe Oesterreicher dallojnë për të dyja karakteristikat format me gojë dhe në të shkruar. Ndërkohë që një mesazh transmetohet në mënyrë mediale me gojë (fonetikisht, si një bisedë) ose medialisht me shkrim (grafikisht, si një mesazh i shkruar), dallimi në konceptim është gradual: Çdo shprehje mund të caktohet në një ose drejtimin tjetër në një shkallë ndërmjet verbalitetit konceptual dhe shkrimit konceptual. Kjo përcakton se shkrimi konceptual i referohet një përdorimi të gjuhës që bazohet në gjuhën standarde. Ajo karakterizohet nga fjali gramatikisht të plota dhe gjithashtu mjaft të ndërlikuara. Meqenëse marrësi nuk është i pranishëm dhe kryesisht i panjohur gjatë situatës së shprehjes, gjithashtu quhet edhe si gjuhë e distancës. Në të kundërt, gojaria konceptuale korrespondon me një gjuhë të afërsisë, ajo lind në mënyrë spontane dhe duhet të ia del pa planifikim kohor. Partnerët e komunikimit gjenden në situatë në një vend dhe ndajnë një pjesë të njohurive.

KOMENTET E YOUTUBE DHE WHATSAPP-MESAZHE

Veçanërisht në kontekste informale, spontane dhe private, njerëzit shpesh komunikojnë përmes mediave digjitale me tekste të shkruara në media, të cilat konceptualisht realizohen më tepër gojarisht. Gjatë kësaj duhet të vërehet: se sa më spontan është mesazhi dhe / ose më të besueshëm partnerët të komunikimit, aq më i lartë është niveli i gojarisë konceptuale. Edhe tema e një bisede gjithashtu mund të çojë njerëzit që të përdorin shprehje dialektore, nga gjuha e të rinjve ose gjuhës së përditshme të cilat gjithashtu i përkasin gojarisë konvencionale. Tekste të shkruara që përmbajnë shumë elemente konceptuale verbale, janë si për shembull komentet në videot e YouTube ose gjithashtu edhe mesazhet private të WhatsApp. Një veçori tjetër e teksteve gojore konceptuale në mediat digjitale është se pjesët paraverbale të bisedës, si theksimi dhe ndjenja e bashkëbiseduesve, tregohen përmes simboleve konvencionale: Kështu, fjalët që duhet të humbin theksin janë shkruar tërësisht me shkronja të mëdha - kjo quhet edhe si "ulëritës". Ndjenjat mund të shprehen përmes emoticons (figurave), përfaqësime fotografike të shprehjeve të fytyrës përmes karaktereve, ose emojis (emotikonave).

GOJARIA KONCEPTUALE NË MËSIMDHËNIE

Tekstet digjitale, si e-mailet ose SMS, ndërkohë kanë gjetur rrugën e tyre edhe në mësimet e DaF-it: Edhe në provimet e standardizuara siç është certifikata Goethe, nxënësit duhet të merren me tekstet digjitale, si p.sh. shënimet e librave të mysafirëve në webfaqe ose në e-mail.

Shembull i teksteve dixhitale në provime Shembull i teksteve dixhitale në provime | Goethe-Zertifikat C1 Modellsatz Këto tekste digjitale janë shkruar konceptualisht me shkrim. Në rastin e e-mailit të shtypur, vetëm dy fjalitë e para duhet të konsiderohen si konceptuale me gojë nëpërmjet shkurtimit dhe spontanitetit të shprehjes. Fjali të tjera janë më të tepër të shkruara në mënyrë konceptuale. Kjo është gjithashtu bindëse për e-mailet që trajtohen në tekstet shkollore dhe provimet, veçanërisht në një kontekst profesional.

Mesazhet shkrimore dhe e-mailet spontane drejtë kontakteve private zakonisht karakterizohen nga një verbalitet më i madh konceptual. Kjo ngre pyetjen se si të trajtohen këto tekste në mësimet e DaF.

RELEVANCË TË LARTË PËR NXËNËSIT NË ZONËN E SYNUAR TË GJUHËS

Në varësi të grupit të nxënësve, trajtimi i teksteve konceptualisht me gojë (dhe medialisht të shkruara) në klasë është me rëndësi të ndryshme. Nxënësit që kanë pikësynimi të kuptojnë tekstet shkencore në gjuhën e huaj gjermane, vështirë se do të vijnë në kontakt me tekstet gojore konceptuale. Megjithatë, këto tekste janë shumë të rëndësishme për nxënësit që qëndrojnë në zonën e gjuhës së synuar. Por edhe në klasat e gjuhëve të huaja jashtë vendit, ja vlenë të punohet me tekste të hartuara me gojë dhe me shkrim në mënyrë konceptuale: Nga njëra anë, nxënësit shpejtë gjejnë tekste të tilla në vende të largëta përmes internetit, dhe nga ana tjetër mund të zhvillohen karakteristika gjuhësore dhe përdorime të ndryshme të regjistrave. Nxënësit mund të zbulojnë struktura gramatikore që devijojnë nga konventat e gjuhës së shkruar duke analizuar vetë tekstet gojore konceptuale. Prandaj është më pak çështja për aftësimin e nxënësve në një mënyrë të shprehjes aktive gojore konceptuale. Ka të bëj me të, së pari, t'i bëjmë nxënësit të ndjeshëm ndaj përdorimit të ndryshëm të regjistrave dhe së dyti për t'iu mundësuar atyre që të marrin pjesë në komunikimin autentik në kontekstin gojor konceptual, si në internet të paktën në mënyrë receptive.

ASPEKTE PËRMBAJTËSORE DHE PRAGMATIKE

Hartueset dhe hartuesit e teksteve shkollore duhet të vendosin për tekstet e realizuara konceptuale gojore dhe të shkruara, sa fuqishëm duhet të realizohen tekstet konceptuale gojore. Gjatë zbatimit të teksteve përveç kësaj vendosja e detyrave është gjithashtu relevante: A është teksti poashtu në mënyrë përmbajtësorë dhe pragmatike i tematizuar (“Çfarë shprehet në këto tekste?” dhe “Me kë mund të shkëmbehesh”) apo janë të fokusuar vetëm veçoritë gjuhësore të përdorimit gjuhësorë konceptual? Në tekstin DaF kompakt neu B1, është zgjedhur për këtë të fundit, duke ndërtuar një dialog të mesazheve tekstuale që janë konceptualisht mjaft gojore. Një pasthirrmë (Tja), elipsat (Nuk e di, do të mendoj!), shprehja e ndjenjave përmes figurave (smileys) dhe "ulëritjës" si dhe përdorimin e fjalëve ndonjë, diçka, dikur, diku këtu janë përdorur si pjesë të fjalës konceptuale me gojë. Kjo e fundit u ndërtua me qëllim, për të ndjekur këtë fenomen “Përpjekje të gramatikës” (në të vërtetë, është morfologji).

Shembull për diskutimin e oralit konceptual Shembull për diskutimin e oralit konceptual | „DaF kompakt neu B1", S. 36 Për të bërë të vetëdijshëm për dallimin midis teksteve të shkruara konceptuale dhe gojore konceptuale, një analizë shembullore si në foto mund të jetë shumë e dobishme. Megjithatë, mësuesit duhet të marrin në konsideratë aspektet e përmendura përmbajtësore dhe pragmatike të teksteve gojore konceptuale në klasë,

që t’ju bëhet e qartë nxënësve, se kur një përdorim i tillë i gjuhës është i përshtatshëm.