MBI 100 FILMA GJERMAN ONLINE PËR TU SHIKUAR

Onleihe - Filme © Goethe-Institut

Kinema gjermane për të huazuar online

Mbi 100 filma gjerman - klasikë dhe produksione aktuale - janë në dispozicion falas në platformën tonë eMedia të huazimeve.

Oferta e filmave Online të Goethe-Institutit ka të bëjë me filmat gjerman. Do të gjeni filma klasikë të paharrueshëm, bazuar në librat e Erich Kästner, të tilla si Das doppelte Lottchen, Emil und die Detektive  oder Drei Männer im Schnee, të cilat tani me rehati mund t’i shijoni online mbi divanin në shtëpinë tuaj.

Përveç këtyre klasikëve, përzgjedhja jonë e filmit përfshin edhe produksione aktuale - nga filma artistikë deri në dokumentarë të kinemasë, si dhe filma për fëmijë dhe komedi.

Ju mund të kënaqeni me filma të shumtë, emocionues, qesharak dhe befasues në versionin origjinal gjerman mbi temat si shoqëria. historia, studime rajonale, kultura, arti dhe letërsia, gratë  si dhe LGBT:
Xhirimi i ri i bazuar në tregimin Das kalte Herz, filmin për fëmijë Rettet Raffi!, filmin artistik me Power gra Tigergirl, incizimi i bazuar nga letërsia Die Habenichtse, filmi dokumentar mbi artin dhe kulturën Schatzkammer Berlin ose mbi temën LBGT Mein wunderbares West-Berlin, filmi artistik lidhur me një të huaj, si një hero LUX – Kriger des Lichts, komeditë Fack ju Göthe 1-3 dhe dokumentari kritik social Deportation Class dhe shumë më tepër.
 
Thjesht regjistrohu në Mein.goethe.de dhe mund të shijosh transmetimin.
Kënaquni duke kërkuar dhe zbuluar filmat!
 
Informacione mbi përdorimin e Onleiheve mund të gjeni në

www.goethe.de/onleihe