Didaktikë shumëgjuhëshe Të jesh i hapur për gjëra të reja

Interkulturelles Lernen macht die Schüler neugierig
Foto (Ausschnitt) © Andrey Popov - Fotolia.com

Korniza e referencës për qasje të shumëfishta për gjuhët dhe kulturat shërben si bazë për proçesin mësimdhënies dhe të mësimit për promovimin e kompetencave shumëgjuhësore dhe ndërkulturore. Si mund të projektohet mësimi Daf me këtë (Deutsch als Fremdsprache=Gjermanishtja si gjuhë e huaj)?
 

A gjermanisht ose anglisht, kinezisht ose latinishtn – fëmijët dhe të rinjtë në tërë Evropën mësojnë gjuhë të huaja moderne ose klasike. Përfaqësues të një didaktike moderne shumëgjuhëshe shiqimin e tyre e drejtojnë fuqimisht në ndërmjetësimin e një gjuhe të re tek kompetencat gjithëpërfshirëse të gjuhës dhe kulturës. Këto u përshkruajtën poashtu edhe në kornizën referencë për qasje të shumëfishta të gjuhëve dhe kulturave (KRQSh), që e publikoj për herë të parë qendra për gjuhë të huaja evropiane i Këshillit evropian në Grac për herë të parë në 2007 dhe prej atëherë shumëherë është rishikuar dhe plotësuar. KRQSh përmban kritere për përshkrimin e kompetencave shumëgjuhësore dhe ndërkulturore, që në kuptimin e një didaktike shumëgjuhëshe mund të ndërtohen përmes qasjeve si të mësuarit e integruar të gjuhës, të takuarit me gjuhët, ndërkuptimi ose të mësuarit ndërkulturor.

Me KRQSh-në punon poashtu edhe Ana Maria Curci. Ajo jep mësim gjermanishtja si gjuhë e huaj (Daf) në një gjimnaz të ri gjuhësor në Romë: “Kur vijnë të rinjtë në shkollën tonë, ata tanimë kanë mësuar tetë vite anglisht si dhe tre vite spanjollisht ose frengjisht. Në moshën 14 vjeçare ata nuk fillojnë vetëm me mësimin e gjermanishtes, porse edhe gjuhën latine. Këtu është e domosdoshme që të ndërtohet mbi njohuritë dhe aftësitë ekzistuese”. Mësuesja e gjermanishtes gjatë njëzet vitet e fundit ka zhvilluar materiale të shumëta të mësimdhënies si dhe të edukimit të mëtejshëm për një didaktikë të integruar të gjuhës. Shumë nga idetë e saj janë përfshirë në bazën e të dhënave të KRQSh-së.

krahasim i gjuhës: fonemat. fjalë. struktura

Ana Maria Curci i përkrahë tashmë të rinjtë para se të fillon mësimi i gjuhës gjermane në shkollën e tyre: në çdo vit ajo fton nxënësit dhe prindërit, në orët nuhatëse për të marrë një përshtypje të parë nga gjuha gjermane. Në punën e saj me KRQSh-në i përket që në orët e para ajo të tregon, që numrat në gjermanisht dhe në anglisht janë shumë të ngjashme, dhe që fonemat “ö” dhe “ü” poashtu edhe në gjuhën frenge ekzistojnë. Në një hap tjetër, ajo tërheq vëmendjen, që emrat e përgjithshëm të shumë pemëve janë femërore si në gjermanisht ashtu edhe latinisht. Ajo nxjerr në pah se dallimi ndërmjet “fragen” dhe “bitten” poashtu edhe në latinisht dhe në spanjollisht është relevante dhe se për nxënësit italian koha e ardhëshme futur në gjuhën angleze është më e vështirë për të mësuar se sa në gjermanisht.

Përveç kësaj nxënësit të niveleve A1 dhe A2 të kornizës së përbashkët evropiane të referencës për gjuhë (KPER) hartojnë afishe shumëgjuhëshe për fushat e fjalëve si “të orientohesh në një qytet”, “përdorimi i mjeteve të transportit” ose “hobi dhe aktivitete të kohës së lirë” të cilat do të varen në klasë. Më vonë nxënësit gjithashtu angazhohen në të ashtuquajturat mësimet CLIL – mësimdhënie profesionale në gjuhët e huaja moderne të kurrikulës është i detyrueshëm në shkollat e mesme italiane – në resurse dhe kompetenca të zhvilluara në kontekstin e punës me KQRSh.

Të mësuarit e ngjashmërive strukturore të gjuhëve

“Njohuritë mbi atë se si funksionojnë gjuhët dhe se çfarë ngjashmëri strukturore ata kanë, është një fushë qendrore e përshkruesve të KQRSh-së. Ne pikëpamjen tonë e drejtojmë sistematikisht drejt krahasimit, kështu që nxënësit do të hasin biografinë e tyre të të mësuarit gjuhësor” shpjegon Ana Maria Curci. Kjo i bën nxënësit kureshtar dhe i motivon ata, që të shkojnë vetë në një ekspeditë. “Unë e konsideroj atë që ndodh në klasë si një punëtori e përhershme e të mësuarit. Nxënësit ndjehen të marrë seriozisht, janë krenarë për këtë dhe kanë shumë aha-përvoja. Përveç kësaj, shumëgjuhësia bën që të keni dëshirë për më shumë – shumë nga nxënësit e mi tani dëshirojnë të mësojnë poashtu edhe gjuhën suedeze, daneze ose portugeze”.

Të mësuarit nga njëri-tjetri – në klasën shumëgjuhëshe

Natyrisht Ana Maria Curci nuk i flet të gjitha gjuhët që i tematiozon në mësim. Për këtë shkak, ajo përdor bisedën e hapur me fëmijët si një bazë për punën e saj. Në këtë mënyrë, për shembull edhe nxënësit mund të shpalosin potencialin e tyre, gjuha amtare e të cilëve nuk është italishtja: Kështu për shembull nxënësit që flasin rumunisht mbajtën një referat në orë të mësimit për atë se si formohet futuri në gjuhën e tyre amtare: Nxënësit tanë jetojnë në një mjedis shumëgjuhësh, prandaj njohuri të tilla në një gjuhë të tjetër janë fitim për të gjithë. Për folësit kjo është një ndjenjë e madhe e arritjeve dhe një mundësi, të reflektosh në mënyrë sistematike për gjuhën amtare”, sqaron mësuesja.

SHUMËGJUHËSIA ZGJERON HORIZONTIN

Zhvillimi i strategjive për trajtimin refleksiv me gjuhët dhe kulturën, ndërgjegjësimi gjuhësor dhe kulturor janë elemente të rëndësishme të didaktikës, që përbëjnë bazën e KQRSh-së. Nga praktika e saj të mësimdhënies Ana Maria Curci e din, që didaktika shumëgjuhëshe i promovon kompetencat meta-gjuhësore dhe meta-kognitive të nxënësve si dhe aftësitë në gjuhët individuale. Në fund të fundit, ajo  i edukon nxënësit e saj përmes përdorimit të vetëdijshëm të gjuhëve të ndryshme në qytetarë të ndërgjegjshëm botërorë: “Mund të tingëllojë utopike, por jam e bindur: Kur të mësuarit e gjuhës bëhet në koncert shumëgjuhësh, atëherë kjo jo vetëm që hap horizonte të reja, por gjithashtu krijon një vetëdije për të se shumëgjuhësia është një hap i rëndësishëm drejt bashkëjetesës paqësore”.