Garë e nxënësve Të mësuarit e kulturës gjermane për debat

Die Jugendlichen entscheiden meist selbst, worüber sie debattieren wollen.
Foto (Ausschnitt): © Jugend debattiert/Hertie-Stiftung

Gara e nxënësve „Rinia debaton“ mund të jetë një përfitim jo vetëm për të rinjtë gjerman, por edhe pikërisht për nxënësit që e mësojnë gjermanishtën si gjuhë të huaj dhe gjermanishtën si gjuhë të dytë. Një pilot-projekt nga Berlini tani duhet të kaloj në të gjitha klasat përgatitore dhe klasat për mirëseardhje (klasë speciale për nxënës emigrant) nëpër tërë Gjermaninë.
 

A do të duhet që çdo ditë shkollore të fillon me një orë të gjuhës gjermane? A do të duhet të jetë përdorimi i transportit publik në Berlin pa pagesë? Këso pyetjesh janë temë e garës Rinia debaton, që po mbahet prej vitit 2001 e këndej nën përkujdesin e Kryetarit gjerman, dhe që është i dedikuar për të rinjtë e shkollave të mesme. Me trajnime të përshtatshme mësuesit furnizohen me materiale që nxënëset dhe nxënësit të mësojnë në debate të bindin me argumente të qarta. Debatuesit më të mirë të një shkolle kanë atëherë mundësinë që të marrin pjesë në një garë rajonale, të krahinës ose të federatës.

NXËNËSIT E GJUHËS GJERMANE DEBATOJNË NË VEND DHE JASHTË VENDIT

Përvojat nga jashtë vendit dhe pilot-projekti në klasë nga Berlini tregojnë që formati nuk funksionon vetëm tek folësit e gjuhës amtare. Nën emrin Rinia debaton ndërkombëtarisht gara realizohet që prej vitit 2004/2005 në dhjetë vende në Evropën e mesme dhe lindore. Përveç kësaj, poashtu edhe Kina, Spanja dhe Portugalia si dhe gjashtë vende në Amerikën latine organizojnë gara në debate për nxënësit e gjuhës gjermane. Në pranverën e 2016 rreth 150 nxënëse dhe nxënës nga dymbëdhjetë grupe të gjuhës kishin mundësinë, që ta provojnë formatin dhe të ballafaqohen në një garë të qytetit njëri kundër tjetrit.
 
Për dallim nga pjesëmarrësit që kanë gjuhë amtare gjermanishtën, ata që mësojnë gjermanishtën si gjuhë të dytë dhe si gjuhë të huaj, në mësimin përgatitor mësojnë jo vetëm si të gjejnë argumente dhe ti strukturojnë bisedat e tyre, por edhe si në mënyrë të përshtatshme të shprehen në debat të gjuhës gjermane. “Ushtrimet për fjalët e reja ju ndihmojnë nxënësve që të përpunojnë komplekse temash. Me ndihmën e bisedës indirekte mund të ndërlidhen në kontributet e personave të tjerë. Mjetet gjuhësore që janë të orientuara në Referencën kornizë të Bashkimit Evropian për gjuhët ofrojnë shprehje tipike që ndihmojnë të futen fjali ose të mbarohen pasuse”, sqaron Ansgar Keman, udhëheqës i projektit të Rinia debaton në Fondacionin Herti.

TRAJNIME DHE GARA NË MË SHUMË SHKOLLA

 Tani projekti duhet të shpërndahet nëpër tërë Gjermaninë në grupe që mësojnë gjermanishten si gjuhë të dytë. Sipas Ansgar Keman tani më janë deklaruar tetë federata për futjen e projektit: “E dashur është Rinia debaton sidomos në qytetet-shtetet, sepse ata kanë pjesën më të madhe të fëmijëve me prejardhje emigruese dhe për shkak të afërsisë, gjithashtu mundet që shpesh herë të organizohen takime për trajnime ose gara nëpër orë.”
Federatat si Vestfalia Veriore e Rajnes, Bavaria ose Baden-Vytenbergu, që në raport me të rinjtë emigrant, më shpesh kanë probleme me përkufizimet ligjore të qëndrimit, donin në fillim të përqëndrohen në ndonjë qytet më të madh. Në Meklenburg-Forpomern janë planifikuar trajnime rajonale.
 
Klaudia Heberlajn është njëra prej mësueseve, që çon përpara projektin. Prej 2011 deri 2014 ajo ka qenë pjesëmarrëse në garat si mësuese e gjuhës gjermane në Kinë. Tani ajo në një klasë përgatitore në Shtutgart zhvillon një model për njësi mësimore për futjen e debatit e cila së shpejti do ta përfaqëson nëpër trajnime për mësuesit. Gjithsesi që për të gjithë të rinjtë është një sfidë, të ndriçohen tema nga këndvështrime të ndryshme dhe të pranohen mendime të tjera, thotë ajo. Por jo gjithkund kultura e debatit luan një rol aq të madh si në Gjermani: “Nxënësit e mi në Kinë në fillim të kërkimit të argumenteve vazhdimisht më kanë pyetur se cila është zgjidhja e saktë. Me kalimin e kohës ata kanë vërejtë që kjo aspak nuk ekziston. Që të përcillet ky proçes mendor për mua ishte një përvojë e shkëlqyer.”

PJESËMARRJA NË GARA HAPË PERSPEKTIVA TË REJA

 Über welche Themen sie debattieren wollen, entscheiden die Jugendlichen meist selbst. Bei sozialer oder politischer Brisanz bietet die stärker reglementierte Debatte bessere Möglichkeiten als etwa eine offene Diskussion. „Viele der geflüchteten Schüler kommen aus Ländern, in denen Frauen und Männer nicht gleichgestellt sind. Durch den spielerisch-sportlichen Rahmen ist es für sie leichter akzeptierbar, dass Mädchen das Wort ergreifen und Jungen ihnen zuhören“, meint Ansgar Kemmann.

Për cilat tema ata duan të debatojnë, vendosin shpesh herë vetë të rinjtë. Gjatë gjendjës së ndjeshme sociale ose politike, një debat me rregulla të ashpra ofron më shumë mundësi nga një diskutim i hapur. “Shumë nga nxënësit me prejardhje emigruese vijnë nga vendet në të cilat femrat dhe meshkujt nuk janë të barabartë. Përmes kornizës së lojës-sportit për ata është më e pranueshme që vajzat të marrin fjalën dhe djemtë ti dëgjojnë ato”, mendon Ansgar Keman.
 
Rinia debaton poashtu ofron një përgatitje të mirë për provim të gjuhës për diplomë gjuhësore të gjermanishtës të orientuar drejt argumentimit. Por pavarësisht nga provimi gara mund të lë gjurmë te pjesëmarrësit, thotë Klaudia Heberlajn: “Shpesh herë klasat për mirëseardhje ose klasat përgatitore janë të bashkuar me shkollat reale dhe megjithatë është më mirë nëse në to në një mënyrë mbahet mësim. Të rinjtë që në garat dëshmojnë aftësi të veçanta gjuhësore ose intelektuale, ndoshta më lehtë e gjejnë rrugën për në gjimnaz, që mund të ketë ndikim në vendime për rrjedhën e tyre të ardhshme në jetë.”
 

Silva Alsuliman Fotografi (Shkëputje) © Privat “Ne duhet në mësim shpesh herë të mbledhim argumente për ose kundër temave të caktuara. Nga shkolla në Siri këtë pothuajse aspak nuk e di. Pra kjo më ndihmon mua që e kam mësuar në klasën e mirëseardhjes.”
Silva Alsuliman ka ikur në moshën 16 vjeçare prej Sirisë në Gjermani, ajo ka marrë pjesë në Rinia debaton në një klasë të mirëseardhjes dhe pastaj është bërë fituesja e garës pilot të Berlinit. Në ndërkohë ajo viziton mësim të rregullt të vitit 11 në një shkollë në Berlin, ku ajo për çdo ditë përfiton nga trajnimi për debat.



Ivan Michna Fotografi (Shkëputje) © Privat “Përmes Rinia debaton unë kisha mundësinë, që të udhëtoja Evropën lindore dhe të gjejë shumë shokë të ri. Në studime unë përfitoj nga e mësuara dhe poashtu edhe në profesion do të jetë një avantazh gjigant për mua. Aftësia që të argumentosh objektivisht nuk mund të paguhet.”
Ivan Mihna ka filluar të mëson gjermanisht në klasën e dytë dhe në gjimnaz pastaj ka vizituar një grup pune të Rina debaton. Në 2014 ai fitoj pastaj garat shtetërore në Çeki, kështu që arriti deri në finalen ndërkombëtare. Tani më ai studion shkencat juridike në Pragë dhe dëshiron të bëhet avokat.

Rinia debaton është një iniciativë e Kryetarit gjerman dhe është nën përkujdesin e tij. Partnerë janë Fondacioni Herti, Fondacioni Robert Bosch, Fondacioni Merkator dhe Fondacioni Hajnc Niksdorf si dhe Konferenca e ministrave të kulturës, ministritë e kulturës dhe Parlamentet e shteteve. Rinia debaton ndërkombëtarë – gara shtetërore në Evropën e mesme dhe lindore – është një Projekt i Gëte-Institutit, i Fondacionit “Kujtime, përgjegjësi dhe ardhmëri”, e Fondacionit jofitimprurëse Herti dhe shërbimit qendrorë për arsim jashtë vendit.