“NJOHURI DHE MËSIM NË EPOKËN DIGJITALE“
MËSIMDHËNËSIT E SË ARDHMES

Drejtoresha i  Goethe Institutit në Ukrainë Beate Keller hap kongresin digjital "Dituria dhe Mësimi në epokën digjitale" në nëntor në Kiev.
Drejtoresha i Goethe Institutit në Ukrainë Beate Keller hap kongresin digjital "Dituria dhe Mësimi në epokën digjitale" në nëntor në Kiev. | Foto: Volodymyr Bugenko

Si ndikon digjitalizimi në arsim dhe mësim, por edhe në zhvillimin shoqëror dhe në tregun e punës? Në konventën "Dituria dhe të mësuarit në epokën digjitale" të Goethe Institutit në Ukrainë, Goethe-Aktual ka  folur me Philip Koch, një ekspert për inteligjencën artificiale.
 

Z. Koch, kur inteligjenca artificilae do ta marë sundimin mbi botën?

Unë nuk mendoj se duhet të merremi me këtë skenar apokaliptik aq sa është aktual. Ky skenar ka një prapaskenë popkulturore, vjen nga filmat e Hollywoodit dhe shitet mirë. Por unë mendoj se përkundrazi, ka rreziqe mjaft më të përhapura prezente.

„PATJETËR TË KENI MUNDËSINE QË TI LEJONI VEHTES INTELIGJENCË ARTIFICIALE.“

Për çfar rreziqesh bëhet fjalë?

Unë mendoj se me inteligjencën artificiale - nëse shkon në drejtimin e gabuar - ne jemi në gjendje ta desocializojmë fort shoqërinë.
Për shembull, me inteligjencën artificiale ne mund të llogarisim individualisht rrezikun e sigurimit të secilit person, mund të krijojmë sisteme të pavarura armësh dhe kështu me radhë.
Njëkohësisht ne jemi dëshmitarë të një privatizimi të fortë të kërkimit. Kjo do të thotë, kompanitë që aktualisht po zhvillojnë inteligjencën artificiale janë aktorët kryesorë të tregut: Amazon, Apple, Facebook dhe Google. Kërkimet nuk janë më në universitete, por tek përfaqësuesit kryesorë të industrisë. Kjo çon në pabarazi të fortë. Duhet të jeni në gjendje të përballoni inteligjencën artificiale. Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm nuk mund ta lejojnë atë, ndërsa shitësit me shumicë që punojnë me porosi, nuk kanë asnjë problem. Kështu pra ekzistojnë  në treg dy shpejtësi të lëvizjes.

Philip Koch në bisedë me Katharina Book dhe Eva Korb të Goethe-Institutit në Ukrainë Philip Koch në bisedë me Katharina Book dhe Eva Korb të Goethe-Institutit në Ukrainë | Foto: Volodymyr Bugenko

Sipas mendimit tim, rreziku më i madh është që skenarët apokaliptikë dhe idetë e terminatorike, si retë e mëdha, gjepura të frikës, mbajnë nën hije rreziqet e vërteta që nga ana tjetër nuk shfaqen më në ligjërimin publik.
Ne të gjithë mund të përfitojmë jashtëzakonisht shumë nga revolucioni i mundshëm në inteligjencën artificiale në industrinë tonë sepse detyrat e përsëritura në mënyrë rutinore mund të jenë plotësisht të automatizuara. Krijimi i vlerës mbetet, por vendet e punës humbasin.
Prandaj, ne duhet të konsiderojmë nëse do të vazhdojmë të respektojmë njerëzit bazuar në aftësinë e tyre të punës, gjegjësisht produktivitetin, ose në pjesëmarrjen e tyre në vlerën e përgjithshme sociale të shtuar. Ne duhet të mendojmë për një ndërtim ekonomik që mund të përfshijë tërë shoqërinë. Tani duhet ta menaxhojmë në mënyrë aktive këtë proces.

Audienca e kongresit "Dituria dhe të mësuarit në epokën digjitale" përbëhet kryesisht nga stafi mësimor dhe ekspertë arsimorë, poashtu edhe nga ekspertë nga disiplina të ndryshme shkencore. Ata shpesh parashtrijnë vehtes pyetjen: A do të bëhet profesioni im i vjetëruar në të ardhmen? Në ç'masë justifikohet ky shqetësim?

Unë mendoj se mësuesit duhet të jenë më pak të shqetësuar për zëvendësimin e punës së tyre dhe marrjen e tij nga sistemet e automatizuara. Egzistojnë pozicione pune, të cilat kryhen  sipas disa rregullave të caktuara të rrepta dhe janë më të strukturuara nga profesioni mësimor. Profesioni mësimor paraqet një përmbledhej  bashkëveprimi, fleksibiliteti, moslidhshmëri me rregullat.
Avokati është i lidhur me rregullat, nëpunësit, konsulentët e taksave, etj. janë të detyruar me rregulla. Kjo nuk vlen aspak për mësuesin. Në të njëjtën kohë, profesioni i mësimdhënies mbart me vete edhe një aftësi të jashtëzakonshme, të cilën ne nuk mund ta transferojmë aq shpejt në inteligjencën artificiale, domethënë se do të duhej të afrohesh emocionalisht, të krijosh lidhje ndërnjerzore, në mënyrë empatike me tjetrin.Kjo pra është një detyrë që inteligjenca artificiale nuk mund të marrë përsipër, të paktën jo në të ardhmen e afërt.

Pjesmarrës dhe pjesmarrëse në kongresin digjital Pjesmarrës dhe pjesmarrëse në kongresin digjital | Foto Volodimir Bugaensko

Një shans për sektorin e arsimit

Ku i shihni mundësitë më interesante për inteligjencën artificiale në arsim?

Rreziku i desolidarizimit dhe individualizimi i rrezikut, për të cilin kam folur më herët, mund të jetë një mundësi në sektorin e arsimit. Ne mund ta individualizojmë arsimin pa i prishur klasat dhe shkollat. Të gjithë në klasë mund të punojnë në mënyrë të pavarur mbi temat e caktuara nga sistemi: "Kjo është tani detyra e duhur për ju, do tju marrë më tej, jo këtë." Inteligjenca artificiale, pra, zvogëlon shumë hapa nga proceset përsëritëse. Me këtë lehtësim, ne mund të përqëndrohemi në atë që i bën njerëzit ekskluzivë në një nivel empatik. Kjo do të thotë që ne mund të përdorim kohën tonë të lirë për të arritur tek nxënësit dhe nxënëset.

Pra, mësuesi mund të bëhet këshilltar mësues dhe asistent mësimor sepse ai ose ajo kryen funksione korrigjuese?

Ajo që studentët dhe njerëzit kanë nevojë në përgjithësi është dikush që mund ti ndihmojë ata të lundrojnë botën tonë shumë komplekse të informacioneve të disponueshme pa kushte. Nuk është aq shumë për të shkruar detyrën e ardhshme të matematikës, siç mund të bëjnë sistemet. Përkundrazi, ka të bëjë me atë se si ne i vlerësojmë informacionet, si i trajtojmë ato, nga vijnë, etj. Kjo do të thotë, mësuesit e së ardhmes duhet të bëhen një lloj sunduesi i kompleksitetit.