Culture for Change

Culture for Change © Qendra Multimedia

“Kultura për ndryshim”, është projekt tre vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia me Institutin Goethe.

Projekti Kultura për ndryshim (Kultur für den Wandel) ka synimin që në gjithë Kosovën të fuqizojë organizatat kulturore si dhe bibliotekat publike, duke mbështetur aktivitetet kulturore dhe pedagogjike. Një nga pikat strategjike të këtij projekti është që të mundësojë organizimin e jetës kulturore si në kryeqytet, në qytetet tjera ashtu edhe dhe në rajonet periferike të vendit. Njëkohësisht, përmes këtij projekti mëtohet të përmirësohet përfshirja e bashkësive lokale nga të gjitha përkatësitë etnike në aktivitetet kulturore.
Në dy thirrjet për projekte, Kultura për ndryshim ka mbështetur mbi 80 organizata kulturore në Kosovë të cilat kanë përfituar drejtpërdrejtë nga këto grante si dhe nga aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve. Në aktivitetet e mbështetura dhe organizuara nga Kultura për ndryshim, deri në fund të programit mëtohet që në mënyrë direkte dhe indirekte të përfshihen rreth 400.000 qytetarë të Kosovës të cilët do të mund të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet


kulturore.  

  • Keep Learning ©Qendra Multimedia
  • Keep Rocking ©Qendra Multimedia
  • Keep Dancing ©Qendra Multimedia






Objektivat e projektit

 
Projekti Kultura për ndryshim ka një qasje integruese dhe gjithëpërfshirëse. Fokusi qëndron në decentralizimin e aktiviteteve kulturore. Me këtë do të arrihet që OJQ-të në nivel kombëtar gjithnjë e më shumë të aplikojnë me projekte dhe iniciativa kulturore, që të promovohen në gjithë vendin e jo vetëm në Prishtinë. Në këtë mënyrë mendohet të forcohet dhe zgjerohet oferta kulturore kosovare. Në këtë kuptim, janë mbështetur aktivitetet e bibliotekave publike në Gjilan, Prizren, Gjakovë, Kaçanik dhe në Han të Elezit. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është promovimi i grupeve të margjinalizuara. Në këtë kontekst, projekti Kulturë për ndryshim, në maj të vitit 2019 ka organizuar lexim publik dhe koncert privat në shtëpinë e të moshuarve pa përkujdesje së bashku me artistët si Çun Lajçi, Melihate Qena dhe Plator Gashi. Gjatë thirrjeve për projekte kishte një numër të madh të aplikimeve nga pakicat nacionale, të cilët u mbështetën në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit. Ky projekt gjithashtu i kushtoi vëmendje të veçantë përfaqësimit të barabartë të gjinive dhe mbështet projekte, objektiv i të cilave ishte ndërtimi i kapaciteteve të artistëve të rinj vendas. Në vitin e dytë, ky projekt ka shfrytëzuar dy organizimet e mëdha të festivalit Polip dhe Theatre Showcase të organizuara nga Qendra Multimeda, për të promovuar bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar, në atë mënyrë që në kuadër të këtij projekti, pjesëmarrësit të mund të takohen, shkëmbejnë dhe të bashkëpunojnë me organizata, artistë, regjisorë të teatrit dhe të filmit nga vendi, regjioni e më gjerë.         
 

Të dhëna dhe fakte

Në vitin 2019

Nga 46 projekte të mbështetura, 34 iniciativa kulturore kanë rezultuar me:
  • 106.935 pjesëmarrës në evenimente të ndryshme
  • 229 punëtori, seminare, kurse të muzikës, debate dhe trajnime
  • 3.567 pjesëmarrës në trajnime për ndërtimin e kapaciteteve
  • Integrimi i 719 vullnetarëve, prej tyre 150 në festivalin Dokufest
  • 25.000 vizitorë të festivalit Pri Film
  • Mbështetje nga 1.008 artistë vendas, respektivisht 1098 artistë ndërkombëtarë
  • 7 përfaqësues të OJQ-ve vendore kanë marrë pjesë në punëtorinë për ngritjen e kapaciteteve organizative për ngritjen e fondeve
  • Punëtori artistike me gratë viktima të dhunës nga lufta
  • 1 Projekt për prezantimin e veshjeve dhe valleve tradicionale të grupeve të ndryshme të popullatës që jetojnë në Kosovë
  • 1 hulumtim mbi situatën e sektorit të kulturës në Kosovë
  • Nxënësit e katër fshatrave të komunave Ferizaj, Suharekë, Vushtrri und Fushë Kosovë mësojnë teknikat themelore të animacioneve si dhe krijojnë animacione
  • Në kuadër të Ditës botërore të librit më 23 prill, nxënës të 2 shkollave fillore në Kaçanik dhe Han të Elezit kanë marrë pjesë në aktivitetet promovuese letrare
  • Zhvillimi i një filmi dokumentar për të arriturat e projektit.