Nata e filmit: Turneu i forcës

Nata e filmit: Turneu i forcës © Goethe-Institut

Enj, 11.04.2019

20:00

Kinoteka e Maqedonisë

Regjia: Christian Zübert, me ngjyra, 95 min., 2013/14
 
Së pari, miqtë nuk e kanë idenë pse Hanes ka zgjedhur pikërisht Belgjikën si destinacion të turneut të tyre vjetor me biçikleta. Kur ata rrugës mësojnë të vërtetën, reagojnë të tronditur: Hanes vuan nga sëmundja nervore e pashërueshme ALS; ai dëshiron të parandalojë shkatërrimin e dhimbshëm të trupit të tij. Qëllimi i udhëtimit është një lehtësues i vdekjes në Ostende. Pas goditjes së parë, grupi mblidhet për të festuar edhe njëherë jetën me mikun e tyre të sëmurë për vdekje dhe gruan e tij - deri në fundin e pashmangshëm. I mbështetur nga aktorë madhështorë, regjisori arriti të realizojë një film tragjikomik në vend një melodrame.
 

Prapa